Seminar 1a - Dr. Kent Hovind - www.drdino.com - Shqip (Albanian) Keni menduar ndonjëherë për jetën? Dua të them vërtet, cili është qëllimi i jetës? Pse jemi këtu? Nga erdhëm ne? Për këtë arsye, ku do të shkojmë kur kjo jetë të mbarojë? Ky seminar flet për moshën e tokës. Dr. Hovind jep fakte të forta për të treguar se kjo Tokë nuk është miliarda vjeçare. Në fakt, të dhënat të çojnë saktësisht në një krijim 6 ditor. Tamam si përshkruhet te Zanafilla kapitulli 1. Përshëndetje, unë quhem Erik dhe shpresoj se ky seminar jashtëzakonisht i bukur do t’ju pëlqejë. Prezantohet nga Dr. Hovind. Seminari quhet “Mosha e Tokës.” Seminar 1a - Dr. Kent Hovind - www.drdino.com - Shqip “Mosha e Tokës” - Seminar #1a - Dr. Kent E. Hovind Është një nder të jem këtu sonte në Tennessee. Unë quhem Kent Hovind. Unë kam dhënë biologji në shkollë të mesme për 15 vjet dhe tani prej 16 vjetësh, si një ungjilltar, kam mbajtur seminare mbi Krijimin, Evolucionin dhe dinosaurët. Dhe u them njerëzve hapur se unë besoj Bibla është Fjala e pagabueshme, e frymëzuar dhe e saktë e Perëndisë së Gjallë. Besoj madje se në kapakun e Biblës time shkruhet: Kent Hovind. Dhe për ata që nuk e dinë, Bibla është: Manuali juaj themelor përpara se të lini këtë tokë. Ti duhet ta lexosh patjetër këtë libër, sepse do të largohesh për një kohë tmerrësisht të gjatë. Kur do të largohesh, nuk do të kthehesh më, prandaj sigurohu që po shkon në vendin e duhur. Tani, një nga punët e mia si një i krishterë është: “Të jem gati gjithmonë për t’i dhënë një përgjigje çdo njeriu që kërkon një arsye për shpresën që është në ju.” Unë mendoj se në qindra vitet e fundit të krishterët nuk kanë bërë një punë të mirë për t’iu përgjigjur pyetjes mbi teorinë e evolucionit. Dhe ne e kemi toleruar këtë filozofi të evolucionit, e cila aktualisht është bërë një fe. Ne e kemi lejuar këtë fe të marrë pushtetin në sistemet tona shkollore dhe ligjore. Tërë procesi i të menduarit tonë tani është i bazuar në një filozofi, e cila nuk ka asnjë evidencë shkencore. As edhe një! Ne kemi ofruar 250,000$ për gjithsecilin që ka një evidencë të vërtetë, të ndershme, shkencore për evolucionin. Kjo ofertë ka 12 vjet tashmë. Askush nuk ka arritur ta marrë! Nuk ka asnjë evidencë të vërtetë shkencore për evolucionin. Njerëzit besojnë në të, e di, por kjo nuk e bën atë shkencë. Tani, janë tri gjëra që unë dua t’i arrij përmes këtij seminari. Së pari, dua të forcoj besimin tuaj në Fjalën e Perëndisë. Së dyti, në rast se nuk jeni i shpëtuar, unë dua që ju të shpëtoheni sipas Krishtërimit Biblik. Po jua them hapur, unë nuk mund t’ju lë të bëni si të doni. Nuk po ju detyroj – por nuk mund t’ju lë! Dakord? Së treti, në qoftë se je i shpëtuar dhe nuk po bën shumë për Zotin, ... ... atëherë unë do të përpiqem të bëj të mos ndiheni rehat. Dakord? Tani e dini se ku po shkojmë. Dakord, kjo nuk është gruaja ime. Është thjesht një fotografi e saj. Verën e kaluar ishte përvjetori ynë i 31-të i martesës dhe u ulëm të bënim llogari sa para kemi shpenzuar qëkur jemi martuar. Ne i kemi shpenzuar të tëra. Ne jetojmë në Pensacola, Florida, ose të themi ndryshe, në atë që ka mbetur prej saj. Uragani Ivan gati e zhduku fare nga harta. Por ne po ia kalojmë mirë, duke e rindërtuar atë tani. Unë kam tri fëmijë, të gjithë të rritur tashmë. Ata janë të gjithë të martuar dhe qeni ka ngordhur, prandaj ia kam dalë mbanë, lavdi Zotit. Tani jam i lirë në shtëpi; është e mrekullueshme. Tashmë e gjithë familja jonë është duke i shërbyer Zotit dhe kam katër nipër dhe mbesa deri tani. Dhe meqë ra fjala, ata janë shpërblimi i Perëndisë kur nuk aborton fëmijën tënd, në qoftë se të ka shkuar mendja ndonjëherë. Sa prej jush e kanë kuptuar këtë gjë? Të gjithë ata jetojnë rreth meje dhe angazhohen në shërbesë; ata të gjithë duan t’i shërbejnë Perëndisë me jetët e tyre. Vërtet që ia vlen barra qiranë. Ne kemi rreth 40 njerëz në shërbesën tonë dhe duam të bëjmë diçka që do ndihmojë të forcojë besimin tuaj në Fjalën e Perëndisë. Ne duam të ndryshojmë këndvështrimin e njerëzve për këtë botë. Ka dy mënyra për të parë këtë botë. Ajo quhet këndvështrimi juaj mbi botën. Disa njerëz e shikojnë këtë botë në një mënyrë dhe disa të tjerë në një mënyrë tjetër. Por mënyra si ti e shikon botën përcakton përgjigjen tënde për katër pyetjet e mëdha të jetës. Ekzistojnë katër pyetje thelbësore, që çdo fe në planetin Tokë përpiqet t’u përgjigjet. Kush jam unë? Nga erdha unë? Pse jam këtu? Ku do të shkoj kur të vdes? Mënyra si ti u përgjigjesh këtyre pyetjeve përcaktohet plotësisht nga këndvështrimi yt mbi botën. Disa njerëz e shohin botën dhe thonë, “E shikon, është e mahnitshme që Big Bengu (shpërthimi i madh) e bëri këtë nga asgjëja.” Ky është këndvështrimi humanist i botës; i bazuar në teorin e evolucionit. Njerëz të tjerë e shikojnë këtë botë dhe thonë, “E shikon, është një projektim i pabesueshëm... duhet të ketë një Projektues!” Ky është këndvështrimi i atyre që besojnë në krijimin; i bazuar në Krijimin. Dhe këto 2 këndvështrime të botës janë në luftë me njëra-tjetrën. Dikush e ka gabim dhe unë kam kënaqësinë t’ua tregojë atyre kush janë. Unë kam bërë shumë debate, mbi 90. 92 debate i kam bërë në universitete; njërin prej tyre këtu në universitetin e Knoxville kundër Dr. Pigliuchi. Kam debatuar dy herë me të dhe do të isha i gëzuar të debatoja sërish me të. Besoj se ai nuk ka dëshirë, por unë do të isha i nderuar. Njerëzit me të cilët debatoj janë shumë më të zgjuar se unë, por unë i vë poshtë ata, sepse kam të drejtë dhe ata kanë gabim. Është kaq e thjeshtë. Por në qoftë se teoria e evolucionit është e vërtetë si do t’u përgjigjeshe ti katër pyetjeve të mëdha të jetës? Kush jam unë dhe sa vlej unë? Mirë, në qoftë se evolucioni është i vërtetë, ti je krejt i parëndësishëm. Ti je thjesht një copë protoplazme që doli nga deti; ti nuk vlen asgjë. Në fakt ti je pjesë e problemit. E di, duke qenë se ti je një nga ndotësit e mjedisit, sa më shumë të veta të heqim qafe, aq më mirë është. E kupton, kjo është një mënyrë normale e të menduarit në qoftë se evolucioni është i vërtetë. Nga erdha unë? Epo, në qoftë se evolucioni është i vërtetë, ti ke ardhur nga një gromësirë kozmike rreth 20 miliard vjet më parë. Pse jam këtu? Cili është qëllimi i jetës? Epo, në qoftë se evolucioni është i vërtetë, atëherë nuk ka asnjë qëllim për jetën, prandaj kënaqu sa të mundesh. Në qoftë se ndihesh mirë kështu, vazhdo. Ku do të shkoj kur të vdes? Epo, në qoftë se evolucioni është i vërtetë, ti po shkon në varr dhe do të riciklohesh në një krimb, ose bimë. Por shiko, Bibla thotë: “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.” Tani, nëse kjo është e vërtetë, kjo do të thotë se edhe përgjigjet mbi ato pyetje do të ndryshojnë plotësisht. Kjo do të thotë se do të bënim mirë të njihnim kush është Perëndia dhe të zbulojmë çfarë kërkon Ai, apo të bëjmë çfarë thotë Ai. Sepse Ai e krijoi këtë vend, që do të thotë se Ai është pronari dhe Ai i vendos ligjet. Do të bënim mirë të zbulonim çfarë dëshiron Ai. Dhe në qoftë se nuk po u bindesh rregullave të Tij në një nga këto ditë do të gjendesh në telashe. Për këtë do të flasim më tepër më vonë. Djalli nuk e pëlqen idenë që Perëndia krijoi tokën. Djalli