Përmbytja e madhe |
|
Kulla e Babelit |
Kur Noeu kreu sakrificën e Zanafillës 8:20-9:17, menjëherë pas Përmbytjes së madhe, e tërë familja e tij – parardhësit e të gjithë njerëzimit të pas-përmbytjes – u bekua nga Zoti. Njerëzimi më pas u vendos në Shinar, (që më vonë u quajt Mesopotamia e hershme; Sumeria) ku ndërtuan Kullën e Babelit. Tradita hebreje tregon se Perëndia e nxiti njerëzimin të shpërndahej dhe të kolonizonte tokën, por ata nuk e bënë këtë; prandaj Perëndia i ngatërroi gjuhët e tyre dhe i detyroi ata të shpërndaheshin.1 Pasardhësit e parë të Noeut lundruan dhe ecën – migruan në distanca të gjata në pak vite.
Në këtë mënyrë, Egjipti, Kina, Amerika Qëndrore dhe rajone të tjera u vendosën me teknologjinë e tyre, gjuhët e lashta të ndërlikuara dhe traditat dhe kulturat e ndryshme. Dhe me kalimin e kohës ... besimet e tyre monoteiste filluan të vaniten në mendjet e tyre.
Brezat pasardhës të njerëzimit u rritën në mënyrë indiferente ndaj Krijuesit të tyre, si na e përshkruan (Dhjata e Re) Romakët 1:21-24:
Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë, dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve. Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre.
Krijuesi zgjodhi një familje të vetme për të ruajtur adhurimin e Tij, por megjithatë edhe kjo familje, që më pas u bë një komb, kishte profetë të monoteizmit origjinal: Kur Abrahami ishte në Kanaan takoi Melkisedekun, priftin e Shumë të Lartit Perëndi (Zanafilla 14:18-20). Libri i Numrave në Dhjatën e Vjetër, kapitulli 22 deri 24, përshkruan si profetit Balaam, nga Siria ose Iraku,2 iu kërkua të mallkonte pasardhësit e Abrahamit përpara pushtimit të Kanaanit nga ana e tyre. Një studim i shumë traditave botërore jehonizon idenë e mësipërme të Shkrimit se në fillim gjithë njerëzimi e ndiqte Zotin, por më pas e braktisi.3
|
Ka shumë prova të humbjes së monoteizmit origjinal në botë dhe rënies në paganizëm. Qytetërimet e hershme kryesore të shkolluara të Sumerisë, Egjiptit, Indisë, Kinës dhe Meksikës tregojnë të dhëna që më parë kanë qënë monoteiste. Disa njerëz primitivë të Afrikës, Amerikës së Veriut dhe Japonisë mbështetën idenë e një Perëndie të Vetëm Krijues, megjithatë me qëllimet e tyre praktike ata e zëvendësuan më vonë adhurimin e Tij me atë të shpirtrave. Ky udhëtim nga monoteizmi në adhurimin e shpirtrave, si në rastin e Sumerisë, Egjiptit, Indisë dhe Meksikës, solli adhurimin e shumë perëndive.
MONOTEIZMI NË SUMERI, EGJIPT DHE INDI
Prej shumë kohësh tashmë janë të njohura provat për një monoteizëm origjinal në Sumeri, Egjipt dhe Indi. Arkeologët kanë zbuluar se sa më tepër të hysh në historinë sumeriane, më i qartë shfaqet perëndia qiell An: kështu, shumë besojnë se ai ishte perëndia i vetëm i Sumerisë. Prova për adhurimin e "Perëndisë së Vetëm" në Egjipt janë më të bollshme dhe në të njëjtën kohë më të ngatërruara. Himne si ky më poshtë ka me shumicë në letërsinë egjiptiane:
Një, krijuesi i të gjitha gjërave, Shpirti, Shpirti i fshehur, krijuesi i Shpirtrave. Ai ekzistonte në fillim, kur asgjë nuk kishte. Çfarë u krijua, u krijua nga Ai, pasi erdhi në ekzistencë. ...Asnjë njeri nuk e di si ta gjejë Atë; Emri i Tij është një mister dhe është i fshehur. Emrat e Tij janë të panumërt. Ai është e vërteta, Ai jeton në të vërtetën, Ai është mbreti i të vërtetës. Ai është jeta, përmës Tij njeriu jeton; Ai i jep jetë njeriut, Ai fryu jetë në vrimat e hundës së tij . . Ai vetë është ekzistenca; Ai nuk rritet dhe as nuk zvogëlohet. Ai krijoi universin, botën, atë që ishte, që është dhe që do të jetë. ... Ai e dëgjon atë që e kërkon, Ai i shpërblen shërbëtorët e tij, i njeh ata që e pranojnë Atë, i mbron ndjekësit e Tij.4
Trashëgimia monoteiste në Indi zbulohet qartë në shkrimin e saj të hershëm, Rig Veda:
Në fillim, lindi Zoti, Zoti i vetëm i gjithçkaje që krijoi tokën dhe formoi qiellin, i cili jep jetë, forcë, dhe zotët e tjerë zbulojnë PERËNDINË E VETËM.6
MONOTEIZMI KINEZ
Kinezët në fillim adhuronin një perëndi, emri i të cilit, Shang Ti (上帝; Shangdi), përkthehet në anglisht si "Zoti Suprem" ose "Zoti i Madh."7 Gjithçka ishte krijuar nga Ai, çdo ndëshkim apo shpërblim lidhej me të.6 Një shqyrtim i traditave të atyre ditëve gjatë adhurimit të Tij zbulon një përzierje të adhurimit frymëror dhe njohjes së Perëndisë që ka ngjashmëri me gjetjet në mbretëritë biblike të Judesë dhe Izraelit. Historia e një njeriu, perandori Ch'eng Tang (rreth vitit 1760 para Krishtit), qëndron si ngjashmëri me historitë biblike.8 Ch'eng Tang jetoi gjatë ditëve të mbrapshta të perandorit të fundit Hsia.
