Dr.
Dennis Swift <drdino1@hotmail.com>
është një kërkues aktiv i shkencës së krijimit. Ai udhëton në vende të largëta çdo vit,
punon me institucionet lokale dhe me kujdes regjistron ekzistencën e objekteve
interesante. Më poshtë janë disa foto objektesh të tilla.
Në 200 vitet e fundit evolucionistët kanë luftuar kundër faktit se njerëzit mund të mos kenë parë kurrë dinosaurë të gjallë dhe e kanë shpikur besimin e tyre në miliona dhe miliona vitet e supozuara të historisë së Tokës. Besimi në milionat e viteve kundërshton drejtpërdrejt dhe përshtatshmërisht pretendimin e Biblës që njerëzimi dhe gjithë jeta, në fakt, kanë ekzistuar që prej vetëm 6.000 vjetësh.
Dinosaurët përmenden në Bibël dhe në letërsinë e lashtë të shumë popujve. Ata quheshin dragonj. (Fjala "dinosaur" u shpik në vitet 1840, që do të thotë pasi shumica ose të gjithë llojet e dinosaurëve u zhdukën.) Ekzistojnë "legjenda" dragonjsh në Kinë, Tailandë, Vietnam, Gjermani, Rusi, Romën e lashtë, midis anglo-sanksonëve, në disa rajone të Afrikës, si dhe të shpërndara në Amerikën e Veriut dhe të Jugut. Përpara se njerëzit (dhe ndoshta ndryshimet klimatike) t’i vrisnin ata gjatë këtyre mijëra viteve, ekzistonin prova – nga e gjithë bota! – që njerëzit kanë parë dinosaurë (dragonj) të gjallë në natyrë.
Këto imazhe tregojnë pjesë të një historie. Shqyrtojini vetë këtu. Vetëm sepse ekzistenca e tyre kundërshton besimet evolucioniste nuk do të thotë se ato duhet të jenë mashtrime në natyrë. Këto objekte (shumë prej tyre të gjetura në vitet 1940 – 1950) janë dëshmi e heshtur. Vini re se dinosaurët nuk ecin si me bisht ndër shalë. Evolucionistët e ngathët kanë mësuar më në fund atë që njeriu i lashtë e dinte prej kohësh – nga vëzhgimet e drejtpërdrejta.
Teksti më lart nga Paul Abramson
Redaktor i: www.creationism.org
Imazhet janë © 2003 nga Dennis Swift. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Mos i përdorni ose ri-postoni pa lejen e tij me shkrim.
Kontakto Dr. Swift për më tepër informacion.