erdhi tek Eva në kopshtin e Edenit. Gjëja e parë që i tha gruas ishte, “A ka thënë me të vërtetë Perëndia...?” Ai po përpiqet të ngjallë dyshime mbi Fjalën e Perëndisë. Satani gjithmonë përpiqet të ngrejë dyshime rreth Fjalës së Perëndisë. Kjo është një nga arsyet që kemi gjithë këtë konfuzion mbi versionet e ndryshme të Biblës. Për këtë do flasim më tepër në Seminarin #7. Gjëja e dytë që ai i tha gruas ishte, “Ju s’keni për të vdekur aspak.” Në parim, ai po e quan Perëndinë një gënjeshtar. Gjëja e tretë që ai i tha Evës është ajo për të cilën unë dua t’ju flas sot. Ai i tha Evës, në qoftë se ju do të hani nga ajo pemë, ju do të jeni si Perëndia. Dhe pikërisht këtu ka fillimin e tërë idea e evolucionit. Nuk nisi me Çarls Darvinin, nisi me Satanin në kopshtin e Edenit. Ai do që ju të mendoni se mund të bëheni një perëndi. Po, djem dhe vajza, ne filluam si një amebë dhe po evoluojmë. Ne po bëhemi më të mëdhenj, më të mirë, më të fortë dhe më të zgjuar... ...dhe ndonjë ditë do të lundrojmë rreth universit dhe do të zbulojmë forma të tjera jete si tek “Star trek”. Njerëzit më pyesin gjithë kohës dhe thonë, “Hovind, a mendon se ka jetë inteligjente në planete të tjera?” Unë u them, “Jo, unë kam dhënë mësim në shkollë të mesme për 15 vjet; jetë inteligjente nuk ka as në këtë planet!” E dini çfarë, kisha e Mormonëve e beson këtë. Ata i mësojnë të tjerët që në qoftë se je një mormon i mirë, kur të shkosh në qiell, do të bëhesh perëndi. Nëse je një grua e mirë mormone, kur të shkosh në qiell, do të jesh përjetë shtatzënë dhe do të lindësh bebe frymërore. Gruaja ime nuk do fare të shkojë atje. Ajo thotë, “Vetëm kjo nuk është parajsë zemër.” Por ka shumë libra të mrekullueshëm për t’ua dhënë mormonëve, si dhe një faqe e mirë interneti: www.utlm.org. Nëse do të flasësh me mormonët, duhet ta studiosh këtë faqe interneti. U çudita kur para disa vitesh zbulova që shumica e teologëve të hershëm katolikë mësonin se njeriu mund të bëhet perëndi. Kjo ekziston akoma dhe sot në katekizmin e tyre. Tani, shumë katolikë nuk e besojnë këtë, madje ata as nuk e kuptojnë që disa prej drejtuesve të tyre e kanë mësuar këtë. Por edhe Kenneth Copeland tha, “Adami, në kopshtin e Edenit, ishte perëndi i shfaqur në mish.” Ai tha, “Ti nuk ke një perëndi përbrenda, ti je një perëndi.” Më vjen keq Kenneth, je vërtet i çmendur për këtë, dakord? Kenneth Hagan tha, “Besimtarët quhen Krisht; kjo është ajo çfarë ne jemi, ne jemi Krishti.” Jo, ti je i çmendur. Ky profesion nuk është i mundur dhe ti nuk do të mund ta bëje dot këtë pune edhe po ta kishe. Ti nuk je Perëndia, dakord? As nuk je Krishti. Provo të ecësh mbi ujë ndonjëherë, jam kurioz ta shoh këtë. Luciferi është ai që do të bëhet Perëndi. Luciferi tha, “Unë do të ngjitem në qiell, do ta ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë: ...” “Do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut, ...” “...do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve, do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin.” E shikon, Satani dëshiron të jetë Perëndia. Ky “profesion”, gjithsesi, nuk është i mundur, prandaj ai është shumë i mërzitur për këtë. Duke qënë se nuk mund të ishte Perëndia, ai e gënjeu Evën dhe i tha asaj se mund të ishte si Perëndia. Satani na urren ne, sepse ne jemi krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë. Eva u gënjye, u mashtrua dhe ra. Hitleri tha, “Nëse ti thua një gënjeshtër për një kohë të gjatë, me zë të lartë dhe shpesh, njerëzit do ta besojnë atë.” Ai tha se është më kollaj që njerëzit të besojnë një gënjeshtër të madhe sesa një të vogël. Nëse do që dikush të besojë një gënjeshtër, duhet ta bësh siç ma bënin mua 2 vëllezërit më të mëdhenj. Unë kam dy vëllezër më të mëdhenj; ata gjithmonë kanë qënë më të mëdhenj se mua. Ata ende janë dhe sot e kësaj dite. Unë u rrita në Peoria, Illinois. Meqë ra fjala, e di që jam në Tennessee, por a ka akoma jankis këtu? Ndonjë nga Veriu? Pesë, gjashtë, shtatë, mirë. Dhe sa nga Jugu kemi këtu? Oooh! Mirë, mundohuni të mbani mend kush fitoi. E di që nuk ka mbaruar akoma, apo jo? Unë u rrita në Peorian lindore, Illinois, në veri. Por lëviza në Florida, sapo arrita ta kuptoj se Jugu do të ringrihej përsëri. Por kur isha 6 vjeç, një ditë u futa me vrap brenda për të ngrënë mëngjes. Isha i pari aty për mëngjesin; prandaj mora bananen e fundit që kishte mbetur për ta hedhur në drithra. Pak minuta më vonë, dy vëllezërit e mi më të mëdhenj hynë brenda. Ata më thanë, “Hej, Kent, mos është ajo banania e fundit?” Unë u thashë, “Po, dhe unë e mora.” Sa prej jush ka një vëlla ose motër më të madhe? E keni parasysh besoj atë ndjenjën e mrekullueshme që ke kur më në fund mendon se ia ke hedhur atyre? Epo, atë mëngjes unë ia hodha atyre dhe e kuptova këtë gjë. Ata donin bananen time. Por vëllezërit e mëdhenj nuk u luten vëllezërve të vegjël për ndonjë gjë. Ata, ose do t’i rrahin dhe t’ua marrin gjënë me forcë, ose do t’i gënjejnë dhe t’i mashtrojnë në ndonjë mënyrë. Kështu vëllezërit e mi më thanë, “Hej, Kent, a e di si bëhen bananet?” Unë u thashë, “Jo.” Isha vetëm 6 vjeç dhe është provuar edhe në teste laboratorike se truri nuk fillon të rritet derisa fëmijët janë rreth 18 deri 20 vjeç. Sa prindër mund ta verifikojnë këtë nga rritja e fëmijëve të tyre? Unë u thashë: “Jo, si bëhen bananet?” Dhe ata më thanë, “Në Amerikën e Jugut, njerëzit kanë merimanga që jetojën lart në pemë dhe kur ato ngordhin, këmbët e tyre mblidhen dhe myku fillon të rritet në këmbët e merimangave të ngordhura.” Dhe një banane është në të vërtetë vetëm një këmbë e mykur merimange. Unë u thashë, “Ju po më gënjeni. Ju vetëm doni këtë banane, sepse e dini që është e fundit.” Ata më thanë, “Jo vëlla, nuk po të gënjejmë.” Ndaje bananen në gjysëm dhe shiko brenda; ti mund të shikosh ende njollat e zeza, ku ishin këmbët e saj. Unë nuk futa më banane në gojë për gati 3 vjet pas kësaj. Ata më mashtruan. A të kanë gënjyer dhe ty ndonjëherë më përpara? E kupton, unë nuk do ta kisha besuar gënjeshtrën po të mos kishte qënë prej atyre njollave të zeza. Prandaj, po deshe që dikush të besojë një gënjeshtër, duhet ta përziesh atë me pak të vërtetë. Kjo është një teknikë që njerëzit përdorin prej vitesh për të vrarë minjtë. Ata përziejnë bashkë 2 gjëra që nuk kanë lidhje me njëra - tjetrën. E kupton, helmi i minjve është 99.995% ushqim i mirë. Në këtë mënyrë ti i mashtron ata. Njerëzit kanë bërë të njëjtën gjë prej vitesh për të shitur cigaret Marlboro. Ata i përziejnë ato me kaubojt. Mund të shikosh çdo lloj reklame Marlboro; ka diçka për kauboj atje. Keni menduar ndonjëherë për këtë? Cila është lidhja midis pirjes së duhanit Marlboro dhe një kauboji? Nëse fillon të pish Marlboro, a bëhesh automatikisht një kauboj? Jo. Ti mund të mbash erë si një kalë, por nuk je një kauboj. Dakord? Aktualisht është provuar në teste laboratorike që askush në botë nuk nxjerr tym duhani. Vetëm cigarja nxjerr tym, personi është “thithësi”. Cigaret duhet të quhen: Kancerozë, Shkatërruesit e Frymëmarrjes, Vdekësira, Ligësira, Shuk Gëlbaze dhe Shpenzues Parash. Njerëzit bëjnë të njëjtën gjë me birrën. Ata përpiqen ta shoqërojnë atë me sporte. Ç’lidhje ka birra me sportet? Ata