Ai shqetësohej shumë nga veprat e këqija që bënte, por nuk përpiqej t’i rregullonte gjërat pa urdhërin e menjëhershëm nga Qielli. Më pas, një zë i foli atij në ëndërr: "Sulmo. Unë do të të jap ty të gjithë fuqinë që të nevojitet; sepse unë kam marrë për ty mandatin nga qielli."9 Ch'eng Tang më pas shkatërroi dinastinë Hsia dhe e vendosi veten perandor.Megjithatë, ndërgjegja e tij nuk ishte plotësisht në paqe dhe për disa vjet Tang pyeste veten nëse kishte vepruar drejtë. Më vonë, një thatësirë e madhe pushtoi vendin dhe Ch'eng Tang u vesh sikur do të sakrifikohej dhe i thirri Perëndisë, "Mos e shkatërro popullin tim për shkak të mëkateve të mia!"10 Thuhet se shiu filloi të bjerë pikërisht në atë moment. Ch'eng Tang mund ta ketë ndjekur Perëndinë, të paktën me aq sa e kuptontë ai Perëndinë, por ky shembull është i vetëm në kronikat e lashta kineze. Brezat e ardhshëm i dhanë një vëmendjë në rritje ligjeve themelore të Perëndisë, por në të njëjtën kohë harruan personalitetin e Tij.
|
MONOTEIZMI NË MEKSIKËN E HERSHME
Popujt e hershëm të Meksikës mund të kenë patur një Perëndi të vetëm Krijues. (“Ekspertë” të ndryshëm debatojnë nëse Ai dhe gruaja e Tij ishin qënie të veçanta apo aspekte të ndryshme të të njëjtës qënie). Një legjendë tregon se si Ai krijoi një kopësht ose qytet – me verë të përhershme dhe ujra që rridhnin. Perëndia vendosi një pemë të bukur në mës të kopshtit dhe urdhëroi perënditë e vegjël të mos ta preknin atë. Këta hyjni të vegjël nuk iu bindën dhe filluan të shqyenin degët e saj me dëshirën për ta shkatërruar. Si rrjedhojë, Perëndia i hodhi këta “hyjni” Jashtë kopshtit dhe u dha detyra të ndryshme për të kryer. Çifti i parë njerëzor që jetoi gjithashtu në kopësht, u përzunë jashtë bashkë me “hyjnitë” e vegjël." 12
PERËNDIA KRIJUES DHE SHUMË FRYMËRA
Tranzicioni nga një shoqëri monoteiste në një shoqëri që adhuron frymërat ilustrohet nga shumë popuj primitivë që ekzistojnë edhe sot. Njerëzit lëkurëbardhë Ainu të Japonisë, për shembull, besojnë në një Perëndi të vetëm Krijues, por mendojnë se Ai është tepër larg për t’u interesuar për njerëzit: kështu që njerëzit Ainu merren me frymërat.13 Shumë fise indiane në Amerikën Veriore besojnë se Krijuesi vendosi frymëra si ndërmjetës midis njeriut dhe Perëndisë.14
Fiset Algonquin të Kanadasë lindore shkuan edhe më tutje duke deklaruar se Perëndia Vetë, u tha Indianëve të kërkojnë frymërat.
Ky largim nga Perëndia ndoshta përshkruhet më mirë nga vendas afrikano perëndimor, i cili e përshkruan Perëndinë Krijues të kulturës së tij:
Krishërimi biblik na mëson se Jezus Krishti është më i fuqishëm se frymërat e këqinj. Vetëm Ai është forca jonë në vështirësi. Ne duhet të kthehemi te Ai, të kërkojmë falje për mëkatet tona, ta pranojmë vdekjen e Tij në kryq për ne dhe të besojmë se Ai e mposhti vdekjen (Ungjilli – 1 Korintasve 15:1-4). Perëndia Krijues na do të bëhemi përsëri të Tij! Në këtë mënyrë – Krishtërimi NUK është një fe e huaj – është përmbushja, rivendosja! – na çon përsëri në adhurimin e Perëndisë së Vetëm të Vërtetë, KRIJUESIT TË TË GJITHË NJERËZVE DHE KOMBEVE.
RRITJA E PANTEIZMIT
Nga adhurimi i shumë frymërave është vetëm një hap që na ndan nga adhurimi i shumë perëndive. Kanaanitët duket se ishin në mes të këtij procesi me adhurimin e perëndisë së tyre supreme El, bashkë edhe me hyjni të shumta më të vegjël. Egjipti, Sumeria dhe India u bënë vende të shumë perëndive. Perënditë e Meksikës duket se janë të panumërt – dhe gjenden në forma të panumërta – sikurse në shumë kultura të ndryshme. Kinezët ruajtën idenë e një hyjnie të vetme, por jeta e tyre e vërtetë frymërore ishte në praktikën e frymërave dhe okultit.
PËRFUNDIM
Të gjithë popujt e tokës e njihnin njëherë e një kohë Perëndinë e Vetëm të Vërtetë, por më vonë nuk e adhuruan Atë në zemrat e tyre dhe nuk kërkuan më t’i binden Atij. Gjithçka mbetet nga besimet e tyre origjinale janë legjendat e hershme. Adhurimi i vërtetë i Perëndisë kaloi në kohërat moderne përmes pasardhësve të Abrahamit. Edhe kur Perëndia e ruajti adhurimin e Tij në një familje të vetme dhe më pas në një komb (hebrenjtë; Izraeli i hershëm), Ai nuk i harroi popujt e tjerë në botë. Sikurse i tha Zoti Abrahamit, "Dhe tërë kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu, sepse ti iu binde zërit tim" (Zanafilla 22:18). Dy mijë vjet më vonë, Perëndia Vetë (Jezus Krishti) eci në tokë në trajtën e një njeriu. Në një nga urdhërimet e Tij të fundit për dishepujt, Ai shqetësohet për pasardhësit e atyre që u larguan prej Tij shumë breza më përpara, "Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese." (Marku 16:15).
SHËNIME NË FUND TË FAQES
1 Josephus,
Antiquities of the Jews I. iv. 1.
2 The Companion Bible (KJV), (London: Samuel Bagster & Sons 1970) on p. 212 are the whereabouts of Balaam's hometown Pethor.
3 Rev. Wilhelm Schmitt, Primitive Revelation (St. Louis, Missouri, & London, England: Herder Book Co., 1939) pp. 236-237.
4 E.A. Wallis Budge, Osiris (New Hyde Park, N.Y: University Books, 1961) p. 357.
5 Dr. Brugsch & Maspero as cited by Budge, p.140.
6 Rig Veda excerpt from Selwyn Gurney Champion & Dorothy Short, Readings from World Religions (Greenwich, Conn., Fawcett Publ., 1951) pp. 26-27.
7 E. Allie and M. Frazer, Chinese and Japanese Religion (Philadelphia, Westminster Press, 1969) p. 268.
8 Wing Tsit Chan, A Source Book in Chinese Philosophy (Princeton University Press, 1970) p. 16.
9 Joseph Campbell, The Masks of God: Oriental Mythology (Viking/Compass, N.Y., 1974) p. 396.
10 Li Ung Beng, Outlines of Chinese History (Peking, 1914) p. 15.
11 Wing Tsit Chan, p. 16.
12 Irene Nicholson, Mexican and Central American Mythology (London, N.Y., Sydney, Toronto: Hamlynn Publications, 1967) pp. 20, 21 & Burr Cartwright Brundage, The Fifth Sun (Austin, Texas & London: University of Texas, 1979) pp. 47, 48.
13 Rev. John Batchelor, The Ainu of Japan (London: The Religious Tract Society) p.252.
14 Schmitt pp. 171-174 & Cottie Burland, North American Indian Anthology (London, N.Y., Sydney, Toronto: Hamlynn Publ., 1965) pp.73, 103-106 & Diamond Jenness, The Faith of a Coast Salish Indian (B.C. Provincial Museum: Anthropology in B.C., Memoir 131 pp. 35, 36.
15 Schmitt pp. 171-174.
16 Nassau, Fetishism in West Africa, pp. 36-37 as cited by Budge p.369.
|
|