SHQYRTIMI I SERIVE TË ZANAFILLËS
©2002  nga Gerard Wakefield    http://www.creationism.org/wakefield/
http://www.creationism.org/albanian/piltdownbird_sq.htm


" 'Pula Piltdown' — Një tjetër Mashtrim i evolucionit"

Në 1999, National Geographic publikoi një foto të një krijese që "provonte" se zogjtë evoluan nga dinosaurët. Kjo krijesë, që quhej Archaeoraptor, u zbulua në Kinë dhe u shpall fuqishëm si "një hallkë e vërtetë bashkuese që mungonte në zinxhirin e plotë që i lidhte dinosaurët me zogjtë" (Sloan 100). Fotografia shfaqte një krijesë "me krahë si një zog primitiv dhe bisht dinosauri" (Ibid.), shoqëruar me fjali si, "Është një hallkë lidhëse midis dinosaurëve tokësorë dhe zogjve që mund të fluturojnë" (Ibid.), dhe "Fosili është ndoshta prova më e mirë që nga Archaeopteryx që zogjtë në fakt evoluojnë nga lloje të veçanta dinosaurësh mishngrënës [dromaeosaur]" (Ibid. 101).

Piltdown Man Hoax, 1912
Piltdown Man in 1912
Archaeopteryx Fossil
Related Fossil: Archaeopteryx

Në letrat drejtuar botuesit në botimin e muajit mars 2000, gjithsesi, paleontologu Xu Xing (Akademia Kineze e Shkencave) shkruajti se "Archaeoraptor duket se është i përbërë nga bishti i një dromaeosauri dhe trupi i një zogu." Kur reporteri investigues Lewis Simons gjurmoi nëpër këtë rreng,

zbuloi një përrallë sekretesh të gabuara dhe konfidencash të pasakta konfliktesh egoje të shfrenuar, të vetë-zmadhuar, të menduarish sipas dëshirave, supozimesh naive, gabimesh njerëzore, kokëfortësie, shpifjesh, gënjeshtrash, korrupsioni, dhe mbi të gjitha, të një komunikimi për faqe të zezë (Simons 128).


Një fermer kinez kishte ngjitur dy fosile të veçanta bashkë dhe ia kishte shitur "atë" një tregtari fosilesh, i cili "e pranoi se shpesh ai shiste ‘pjesë të përbëra’" (Ibid. 129). Ky fosil përfundoi te Stephen Czerkas, një entuziast për dinosaurët, pa kualifikime shkencore, i cili kontaktoi me paleontologun Philip Currie. Simons shkruajti, "Currie ishte kaq i shpërqëndruar nga gjërat e tjera rreth e qark në botë saqë i bëri vetëm një rrëfim të shkurtër për projektin Archaeoraptor" (Ibid. 130).

Currie kishte rezerva për fosilin, por neglizhoi të informonte Christopher Sloan, i cili shkruajti artikullin e vitit 1999. Simons e quajti këtë "një gabim tepër shkatërrues përgjegjshmërie" nga ana e Currie (Ibid.). Fosili u ekzaminua nga Prof. Timothy Rowe i Universitetit të Teksasit, i cili deklaroi, "[K]ishte një mundësi që ky të ishte mashtrim" (Ibid.). Currie dërgoi një koleg, teknikun e fosileve Kevin Aulenback, për të hetuar; Aulenback doli në përfundimin se fosili ishte "një mostër e përbërë" (Ibid. 131).

Ndërkohë, Czerkas dhe Currie i dërguan një letër për fosilin gazetave Nature dhe Science. Simons e përshkruarn kështu draftin origjinal:
 

Në faqen e pestë të letrës deklarohej se bishti i ngjashëm me atë të një dromaeosauri në një krijesë të ngjashme me një zog sugjeronte për një element të panjohur më parë për evolucionin e zogjve nga dinosaurët tokësorë. Shkurt, ky ishte ai çfarë Czerkas do t’i shpallte National Geographic "një hallkë munguese" (Ibid.).


Të dyja gazetat e refuzuan artikullin (Ibid.131-132). Megjithatë, National Geographic vazhdoi dhe botoi versionin e vet. Simons e quajti këtë valë tjetër mediatike një "shfaqje qensh e kuajsh për reporterët". (Ibid. 132).

Currie tha se ky ishte "gabimi më i madh i jetës time." ...
... ata panë atë çfarë donin të shihnin.

Pak pas kësaj Xu informoi Sloan, "Unë jam 100% i sigurtë...se Archaeoraptor është një mostër fallso" (Ibid.). Kur mashtrimi doli në dritë, Czerkas pranoi se kishte bërë "një gabim kryekëput idiot." Currie tha se ishte "gabimi më i madh i jetës time." Sloan deklaroi, "E ngatërrova me një përbindësh" (Ibid.). Kryeredaktori William Allen i National Geographic pyeti, "Si u futëm në këtë lëmsh?" (Ibid. 128). Simons ofron një përgjigje: "Për disa paleontologë të mirënjohur që e panë ... skeleti i vogël ishte një çelës i pritur prej shumë kohësh për misterin e evolucionit" (Ibid.). Kjo do të thotë se, ata panë atë çfarë donin të shihnin.

Kritika ka qënë e ashpër. Në një artikull mbi njëzetë gafat më të mëdha shkencore në njëzetë vitet e fundit, revista Discover e futi në listë termin "Pula Piltdown" për mashtrim. Emërtimi vjen nga Njeriu Piltdown, një përbërje artificiale e një kafke njerëzore dhe të një nofulle majmuni "të zbuluara" në 1912 (Newman 80). Siç e pranuan paleontologët e herëshëm Njeriun Piltdown, për shkak se mezi po prisnin për prova për evolucionin njerëzor, në të njëjtën mënyrë e pranuan edhe shkencëtarët bashkëkohorë Archaeoraptor sepse nuk po arrinin dot të provonin se zogjtë evoluan nga dinosaurët.
 
    Referenca:

Newman, Judith. (2000). "Twenty of the Greatest Blunders in Science in the Last Twenty Years." Discover 21, no. 10.

Simons, Lewis (2000). "Archaeoraptor Fossil Trail." National Geographic 198, no. 4.

Sloan, Christopher (1999). "Feathers for T. Rex?" National Geographic 196, no. 5.


" 'Pula Piltdown' — Një tjetër Mashtrim i evolucionit"
<http://www.creationism.org/albanian/piltdownbird_sq.htm>



Faqja kryesore:  Shqip
www.creationism.org