marrin ndonjë futbollist të madh që mban kanaçen e tij Bud Matufi, ose Bud Budallai. Ata e quajnë atë “Budweiser” (shok i zgjuar), por kjo nuk i bën më të zgjuar gjithsesi, ta keni të sigurtë këtë. Reklamuesi ka ndonjë Bud Matufi, ose Miller Low Life (jetë e shkurtër), Dead Dog (Qen i ngordhur), apo ndonjë gjë tjetër. Ai thotë, hej, po e pive këtë gjënë do të bëhesh një lojtar futbolli. Bibla thotë se nëse ti e pi atë gjë, ti do të shkatërrosh jetën tënde. Kush shkakton mjerim? Kush shkakton plagë pa shkak? Ata që jepen pas verës. Bibla thotë, as mos e shiko atë kur kuqëlon. Habakuku thotë, “Mjerë ai që i jep të pijë të afërmit të tij.” Bibla flet shumë sesi ne as nuk duhet ta prekim këtë gjë. Një fëmijë më tha njëherë, “Si është puna Hovind, nuk të pëlqen birra?” Unë i thashë, “Nuk e di. Nuk e kam provuar ndonjëherë.” Ai më tha, “Si e di që nuk do ta pëlqesh, nëse nuk e provon?” Unë i thashë, “Bir, kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të jetuar jetën tënde.” Më lejo të të bëj një pyetje, bir. E ke vënë ndonjëherë kokën nën rrotën e një kamioni? Epo, si e di që nuk do të të pëlqejë, nëse nuk e provon? Nuk duhet të provosh gjithçka për të kuptuar nëse është e mirë apo e keqe. Ka mënyra të tjera për të mësuar; si për shembull, të shikosh dikë tjetër që e bën këtë. Uau, mos e bëj, do të të shkaktojë dhimbje. Njëlloj si fjalët e fundit të indianit: “Hej, ju të gjithë, shikoni këtë!” Unë i ka qejf shkencëtarët; unë koleksionoj libra shkencorë. Ka shumë pjesë aty me shkencë të mirë, por ka pak helm të përzier me të. Është njëlloj si helmi i miut. Nuk është se jam kundër ushqimit të mirë, por kundër helmit! Kam nevojë për një djalë dhe një vajzë, që do të donin të mësonin sesi të qëllojnë në mënyrë shkencore një rrip gome. Kush ka dëshirë të mësojë? Mirë, ai djali atje, hajde këtu. Dhe një vajzë, hajde. Largohuni pak andej. Dakord, nxitoni, vraponi! Shumë mirë, mënyra shkencore për të qëlluar një rrip gome. Edhe unë isha 10 vjeç njëherë e një kohë, për një vit të tërë. Kjo është e mrekullueshme. Unë duhet të bëhesha 11, por u sëmura për 3 vjet kur isha 2 vjeç e gjysëm. Sa vjeç do të bëhesh kur je gati 12? “11.” Dhe sa të paguan mamaja ty për të qënë i mirë? Prandaj, ti nuk vlen asgjë dhe je 10 vjeç. Merr një rrip gome atje, Xhosh. Dakord, kafen. Dhe ju si quheni zonjushë? “Laura.” Laura? Merr një rrip gome atje, Laura. Ti do atë me ngjyrë rozë, sigurisht; Ngjyra e vajzave. Dakord. Ja se ç’duhet të bëni, Xhosh dhe Laura. Ne do të qëndrojmë këtu dhe do të qëllojmë një rrip gome tek ai ishulli në qendër. Kjo nuk funksionon, është e dubluar. Më lini ta provoj unë. Provo njëherë portokallinë. Janë 2 të lidhura bashkë, nuk e pashë. Dakord, Xhosh, qëlloje rripin e gomës tek ishulli në qëndër. Kaloi tavolinën; jo shumë larg. Laura, provoje njëherë; jepi. Oooh, tri rreshta më pak. Tani, shikoni me kujdes; do të ulemi në një nivel më poshtë me ju dhe do t’ju tregoj mënyrën shkencore për të qëlluar një rrip gome. Jeni gati për këtë? Tani dua të vëreni se gishtat e mi nuk largohen nga dora ime në asnjë mënyrë. E besoni këtë? Dakord, tani shikoni me vëmendje. E shikoni atë personin të ulur në fund të kishës? Rreth ¾ e distancës deri atje. Ndoshta, pikërisht tani po mendoni për një pyetje që ka 5 fjalë në të. Çfarë pyetje po mendoni tani? Si ia arrite ta bëje? E shihni, ju thashë që kishtë 5 fjalë në të, apo jo? Tani, përpara se t’ju tregoj si ta bëni këtë, dua t’ju shpjegoj diçka. Disa fëmijë nuk duhet të mësojnë si të bëjnë disa gjëra, sepse më pas bëhen, siç dihet, një kërcënim për shoqërinë. Është ai i sigurtë me këtë informacion? Ha-ha. Mami thotë jo! Dhe kush është përgjegjës për këtë këtu, ku është... askush? Oh, ja ku është. Ka ardhur burri yt? Jo. Dakord tani, kujdes: mënyra shkencore për të qëlluar një rrip gome. Çdo rrip gome ka 2 skaje. Po më ndiqni deri këtu? Njëri skaj përfaqëson mishin tuaj, dmth. trupin tuaj. Dhe skaji tjetër përfaqëson frymën tuaj. Tani, fryma juaj duhet të jetojë në mishin tuaj, ose përndryshe do të vdisni. Nëse fryma largohet ndonjëherë nga mishi juaj, ti do të përballesh me një problem serioz! (Në fakt, jo ti, por fqinjët e tu.) Por ajo që gabojnë njerëzit kur qëllojnë një rrip gome dhe për jetën e përditshme, është se ata vendosin të njëjtin theks mbi mishin dhe frymën. Tani, nëse tërheq të dyja skajet njëtrajtësisht dhe e lë të fluturojë, nëse e shikon me lëvizje të ngadalësuara, të dyja skajet lëvizin Dhe e gjithë energjia brenda rripit të gomës shpërdorohet, sepse mishi dhe fryma luftojnë me njëra - tjetrën. Kështu, sekreti i shpejtësisë së madhe përmes një hapësirë fluide si atmosfera ... ... e cila ofron rezistencë, është të minimizojë ose të eleminojë trazirën. Dakord? Ajo që bëra unë, kur ju nuk po shikonit, ishte se unë tërhoqa njërin skaj më tepër se tjetri. Njëri skaj është i tendosur. Tani kini kujdes çfarë do ndodhë. Nëse e bëni si duhet, fryma e drejton mishin dhe largon shumicën e trazirës dhe kështu goma mund të shkojë më larg. Dhe godet atë personin në rreshtin e fundit! Kështu, kur unë jam këtu me një tufë rripash gome, ... ... duke ditur se mund të godasë këdo në dhomë, më jep mua atë ndjenjën e pushtetit ... ...që disa fëmijë vërtet nuk dinë si ta përdorin; më kuptoni për çfarë po flas? Për këtë po mendonit tani, apo jo? Po, kështu mendoj. Bibla thotë, mishi ka dëshira kundër frymës dhe fryma ka dëshira kundër mishit; këto janë të kundërta me njëra - tjetrën. Kjo është arsyeja pse disa nga ju nuk do të shkojnë shumë larg në jetën e tyre frymërore. Ju i kushtoni shumë vëmendje mishit tuaj. Fikeni ndonjëherë televizorin... Shumë e thjeshtë. Prisni derisa të shikoni super-aeroplanët tanë të fluturojnë. Nesër ne do t’ju tregojmë super-aeroplanët tanë. Unë bëj aeroplanë me letër, që shkojnë aq larg, sa nëse nuk ulen në ndonjë pemë, ose në tokë, ata mund të fluturojnë gjithë kohës mbit tokë. Rekordi ynë me aeroplanë letre është 137.25 m. Ne do bëjmë që ato të kalojnë plotësisht ndërtesat dhe këmbanat. Ne na pëlqen shkenca. Nuk jemi kundër shkencës, por unë jam kundër helmit të përzier me shkencën. Këto gjëra ua thonë fëmijëve në klasën e parë. Por nëse ti ia thua këtë një fëmije të klasës së parë, ai do të të besojë. Fëmijët e klasës së parë besojnë çdo gjë që u thua. Ata besojnë se bananet janë këmbë merimange të mykura. Unë e besova. Dhe ata ua thonë sërish në klasën e dytë. Që nga formimi i saj para 4.5 miliard vjetësh, toka ka ndryshuar. Por thellë-thellë, thuhet: “jeta gjithashtu, ka evoluar në tokë.” Kjo fjalë “evoluar” është një fjalë shumë hileqare. Unë kam bërë më tepër se 90 debate dhe rreth 7000 biseda në radio dhe televizion dhe kam mësuar si të fitoj në debatet mbi evolucionin në 5 minutat e para. Unë them, “Çfarë do të thuash?” “Epo, e ke parasysh, evolucioni.” “Jo, për cilin kuptim po flisni?” Ka 6 kuptime për këtë fjalë. Po flasim për evolucionin kimik? Sepse, sipas teorisë së Big Bengut, Big Bengu prodhoi hidrogjen dhe ndoshta pak helium. Po atëherë nga erdhën gjithë elementët e tjerë? Mos doni që unë të besoj se uraniumi evoluoi nga hidrogjeni? Ata do thonë, epo, po, kemi përzierje në yje. Po, por ti nuk mund ta përziesh HEKURIN (Fe) e atëhershëm shumë mirë. Përveç kësaj, këtu ke edhe problemin e pulës dhe të vezës, sepse yjet duhet të bëjnë elementët dhe elementët duhet të bëjnë yjet. Cili u krijua në fillim? Gjë, e cila sigurisht, sjell evolucion yjor. Si u formuan yjet? E dini se askush nuk ka parë ndonjëherë ndonjë formë ylli? Shkencëtarët nuk kanë as edhe idenë më të vogël se si formohet një yll. As edhe ndonjë teori të mirë për formimin e yjeve! (Më shumë për këtë në Seminarin #7) Ne shohim shpërthime yjesh vazhdimisht. Kjo quhet nova, ose super nova nëse është ndonjë shpërthim i madh. ... Çdo individ mbi tokë zotëron personalisht 11 bilion yje. Për këto yje ne dimë diçka. Por ne nuk dimë rreth atyre për të cilat s’dimë asgjë. Së katërti, duhet të ketë patjetër një evolucion organik, një origjinë jete. Kjo duhet të kishte filluar nga materiale jo të gjalla. Askush nuk ka idenë më të vogël, se si mund të ndodhte kjo. Atëherë duhet të kemi atë që quhet makro-evolucion. Kjo është ku një kafshë ndryshon në një lloj tjetër kafshe. A e dinit se askush nuk ka parë ndonjëherë ndonjë qen të prodhojë një kafshë tjetër? Kurrë! Mund të dalë një qen i madh, ose një i vogël, por gjithmonë do dalë një qen. Mund të ndodhë që qeni, ujku dhe kojota kanë një parardhës të përbashkët. Nuk dua të debatoj për këtë, ndoshta kështu është. A ka ndonjë person këtu që është 5 ose 6 vjeç? Kush është 5-6 vjeç? Kemi ndonjë këtu? Mirë. Sa vjeç je ti xhan? 6? Dua të bësh një test. Këtu kemi një qen, një ujk, një kojotë dhe një banane. Cila është ndryshe nga të tjerat? Banania! Dakord, shumë mirë! Ka profesorë universiteti që nuk e dallojnë dot këtë! Do t’ju them se çfarë dua që të bëni. Kur të mbarojmë, dua që të shkoni jashtë tek tavolina në korridor dhe të merrni ndonjë kasetë ose DVD falas, çfarë të doni, dakord? Kemi shumë kaseta dhe DVD për dinosaurët dhe gjëra të tjera atje. Çarls Darvin shkruajti një libër, që ndodhet në tavolinën atje, të titulluar: “Origjina e llojeve.” Ai i mashtroi të gjithë duke ndryshuar emrin nga “racë”, në “lloj”. Për këtë do të flasim më shumë në Seminarin #4. Së fundi, kemi atë që quhet mikro-evolucion. Ky flet për ndryshimet brenda llojit. Ky lloj evolucioni ndodh, prandaj po kaloj te numri 6. Unë mendoj se kafshët mund të prodhojnë një shumëllojshmëri varietetesh të vegjëlish. Qime-gjatë, qime-shkurtër, këmbë-gjatë, këmbë-shkurtër, kjo gjë ndodh. Por 5 të parët kanë të bëjnë tamam me fenë. Nuk është shkencë. Ne kurrë nuk mund të shohim ndonjë prej tyre! Prandaj nëse doni të fitoni ndonjë debat mbi evolucionin, thjesht përcaktoni saktësisht se për çfarë po flisni. Dhe do të zbulosh se ata japin thjesht shembuj nga numri 6; për të cilat nuk ka nevojë për argument. Këto ndodhin. Por atëherë ata do të nënkuptojnë se kjo është disi, si me magji, provë edhe për 5 të tjerat. Por nuk është kështu. E megjithatë, mësuesit urdhërohen që t’u theksojnë studentëve se toka është miliarda vjeçare. Sigurohen që fëmijët ta besojnë këtë. E dini, ndonjëherë unë jam pak jashtë mode. Unë mendoj se në orën shkencore ne duhet të mësojmë shkencë. Shkenca përfshin gjëra që mund të vëzhgojmë, studiojmë, testojmë dhe demonstrojmë. Gjëra si për shembull Ligji i Parë i Termodinamikës. Ligji i Parë i Termodinamikës na thotë “Materia nuk mund të krijohet ose të shkatërrohet.” Epo, çdo gjë është krijuar nga materia, prandaj nëse materia nuk mund të krijohet ose shkatërrohet, atëherë nga erdhi bota? Ne jemi këtu, ju e dini. Prandaj na mbeten vetëm 2 zgjedhje. Ose dikush e bëri botën; ose bota bëri vetveten. Nuk ka zgjedhje tjetër. Ka disa ekstremistë të çmendur që do të të thonin, “Në të vërtetë, ne nuk jemi fare këtu, ne thjesht mendojmë se jemi këtu.” E di çfarë, harroji fare ata njerëz. Ne jemi këtu. Prandaj ose dikush e krijoi botën, pra Perëndia, siç thotë Bibla, ose bota u krijua vetë, siç besojnë humanistët. Ajo është thjesht vetë-ekzistuese dhe nuk është e krijuar. Mirë, nëse bota thjesht u vetëkrijua - si mund të ndodhë kjo? Miq, djalli mendoi gjatë për këtë. Më në fund një ditë ai doli me teorinë e Big Bengut. Sa nga ju keni dëgjuar rreth kësaj teorie më përpara? Para disa vitesh isha duke fluturuar me avion, nga Dallas në San Francisko. Dhe ndodhi që u ula me një profesor nga Berkeley. Nuk e di nëse ju miq në Knoxville keni dëgjuar ndonjëherë për Berkley ose jo, por Berkeley nuk është një kolegj biblik. Pra, unë isha në avion, kaq larg nga ky person dhe filluam të flasim për Krijimin dhe Evolucionin. Kur ulem në avion, të gjithë ata që kam pranë duan të flasin për këtë temë, kështu që unë flas me ta. Ai më tha se besonte në evolucionin. Unë i thashë, “Po, zotëri, e kuptova; duhet ta besosh përderisa jep mësim në Berkley.” Unë i thashë, “Pa më thoni, zotëri, nëse ju besoni në evolucionin, si u krijua bota?” Ai tha, “Oh, erdhi nga Big Bengu.” Ai tha, “Ju jeni një mësues shkence dhe nuk keni dëgjuar ndonjëherë për Big Bengun?” Unë i thashë, “Oh, po zotëri, kam dëgjuar shumë për të dhe besoj në Big Bengun. Por Big Bengu im është shumë më ndryshe se juaji.” Unë i thashë, “Ju më tregoni mua për Big Bengun tuaj dhe unë do t’ju tregoj juve për Big Bengun tim.” Dhë kështu, profesori nisi me një nga ato përgjigjet, që u duk sikur erdhi nga ndonjë libër. Ai tha, “Mirë, z.Hovind, unë besoj se rreth 18 deri 20 miliard vjet më parë...” (kjo është një kohë e gjatë) “...e gjithë materia në Univers...” (goxha material) Meqë ra fjala, fjala “Univers” vjen nga fjalët latine: Uni, që do të thotë: “e vetme” dhe “vers” që do të thotë: një fjali e folur. E dinit që ne jetojmë në një fjali të vetme të folur? Perëndia tha, “Le të bëhet....” Është një predikim diku për këtë pjesë, dakord? Dhe nëse pastori juaj nuk mund ta gjejë këtë, ai nuk mund të predikojë dot fare! “E gjithë materia në Uni-vers u përqëndrua në një rajon shumë të ngjeshur dhe shumë të nxehtë, që mund të ketë qënë shumë më i vogël sesa një pikë në këtë faqe.” E dini çfarë? Çdo gjë në Univers u ngjesh në një pikë më të vogël sesa një pikë në këtë faqe? Uau! Ajo qënka një pikë shumë e mbushur. Dhe e rëndë gjithashtu. Por nuk është hera e parë që ndodhi kjo, djem dhe vajza. Ky tekst thotë: “Ndonjë ditë, pas shumë miliarda vjetësh, e gjithë materia dhe energjia do të paketohet dhe njëherë në një hapësirë të vogël. ...” “Kjo ndodh çdo 80 deri 100 miliard vjet.” A mund ta besoni që ata kanë prerë një pemë për të printuar këtë? Ku është Al Gore kur ke nevojë për të? Këtë dua të di, po! Po pse e dërguat Al Gore në Uashington? Ju e kishit këtu, apo jo. Tani, autori i këtij libri ishte brilant. S’më besohet sa i zgjuar ka qënë ky person. Ai tha, “Djem dhe vajza, asgjë do të thotë vërtet asgjë.” Duhet të jesh të paktën kaq i zgjuar për të shkruar një libër. Ai tha, “Nuk do të zhduket vetëm materia dhe energjia, por edhe hapësira dhe koha. Sidoqoftë, fizikanët teorizojnë se nga kjo gjendje asgjëje filloi universi në një shpërthim gjigant.” Çfarë? Po, djem dhe vajza, e kuptoni, një ditë asgjëja shpërtheu... ...Ja ku jemi! Mund të kalojmë tri ditë duke folur rreth teorisë së Big Bengut. Ata thonin se gjëja që shpërtheu kishte një diametër prej pak vjet-dritë. Më pas ata thanë, “Është vetëm 440 milionë km.” Dhe më pas thanë, “Është vetëm 113.6 milionë km.” Ata vazhduan ta zvogëlonin dhe tani po thonë se “asgjëja” shpërtheu. Disa vjet më parë revista Discover këtu tha, “Nga erdhi gjithçka?” “Djem dhe vajza, universi shpërtheu duke u bërë diçka nga absolutisht asgjë—zero, as edhe një gjë. Ndërsa u rrit, ai u mbush me më tepër gjëra, që erdhën nga absolutisht asgjë. Si është e mundur kjo? Pyesni Alan Guth. Teoria e tij do të shpjegojë gjithçka. “Uau, duhet ta takoj këtë Alan Guth. Alan Guth tha për revistën Scientific American (Amerikani Shkencor), “Universi i vëzhgueshëm mund të ketë evoluar nga një rajon jashtëzakonisht i vogël.” (Në hebraisht, ajo është “një pikë”.) Ai tha, “Është tunduese për të shkuar një hap më tutje dhe për të hamendësuar se i tërë universi evoluoi nga vërtet asgjë.” Dhe ata e quajnë këtë shkencë dhe e vendosin në një revistë shkencore? Mendoj se mund ta quajmë përrallë dhe ta hedhim në plehra. Unë thashë, “Profesor, çfarë ndodhi më “pikën” tuaj?” Ai tha, “Hovind, 20 miliard vjet më parë i gjithë pluhuri në sistemin diellor u fut në këtë pikë të vogël mikroskopike. Dhe po rrotullohej; dhe u rrotullua aq shpejt, saqë papritur shpërtheu: Big Beng! Dhe copat që fluturuan u bënë galaksi, dielli, hëna, yjet dhe ne që jemi tani. Njerëz. Asgjë, veçse pluhur yjor. Unë i thashë, “Zotëri, a mund t’ju bëj disa pyetje, ju lutem?” Ai tha, “Sigurisht, çfarë do të dish?” Udhëtimi shkoi 3 orë dhe në ishim ulur kaq larg nga njëri - tjetri në avion. Unë i thashë, “Zotëri, kam një pyetje. Ju thatë se para 20 miliard vjetësh gjithë pluhuri u mblodh së bashku në një lëmsh të madh, në një rrotullim të madh dhe më pas një shpërthim i madh. Nga erdhi gjithë ky pluhur?” Unë i thashë, “Dakord zotëri, prisni pak. Nëse do t’ju thoja çfarë besoj unë, që përpara rreth 6,000 vjetësh Perëndia krijoi qiellin dhe tokën, atëherë ju do të më pyesni ‘po Perëndia nga erdhi?’ Për këtë nuk e kam idenë.” Por ju thatë se përpara 20 miliarda vjetësh u bë një shpërthim i madh (Big Beng); dhe ju nuk e dini nga erdhi pluhuri. Prandaj, në themel unë besoj: “Në fillim Perëndia”; dhe ju besoni: “Në fillim, pluhuri”. Mos më thoni se teoria ime është fetare dhe teoria juaj është shkencore.” Jo, jo, jo! Të dyja janë fetare. Media informative përpiqet ta bëjë të duket sikur është shkenca kundër fesë. Nuk është shkenca kundër fesë, këto janë dy fe kundër njëra-tjetrës. Evolucioni dhe Krijimi janë të dyja fetare. Duhet të besosh në njërën, ose në tjetrën. Ndryshimi është se feja e Evolucionit mbështetet nga taksat. Ky është ndryshimi. Një nga shumë ndryshimet. Meqë ra fjala, këto dy vija kohore janë e njëjta gjë këtu, prapa meje. Në vijën kohore lart, çdo inç përfaqëson 150 vjet. Abraham Linkolni ishte president vetëm një inç më përpara. Nëse duhet të tregoj si mund të duken 20 miliard vjet në të njëjtën shkallë si diagrama lart... (...duhet ta bëj këtë diagramë poshtë fare që të bëhet kjo shkallë...) ...Kjo do të ishte 2,100 milje (3,360 km) e gjatë. Domethënë, nga Pensacola, Florida deri në Portland, Oregon. Nuk dua të mbaj një diagram kaq të madhe, prandaj bëra një shkallë të re për tjetrën. Profesori tha se ai nuk e dinte nga erdhi materia. Prandaj unë i thashë, “Zotëri, a mund të më thoni nga erdhën ligjet?” Ky univers funksionon nëpërmjet ligjeve. Graviteti, Forca Centrifugale, Inercia, Ligji i Boyle, Ligji i Cole, etj. Ka lloj - lloj ligjesh në univers. Nga erdhën ligjet? Dhe, pse ligjet nuk po evoluojnë akoma? E mendoni ndonjëherë këtë? Pse graviteti është gjithmonë i njëjti? Pse ti nuk peshon 10 kg më tepër ndonjë ditë? (ju mund të thoni, “Po,peshoj!”) Mirë, të peshosh 10 kg më tepër ndonjë ditë mund të jetë për arsye të ndryshme. Profesori tha, “Nuk e di, ne nuk i dimë këto gjëra.” Ai tha, “Sigurisht. Çfarë do të donit të dinit tjetër?” Tjetër? Çfarë do të thuash, çfarë tjetër? Ju nuk më keni thënë asgjë akoma. Unë i thashë, “Zotëri, ka karusel universiteti i Berkeley?” Sa nga ju e dini çfarë është një karusel? Rrotullohesh vërdallë, derisa të vjen për të vjellë. Ai tha, “Jo, nuk kemi një karusel në Berkeley.” Unë i thashë, “Duhet të merrni patjetër një. Mund të mësoni shumë shkencë nga një karusel.” Nëse hipni disa nxënës të klasës së 4 në të... Ka ndonjë në klasë të 4 këtu? Nga ata që ishin vjet ose që do jenë sivjet. E di që jeni me pushime këtu. Shumë mirë! Më pëlqejnë nxënësit e klasës së 4; Unë kalova 5 vitet më të bukura të jetës time në një shkollë 4 vjeçare. Kjo ishte përpara se të më diagnostikonin me ADD (Sindroma e Mungesës së Vëmendjes). Mirë, do të hipim disa nxënës të klasës së 4 në një karusel dhe do të marrim skuadrën e futbollit të shkollës së mesme këtu ta rrotullojnë sipas akrepave të orës sa më shpejt që të jetë e mundur. Tani, po qe se keni orë dixhitale, nuk e dini çfarë do të thotë sipas akrepave të orës. ...Do t’jua them më vonë. Do ta rrotullojmë karuselin në këtë drejtim dhe fëmijët do kalojnë nëpër katër faza. Do fillojnë me fazën e parë, ku ata do t’u thërrasin lojtarëve të futbollit, “Jepini, shpejt! Më shpejt! Nuk mund të shtyni më shpejt?” Arrin deri në 45 km/orë dhe fëmijët hyjnë në fazën 2, ku pushojnë së bërtituri. Ata thjesht përqëndrohen duke u përpjekur të mos kenë frikë. Kur arrin rreth 70 km/orë, fëmijët hyjnë në fazën 3, ku fillojnë të bërtasin përsëri, por tani duke thënë, “Ndalo! Ndalo! Ngadalë, ju lutem!” Tamam tani fëmijët fillojnë të duken sikur po fluturojnë (u merren mend) jashtë karuselit. Nëse karuseli rrotullohet sipas akrepave të orës, kur fëmijës i merren mend, atij do t’i duket sikur po fluturon sipas akrepave të orës. Derisa has në një rezistencë, si për shembull një pemë ose shtyllë. Kjo për shkak të një ligji të fizikës, i njohur si: “Ruajtja e Shpejtësisë Këndore.” E kuptoni, nëse një objekt rrotullues thyhet, copat që fluturojnë do të rrotullohen në të njëjtin drejtim, sepse e jashtmja po lëviz më shpejt se e brendshmja. Për këto Ligje të Ruajtjes mund të flasim tërë ditën, nëse doni, por profesori tha, “Po, i kam parasysh Ligjet e Ruajtjes.” Unë i thashë, “Shumë mirë, zotëri, më lejoni t’ju bëj një pyetje. Nëse universi filloi si një pikë që rrotullohej siç thatë ju, pse 2 planete dhe ndoshta 3, rrotullohen mbrapsht?” Unë i thashë, “Zotëri, pse 8 nga 91 hënat e zbuluara rrotullohen mbrapsht? Pse Jupiteri, Saturni dhe Neptuni kanë hëna, që lëvizin në të dyja drejtimet në të njëjtën kohë? Pse dielli është 98% hidrogjen dhe helium dhe planetët e tjerë janë më pak se 1% hidrogjen dhe helium? Dhe pse këto 9 planetë janë kaq ndryshe nga njëri-tjetri? Nëse të gjithë erdhën nga Big Bengu, pse janë të gjithë kaq të ndryshëm? Përbërje shumë të ndryshme. Dhe si është e mundur që galaksi të tëra rrotullohen mbrapsht?” CNN bëri një artikull, “Galaksi të çmendura rrotullohen në drejtimin e gabuar.” Unë i thashë, “Zotëri, pse lëvizin mbrapsht ato?” Ai tha, “Nuk e di. ...” “...Pse mendon se po lëvizin mbrapsht?” Po shpresoja që ai të ma bënte këtë pyetje. Unë i thashë, “Zotëri, është shumë e thjeshtë. ...” “...Shikoni, ‘Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën’, dhe Perëndia e bëri me qëllim në këtë mënyrë që teoria e Big Bengut të dukej budallallëk.” Po, amen. Tani, unë besoj në Big Bengun, sepse Bibla e mëson Big Bengun. Aty thuhet, “Qiejt do të largohen me një krismë të madhe.” Në orgjinalin grek është: Big Beng. Kjo do të thotë se do të ketë një Big Beng. Thjesht nuk ka ndodhur akoma, dakord? Prandaj fëmijë, nëse shkoni në shkollë dhe ndonjë profesor ju thotë, “A besoni në Big Bengun?” Ju duhet t’i thoni, “Po, besoj dhe do bëje mirë të shpëtoheshe dhe të bëheshe gati për këtë.” Big Bengu po vjen, është afër. Meqë ra fjala, nëse bota erdhi nga Big Bengu dhe me ngadalë evoluoi gjatë miliarda vjetëve, pse atëherë vdiq Jezusi në kryq? Cili është qëllimi i vdekjes së Krishtit? Dhe kur Bibla thotë se Perëndia do ta kthejë botën siç ishte... ...Ta kthejë në çfarë? Më shumë vdekje dhe vuajtje? Mbi pozicionin fetar të evolucionit do të flasim më tepër në video #7. Teoria e Big Bengut është absurde për shumë arsye, dakord? Probleme shumë, shumë serioze me teorinë e Big Bengut. Edhe Fred Hoyle tha, “Hezitoj pak kur them se një mbulesë e neveritshme varet mbi teorinë e Big Bengut.” Ose mund të lexoni më tepër në librin, “Evolution Cruncher.” Është një libër prej 900 faqesh; dhe kushton vetëm 5$. Ligji i Dytë i Termodinamikës na thotë: “Çdo gjë është e prirur drejt rrëmujës.” Nëse lë diçka vetëm, për pak kohë, ajo do të prishet, ndryshket, vdesë, çahet, ose do të thyhet. Asgjë nuk përmirësohet vetë. Këtë e mëson dhe Bibla. Asgjë nuk përmirësohet vetë. Hidhi një sy flokëve të tu kur ngrihesh në mëngjes. Do të shohësh pikërisht atë që po të them unë. Çdo gjë është e prirur drejt kaosit, dakord? Ja ku është Sue 20 vjeç. Ja dhe kur është 90 vjec. Dhe ja ku është në moshën 3,000 vjeçare. Çdo gjë është e prirur drejt kaosit, miq, dakord? Ti nuk duhet të bësh asgjë dhe gjithçka shkatërrohet, prishet, thyhet, zhduket. Për këtë flet dhe Ligji i Dytë. Çdo gjë po përkeqësohet. Asgjë nuk po përmirësohet. Por libri mbi evolucionin thotë, “Njerëzit ndoshta evoluan nga bakteria 4 miliardë vjet më parë.” Mos është gjë stër, stër, stër, stër, stër, stër, stërgjyshi juaj bakterie? Evolucionistët do të thonë, “Dakord, Hovind, a nuk e di se po të shtosh energji, ti mund ta mposhtësh Ligjin e Dytë të Termodinamikës?” Dhe toka merr energji nga dielli, prandaj toka është një sistem i hapur. Ja pra, sesi e mposhtim Ligjin.” E kuptoj çfarë duan të thonë, por ata gabohen. Së pari: Universi është një sistem i mbyllur. Së dyti: shtimi i energjisë është shkatërrues, nëse nuk përdor një mekanizëm të veçantë ta shfrytëzosh energjinë. Shikoni, japonezët shtuan energji një ditë në Perl Harbor. Ata nuk organizuan ndonjë gjë për ne, apo jo? Prandaj, disa vite më vonë, ne shtuam energji në disa nga qytetet e tyre. (U kthyem nderin) Nuk organizuam diçka për ta, apo jo? Shtimi i energjisë është shkatërrues. Dielli shton energji në çatinë e shtëpisë sate; por kështu do të shkatërrojë shtëpinë tënde. Energjia e diellit do të shkatërrojë tërë shtëpinë tënde. Energjia e diellit do të shkatërrojë pjesën e sipërme të makinës tënde, tapicerinë e saj, si dhe punën tënde të lyerjes. Në fakt, vetëm diçka mund ta përdorë energjinë e diellit: klorofili. Një qelizë e vogël bime është më komplekse se një anije kozmike. Për këtë do flasim më tepër në Seminarin #4. Evolucioni cënon Ligjin e Dytë, prandaj evolucioni është i gabuar, dakord? Ky libër u tregon fëmijëve një yll deti fosil. Mos ishte gjë stër, stër, stër, stër, stër, stër stërgjyshi juaj një yll deti? Ç’thua për revistën Discover, nëntor 2004? Ishte parardhësi juaj një sfungjer deti? Tani, ju lutem mos qeshni me këtë fotografi, dakord? Kjo do të jetë një foto e vëllait tim: kur zgjohet në mëngjes, pas filxhanit të parë me kafe, e cila me sa duket ishte pak e fortë. Më duhet të paralajmëroj këta fëmijët. Fëmijë, dëgjoni me kujdes. Mos pini kafe! Sepse nëse pini kafe kur jeni të rinj, kur të martoheni, fëmijët tuaj do të lindin lakuriq dhe analfabetë. Edhe çaji është më i keq. Njëherë ishte një indian, që piu 15 litra çaj të ftohtë. Atë natë, ai u mbyt në urinën e tij. Kini kujdes me këtë gjë, është vdekjeprurëse. Sidiqoftë, ky do të jetë vëllai im, ju lutem mos qeshni, s’është faji i tij, ja ku është! Shikoni ç’thotë ky libri, “30 milion vjet më parë.” Tani fëmijë, më lejoni ta përkthej për ju. Gjithmonë libri thotë, “miliona vjetë më parë..” ja se çfarë do të thotë: shumë më përpara dhe shumë larg. Do të thotë se pas kësaj fjalie po vjen një përrallë, dakord? Ky është paralajmërimi juaj, një përrallë po vjen pas pak. “30 milion vjet më parë këto krijesa të gjalla evoluan.” Ja ku është prapë ajo fjala, prisni, prisni. Thotë, “këta janë parardhësit edhe të njerëzve edhe të majmunëve modernë.” Parardhësit e njerëzve? Gjysh? “Çfarë sysh të mëdha që ke, gjysh!” “Për të të parë më mirë ty, biri im.” E shikoni, ne po mësojmë fëmijët se ata nuk janë asgjë tjetër veçse kafshë. Edhe Barbara Reynolds e kuptoi këtë. “E di çfarë, Xhoni, ti je një kafshë dhe ke një trashëgimi të përbashkët me krimbat e tokës. Ha, ha, ti do thuash se jam thjesht një kafshë? Dakord.” Keni ndaluar ndonjëherë dhe të mendoni, se, ndoshta çfarë ne po u mësojmë fëmijëve është duke ndikuar në mënyrën se si ata sillen? Çfarë ti beson, përcakton sjelljen tënde. Fëmijëve u mësojnë sot, se ju jeni thjesht një kafshë. Muzika rok sot është plot me vdekje, shkatërrim dhe gjak. Njëherë isha në një debat dhe ky profesor tha, “Hovind, nuk ka gjëra absolute!” Unë i thashë, “A je absolutisht i sigurt?” Atij i iku truri fare. Tani, prisni një minutë, si mund të jem unë absolutisht i sigurtë, kur nuk ka asgjë absolute? Njëherë po flisja në një shkollë publike në Pensilvani pak vite më parë dhe aty ishte një nëxënës i ulur në rreshtin e dytë. Ai tha, “Hovind, unë jam një ateist. Nuk ka Perëndi.” Unë i thashë, “Je i sigurtë?” Ai tha, “Jam i sigurtë.” Unë i thashë, “Më lejo të të bëj një pyetje, bir.” Unë i thashë, “A di gjithçka?” Ai më tha, “Oh, jo, jo.” Unë i thashë, “Dakord, mirë. Mendon ndoshta se di gjysmën e gjithçkaje?” ...Do të ishte e mundur për Perëndinë të ekzistonte në gjysmën tjetër që ti nuk di? Unë i thashë, “Meqë ra fjala, bir, nëse je një ateist, më lejo të të bëj një pyetje të thjeshtë.” “Nga e di cila është e drejtë dhe cila e gabuar?” Bëja këtë pyetje ndonjëherë ndonjë ateisti. Nga e di cila është e drejtë dhe cila e gabuar? Ai u përgjigj, “Kjo është e thjeshtë ... vendos vetë cila është e drejtë dhe cila e gabuar.” Ai tha, “Unë jam perëndia i universit tim.” Unë i thashë, “Gëzohem që dëgjoj këtë, bir, sepse do të të qëlloj me armë pas 5 minutash.” Ai më tha, “Nuk mund ta bëni këtë.” Unë i thashë, “Oh, sigurisht që mundem! Sepse, unë jam perëndia i universit tim dhe unë vendosa që është e drejtë për mua t’ju qëlloj.” Nëse “Të gjithë bëjnë atë që u duket e drejtë në sytë e tyre”, siç thotë libri i Gjyqtarëve. Një pyetje e thjeshtë për t’ja bërë një evolucionisti. Ata nuk kanë ç’të përgjigjen. Ndoshta Osama bin Laden duhet të vendosë çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar. Ndoshta Bill Klinton duhet të vendosë çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar. Nëse ka ndonjë ide si mund ta dallojë këtë. Dua të them, si e dalloni çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar? Është shumë e thjeshtë të dish çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar. “Kështu thotë Zoti.” E shikoni, kjo është absolute. Dhe Zoti tha, “Nuk do të bëni asnjë prerje në mishin tuaj, nuk do të bëni asnjë tatuazh mbi trupin tuaj.” Disa njerëz, ose nuk e dinë çfarë thotë Perëndia, ose ndoshta nuk duan t’ja dinë ç’thotë Perëndia. Por Perëndia thotë që të mos bësh, dakord? Shumë mësues duket sikur nuk kuptojnë. Ata, thjesht, verbërisht, ndjekin tekstin e librit dhe mendojnë se atyre u duhet ta japin në mësim këtë teorinë e evolucionit. Jo, nuk pse e jep mësim teorinë e evolucionit! Mësuesit mund të mësojnë krijimin në shkollat publike nëse duan. Kemi një videokasetë të titulluar: “Prezantimi i Shkollës Publike”, që ka të bëjë me të gjitha ligjet rreth mësimdhënies së krijimit në shkollat publike. Ndodhi që, Arkansas dhe Louisiana nxorrën ligje që kërkonin mësimin e krijimit në shkolla. Gjykata e hodhi poshtë në të dyja rastet dhe tha, “Nuk mund të të kërkojë njeri të mësosh krijimin.” Por ata thanë, “Mësuesit mund ta mësojnë këtë nëse duan, por duhet të jetë vullnetarisht nga ana e mësuesit.” Edhe Stephen Gould tha, “Asnjë statut nuk ekziston në ndonjë shtet, që të ndalojë udhëzimet në ‘shkencën e krijimit.’” Mund të mësohej më parë dhe mund të mësohet ende tani. Ai po komentonte vendimin e vitit 1987 të Gjykatës Supreme. ...Që ju nuk mund të flisni rreth Krijimit në shkollat publike. Dhe kjo, thjesht nuk është e vërtetë. Asnjëherë nuk ka pasur problem për të mësuar Krijimin në shkollat publike. Por nëse një mësues del përpara klasës dhe thotë, “Dakord fëmijë, dëgjoni, ju u nisët si një fëlliqësi dhe ngadalë evoluat në një njeri.” Nuk ke nevojë të jesh një gjeni ta kuptosh sesi ky mësim do të shkatërrojë besimin tek Bibla të ndonjë fëmije. Dhe kush shkatërron besimin e një fëmije, më mirë lexoni ç’thotë Jezusi për këtë. Ai tha, “Cilido që do të skandalizojë një nga këta të vegjëlit, që besojnë në mua, për të do të ishte më mirë që t’i varej një gur mulliri në qafë... ...Dhe ta hidhnin në det.” Të gjithë ata që mësojnë evolucionin do të jenë në telashe kur të qëndrojnë përpara Perëndisë. Është interesante çfarë ndodhi. Rreth viteve 1950, në përgjithësi, librat shkollorë në Amerikë kishin shumë pak mbi evolucionin. 2,000 ose 3,000 fjalë gjithsej. Sa nga ju u kujtohet paniku në Amerikë, kur rusët po fitonin garën për hapësirën? Kishte artikuj në Revistën Life, “Si mund t’i mbijetosh katastrofës.” Ata thanë, “Sovjetikët janë përpara nesh në shkencë, sepse sovjetikët mësojnë evolucionin.” “Ne nuk e mësojmë këtë në shkollat tona.” Shkruan artikuj se si të ndërtoje vendstrehimin tënd kundër bombave. Njerëzit po i ndërtonin ato në oborret prapa shtëpive për t’i shpëtuar katastrofës bërthamore. Prit një minutë; Sovjetikët janë përpara nesh në shkencë sepse mësojnë evolucionin? Ç’lidhje ka evolucioni me lëshimin e një sateliti? Më pas, në 1959 ishte përvjetori i 100-të i botimit të librit të Darvinit. Dhe në 1959, Ajzenauer i kërkoi Kongresit 1 miliard dollarë për ta futur më tepër evolucionin në sistemin shkollor. Dhe ia arriti. Librat shkollorë amerikanë u rishkruan nga fundi i viteve ’50 dhe fillimi i viteve ’60, për të përfshirë më tepër evolucion. I tërë programi ynë shkencor dhe programe të tjera u rishkruan për t’u siguruar që të mësohej evolucioni. Dhe rreth vitit 1963, në përgjithësi, tekstet shkollore kishin 33,000 fjalë për evolucionin. Në 1963, lutja u hoq nga sistemi ynë shkollor. E mban mend ndokush? Madeline Murray O’Hare? Pamë një rritje të madhe të sëmundjeve seksualisht të transmetushme te 10 deri 14 vjeçarët. Pamë një rritje të madhe në përqindjet e lindjeve paramartesore, një rritje 550% në shtatzaninë. Pjesa e mbetur po abortohej. Tani 1/3 e të gjithë fëmijëve të lindur janë lindur nga një çift jo i martuar. Fëmijë të jashtëligjshëm. Tani më dëgjoni me kujdes. Nëse ti je njëri prej tyre, kjo është për ty. Timoteu ishte një fëmijë “gjysmë i edukuar”, që nuk duhet të lindte kurrë. Mamaja e Timoteut ishte hebreje, babai i tij ishte grek. Hebrenjtë nuk duhet të martoheshin me askënd, veçse me hebrenj. Mamaja nuk u bind; Timoteu ishte rezultati. Por ai donte t’i shërbente Perëndisë dhe Perëndia tha, Unë do të të pranoj, bir. Prandaj, nëse prindërit tuaj u ngatërruan, ti mbyll gojën, hiq dorë nga kokëçarjet dhe fillo shërbeji Perëndisë me jetën tënde, dakord? Nuk ka justifikime. Perëndia do që të përdorë gjithsecilin, dakord? Numri i çifteve të pamartuara që bashkëjetojnë është rritur në mënyrë radikale që nga 1963. Ai tha, “Perëndia do të gjykojë shkelësit dhe shkelëset e kurorës.” Jezusi tha, “...Ai që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e tij.” Prandaj, zonjusha, është e rëndësishme se si visheni. Babai im gjithmonë më thoshte, “Nëse nuk ke diçka të sigurtë në dorë, mos fol lart e poshtë për këtë gjë.” Përqindjet e divorcit janë rritur në mënyrë marramendëse. Nuk jam dhe aq i vjetër, por mbaj mend ditët kur nuk kishe nevojë ta mbyllje shtëpinë me çelës. Dhe i lije çelësat e makinës në makinë gjatë gjithë kohës. Asnjëherë nuk i hiqje, sepse mund të të humbnin. Tani shkon në shkollë të mesme dhe gjysma e kamionçinave në parking kanë një pushkë të mbushur në sediljen prapa. Dhe askush nuk qëllohej në shkollë më përpara, apo jo? Ata me qëllim qëlluan ditën e ditëlindjes së Hitlerit. Qëlluan Isaiah Shoels, vetëm sepse ishte zezak. Hitleri i urrente zezakët; edhe ata e urrenin. Kjo ishte një vrasje e motivuar nga evolucioni. Dhe menjëherë pas së shtënës, Rosie O’Donnell doli në programin e saj televiziv dhe tha, “E shihni, kemi nevojë për më tepër kontroll mbi armët.” Rosie, ata fëmijë thyen 18 ligje mbi armët kur hynë në atë shkollë. Por Rosie nuk mund ta kuptojë; vetëm një djalë kuptoi gjithçka dhe e shkruajti në mbulesën e gomës rezervë prapa furgonit të tij. Ai shkruajti, “Duke i vënë fajin armëve për Columbine është njësoj si t’u vësh fajin lugëve që Rosie O’Donnell është e shëndoshë.” Nuk është faji i lugës, Rozi! Dhe as nuk është faji i armëve. Dy herë në 40 vitet e fundit ata ia kanë “mbyllur gojën” testit. Ata e bënë testin kot që rezultatet të ngjiteshin lart. Përqindjet e vetëvrasjeve të adoleshentëve janë rritur tej mase. Tani, nëse do t’ju thoja që po të puthnit një bretkosë, ajo do të shndërrohej në një princ... ...Ju do të thoni, “Jo, bretkosat nuk shndërrohen në princa.” Sa nga ju zonjusha, i keni marrë burrat tuaj, duke puthur një bretkosë? Hajdeni, le ta shohim. Duket sikur vetëm 3; dakord. Shikoni, nuk ndodh shumë shpesh, por në tekstet shkollore ndodh. Ne filluam si një amebë dhe me ngadalë evoluam në një bretkosë dhe shumë më me ngadalë u bëmë një princ. Është e njëjta përrallë. Nëse bretkosa shndërrohet në princ shpejt, të gjithë ne e dimë që është një përrallë. Por nëse bretkosa shndërrohet në princ me ngadalë, kjo është shkencë moderne. Jo, më vjen keq, kjo është ende një përrallë. Dhe akoma më shumë se një përrallë. Ndryshimi, gjithsesi, nuk është një puthje. Kjo s’ka lidhje më. Sot, djem dhe vajza, nëse doni ta ktheni bretkosën tuaj në një princ, duhet të keni një super përbërës të veçantë, me fuqi të madhe dhe magjike të quajtur: miliarda dhe miliarda vjet. Sa nga ju e keni dëgjuar këtë më përpara? “Miliarda dhe miliarda vjet më parë...” Është e gjitha në tekstet shkollore. Mund ta shohësh dhe në televizor, ose në revista, si dhe te National Geographic. “Miliarda dhe miliarda vjet më parë...” Ata flasin për këtë sikur të ishte një fakt i shkencës. Ja një tekst shkollor i klasës së 4: thuhet, “Shumë miliona vjet më parë...” Ata do thonin, “Jo, sigurisht që nuk isha atje.” Më pas thonë, “A e dini që toka është miliona vjeçare?” Është kjo vërtet një pjesë e shkencës? Është diçka që mund ta vëzhgojmë, studiojmë, testojmë dhe demonstrojmë? Ata do thonin, “Jo. Por të gjithë e besojnë që toka është miliona vjeçare.” Më pak se 15% janë evolucionistë dhe ateistë në vëzhgimet që janë bërë. Pjesa më e madhe e amerikanëve nuk e besojnë se toka është miliona vjeçare. Por kjo nuk do të thotë se mund të jetë e vërtetë. Është e vërtetë se ata besojnë evolucionin, por ajo që ata besojnë nuk është e vërtetë. E kuptoni, vetëm sepse një grup shkencëtarësh besojnë diçka, nuk do të thotë gjë. Ishte një kohë kur shkencëtarët mësonin se planetet rrotulloheshin rreth tokës. Shkencëtarët mësonin më parë se një gur i madh do të bjerë më shpejt se një gur i vogël. Ata mësonin se, po të ishe i sëmurë, kishe gjak të keq. Nxirre jashtë gjakun dhe do të bëhesh më mirë. Kishte vende të veçanta në të gjithë Amerikën, ku ti mund të nxirrje të gjithë gjakun jashtë. Ti e dije ku ishin ata, sepse ata kishin një shtyllë të bardhë më një shirit të kuq të lidhur rreth. Një berber merrej me këtë gjë. Dhe pranë Xhorxh Uashingtonit, ... ... kur po ia hiqnin gjakun për vdekje, ishte një Bibël që shkruante, “Sepse jeta e mishit është në gjak:” Nëse ata do ta kishin lexuar atë varg, ai ndoshta ende do të ishte gjallë sot. Apo ndoshta do të kishte jetuar më gjatë. Por dëgjoni, nëse do të zhyteshit në ujë dhe do të gjenit një arkë plot më monedha ari. Dhe unë do t’ju bëja pyetjen e thjeshtë, “Kur u mbyt anija?” Ju thoni, “Nuk e di.” Epo, shikoni datat në monedha. Nëse në kuti është një monedhë nga viti 1750, ju do të ishit në gjendje ta kuptonit se anija u mbyt pas 1750. Sa nga ju arrini ta gjeni këtë pa asnjë lloj ndihme fare? Nuk mund të mbytej më përpara, apo jo? Ti nuk kërkon në arkë për të gjetur monedhën më të vjetër. Duhet të gjesh monedhën më të vonshme. Dhe kjo kufizon se kur mund të jetë mbytur anija. Ky quhet faktori kufizues. E dinit se ekzistojnë ndoshta 100 mënyra për të treguar sa e vjetër është toka? Shumë prej tyre japin numra të mëdhenj dhe të tjerat japin numra të vegjël. Janë numrat e vegjël për të cilët duhet të shqetësohemi. Nëse do gjenit një kockë dinosauri, duhet të vëreni menjëherë dy gjëra rreth saj. Së pari: ajo nuk flet. Së dyti: nuk ka një datë të stampuar mbi të. As nuk shkruhet: “Bërë nga një dinosaur 70 milion vjet para Krishtit; në Tajvan.” Kjo nuk është e shkruajtur, dakord? Prandaj, si e gjeni moshën e një fosili? Si e gjeni moshën e tokës? Sa e vjetër është toka, gjithsesi? Dakord, datat biblike shkojnë rreth 6,000 vjet përpara. Tekstet shkollore thonë miliarda vjet. Dikush e ka gabim. Ka një ndryshim midis 6,000, dhe 20 miliard. Kongresi duket sikur nuk e kupton ndryshimin, por ka një ndryshim, apo jo? Për këtë do flasim në pjesën tjetër. Si e tregon se toka nuk është miliarda vjeçare? Por nëse është vetëm 6,000 vjeçare, sic na mëson Bibla, kjo ngre disa pyetje interesante. Po dinosaurët? Po datimi me karbon? Si erdhi drita nga yjet këtu? Po Kanioni i Madh? A nuk iu desh miliona vjet të formohej? Po kolonat gjeologjike? Mirë miq, ja pse seminarí im zgjat rreth 17 orë. Unë po flas sa më shpejt që mundem, por do t’i trajtojmë të gjitha këto. Për këto do të flasim më shumë pas pak. Seminar 1b - Dr. Kent Hovind - www.drdino.com - Shqip Bibla thotë te Zanafilla, kapitulli 1, vargu 1, “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.” Kur ishte fillimi? Bibla thotë se Jezusi krijoi të gjitha gjërat në qiell dhe tokë. Pa prit pak, i krijoi Perëndia qiellin dhe tokën, apo Jezusi? Dakord, kjo vlen për të dy. Jezusi është Perëndia i plotfuqishëm në mish, pavarësisht çfarë mësojnë “Dëshmitarët e rremë të Jehovait”, në rregull? Jezusi tha te Mateu 19:4, “A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?” Por Jezusi tha se ky ishte fillimi. E njëjta gjë dhe te Marku 10:6, “por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër.” Bibla thotë se vdekja hyri në botë për shkak të mëkatit të njeriut. Asgjë nuk vdiste derisa Adami mëkatoi. Prej njeriut erdhi vdekja. Bibla flet qartë për këtë. Dhe Adami ishte burri i parë, kurse Eva ishte nëna e të gjithë të gjallëve. Epo, kjo e bën shumë të thjeshtë, ne thjesht duhet të vendosim datat. Bibla thotë se Adami ishte 130 vjeç kur lindi Sethi. Sethi ishte 105 vjeç kur lindi Enoshi. Enoshi ishte 90 vjeç kur lindi Kaini. Dhe kështu, duke shkuar në të gjithë Biblën, thjesht shto datat, nuk është e vështirë. Mund të bësh shumë thjesht një diagramë si kjo. Nëse merr fletoren time të seminarit, në faqen e fundit është pikërisht ky diagram, ose mund ta marrësh në fletë plastike si kjo. Ose nëse i doni për t’i vendosur në tavolinë kur ftoni për drekë miqtë tuaj skeptikë. ... me gjëra të ndryshme që fëmijët t’i lexojnë ato në vend të kutisë me drithra. Por nëse vendos datat në Bibël, do të arrish deri në 4000 vjet p.K. për krijimin. Jo miliona vjet Tani, unë nuk jam nga ata që përpiqen të vendosin një datë të saktë në të. Unë nuk them se ishte 4004 vjet p.K. 23 tetor në orën 2 pasdite. Nuk mendoj se Shkrimi mund ta saktësojë kaq shumë. Unë mendoj se Adami u krijua pasdite, sepse ishte pikërisht përpara Evës. Është e vetmja e dhënë që gjeta. Nuk mund ta provoj këtë, por mendoj se e kam kuptuar përse Perëndia bëri Adamin të parin. Mendoj se Perëndia bëri Adamin të parin, sepse Ai nuk kishte nëvojë për ndonjë këshillë se si ta bënte këtë. Sa burra do të ishin dakord me këtë? Meqë ra fjala, p.K. do të thotë: përpara Krishtit. Gati të gjithë tekstet shkollore po e ndryshojnë këtë me p.e.s. (para erës sonë) Tekstet shkollore thonë se toka është miliarda vjeçare. Jezusi tha se krijimi i Adamit ishte fillimi. Mos ndoshta po gënjente? Apo nuk e kuptonte shkencën? Apo kishte të drejtë? Sa e vjetër është toka? Kur ishte fillimi? “Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën...” Sa e vjetër është kjo tokë? A mund të jetë e saktë data 4000 p.K.? Unë bëj shumë debate nëpër universitete dhe flas në shumë emisione në radio dhe televizione, dhe aty ka gjithmonë ndonjë ateist... ... që do ndërhyjë dhe do thotë, “Hovind, kam një pyetje, me kë u martuan bijtë e Adamit?” Pyetje e mirë dhe e drejtë. Unë u them që kjo është një pyetje e mirë dhe do të isha i lumtur t’i përgjigjesha, sidoqoftë, ju jeni ata që kanë një problem serioz. Nuk thuhet se ai e gjeti atë atje. Por kush ishte gruaja e tij dhe me kë u martua Sethi gjithsesi? Mendoj se mund t’i përgjigjem dhe kësaj, sidoqoftë krahasuar më evolucionistët, kemi një problem më të vogël. Ata besojnë se përpara 18 ose 20 miliardë vjetësh u bë një shpërthim i madh (Big Beng), ku asgjëja shpërtheu dhe bëri gjithçka. Dhe përpara 4.6 miliard vjetësh toka u ftoh dhe ishte thjesht një lëmsh i nxehtë guri. “Toka filloi si një lëmsh i nxehtë guri,” mësojnë ata. