Mision i pamundur: Flutura Monarke
by Ron Lyttle     http://www.creationism.org/albanian/monarch_sq.htm
Flutura Monarke, emri shkencor i së cilës është Danaus plexippus, është një flutur e madhe me ngjyrë portokalli dhe të zezë, e përhapur kryesisht në Amerikën e Veriut. Është e famshme për migrimin e saj të përvitshëm drejt dhe që nga vendet e ftohta të Meksikës dhe Kalifornisë. Shiko National Geographic, vol. 150, no. 2, gusht 1976.

Monarkja e fillon jetën e saj si një vezë, e lëshuar nga një femër e rritur, në një gjethe të zakonshme të lules qumështore, Asclepias syriaca. Përmasat e saj janë pak a shumë sa një kokë gjilpëre. Kur veza çel pas 3 deri 12 ditësh, larva, ose caterpillar, si krimb i vogël, i verdhë ose i bardhë, me shirita të zinj, ka tetë palë këmbë të vogla për t’u zvarritur dhe pjesë goje të projektuara për të përtypur gjethet, gjë që e bën me shumë neps. Por vetëm gjethet e lules qumështore; të asnjë bime tjetër. Bima qumështore ka një lëng të bardhë të ngjitshëm, që është shumë toksik për kafshët e tjera, por nuk ndikon aspak te vemja, përveçse ta bëjë trupin e saj shumë toksik për grabitqarët e tjerë si zogjtë, që mund të duan ta hanë vemjen për mëngjes. Dhe zogjtë, duke qënë zogj me tru, nuk e ngacmojnë.

Ndërkohe që vemja ha dhe ha, ajo rritet. Shpejt ajo bëhet shumë e madhe për lëkurën e saj, prandaj lëkura çahet dhe vemja del jashtë me një lëkurë të re, me përmasa më të mëdha dhe me më shumë hapësirë për t’u rritur. Ja çfarë bën vemja për rreth 2 javë: ha gjethe, rritet, zhvesh lëkurën e saj, ha më shumë gjethe, rritet më shumë, zhvesh lëkurën e saj. Këtë e bën 5 herë.

Së fundi pushon së ngrëni, gjen një vend të mbrojtur, varet me kokë poshtë, vishet me një mburojë mëndafshi dhe e zhvesh lëkurën e saj dhe një herë akoma. Por këtë herë, ajo çfarë del nga lëkura e vjetër nuk është një vemje më e madhe, por një dëng i madh i ngjeshur, pa këmbë dhe sy dhe pa pjesë trupore të dukshme, e quajtur pupa, e mbështjellë në një chrysalis. Nuk është shumë ngjyrëshe si vemja, por është jeshile e shndritshme me pika të verdha-të arta.

Nga jashtë nuk duken më lëvizje, por brenda ka shumë lëvizje. Zemra akoma rreh, por pjesa tjetër e organeve të brendshme i ngjajnë një lloj xheli jeshil, ndërsa tërë masa formon vetveten në një krijesë tërësisht të ndryshme. Ngjyra jeshile errësohet, bëhet kafe. Për një vëzhgues të painformuar, dëngu i ngjeshur mund të duket i vdekur. Por gradualisht, ngjyra modifikohet ndërsa chrysalis bëhet më e qartë dhe mund të shihen pjesët portokalli dhe të zeza, ngjyrat e fluturës së rritur.

Në fund, pas rreth 2 javësh, chrysalis hapet dhe del një flutur e rritur. Ajo ka 6 këmbë të gjata, një gojë që është një tub proboscis i dredhur, i gjatë, që e përdor për t’u thithur luleve nektarin dhe 2 palë krahë të mbledhura, që zgjerohen shpejt ndërkohë që lëngu nga trupi pompohet në venat e tyre. Ndërsa krahët hapen, flutura i lëviz ato ngadalë me muskujt e rinj të fluturimit, derisa të thahen, në mënyrë që të forcohen dhe të bëhen gati për fluturim.

Shpejt flutura fluturon në qiell dhe mund të gjendet në kopshtin me lule të dikujt, duke thithur nektar me proboscis e saj tashmë të drejtë, ose duke fluturuar lart e poshtë në kërkim të një shoku për të filluar të tërë ciklin sërish.


Detyra juaj si një evolucionist, në qoftë se do ta pranonit, është të shpjegoni SI transformimi i mësipërm MUND të jetë zhvilluar rastësisht, nga një koleksion gabimesh gjenetike, pa QËLLIM apo INTELIGJENCË, e udhëhequr vetëm nga mbijetesa e më të fortit, si disa krijesa primitive pa krahë gradualisht evoluan në një flutur që fluturon.

Cilat faza të procesit të mësipërm, të quajtura metamorfoza të plota mund të fshini, sepse këto aksidente nuk kanë ndodhur akoma? Nëse dhe vetëm një enzimë mungon si ndodh transformimi veze-larvë-pupë-krijesë e rritur? Të gjitha duhet të jenë të pranishme dhe funksionale, në kohën dhe sekuencën e duhur, ose krijesa ngordh. Gjithçka funksionon, ose përkundrazi nuk ndodh.

Por mos më thoni disa arsyetime “epo – ja, kështu”; unë dua shpjegime shkencore të zbatueshme, që një shkencëtar gjenetik të mos qeshte me to si qesharake. Dhe mos e quani këtë “mrekulli të natyrës”, në qoftë se nuk doni të njihni projektimin krijues dhe inteligjent në perëndinë të cilën ju e quani Natyrë. ...Ky artikull NUK është vetë-shkatërrues.
 

"Mision i pamundur: Flutura Monarke"
<http://www.creationism.org/albanian/monarch_sq.htm>



Faqja kryesore:  Shqip
www.creationism.org