Zbuluar trung lisi i ngurtësuar
http://www.creationism.org/albanian/OakStumpUkraine_sq.htm
©2007   nga Yuri Petetsky
Një gjetje interesante u zbulua në zemër të Ukrainës, në rajonin Cherkasy, pranë qytetit Kaniv (100 km në juglindje të Kievit), streha e fundit e poetit të famshëm ukrainas Taras Shevchenko.
Në 1967, gjatë ndërtimit të një grope themeli për hidrocentralin Kanivska, u gjet një trung lisi në rërë aluvionale në thellësi prej 22 m.

Kjo zonë është shumë e rrafshët, si shumica e territorit ukrainas, me përjashtim të gadishullit të Krimesë dhe Karpateve në perëndim. Kështu që, nuk ka shumë aktivitet vullkanik dhe temperatura në këtë thellësi është e ulët.

Pamje nga bregu i djathtë i rrëpirtë, varri i Taras Shevchenko, rrjedha e sipërme e lumit Dnipro, liqeni dhe hidrocentrali në sfond.

Shpjegimi më sipër thotë: "Si çdo dru tjetër në kushte të tilla të ngjashme, edhe ky ishte subjekt procesesh karbonizimi natyral, dhe ka fituar ngjyrën e tij të errët. Vlera shkencore e kësaj prove materiale gjendet në vendodhjen e saj në këtë thellësi të konsiderueshme, dhe hedh poshtë besimin se thellësia e aluvionit të lumit dëshmon për epokë të gjatë gjeologjike të vetë aluvionit. Çështja është se ky lis është prerë me një sëpatë, gjë që mund të vërtetohet lehtë nga sipërfaqja e prerjes. Prandaj epoka gjeologjike e trungut përcaktohet nga koha e shfaqjes së sëpatave metalike në zonën tonë, gjë që ndodhi jo më vonë se 3.000 vjet më parë. Kështu që epoka gjeologjike e trungut është teknogjenike."

Si përfundim nuk u deshën miliona vjet që ky trung të varrosej në thellësinë 22 m dhe të fillonte karbonizimi.
 

"Zbuluar trung lisi i ngurtësuar"
<http://www.creationism.org/albanian/OakStumpUkraine_sq.htm>



Faqja kryesore:  Shqip
www.creationism.org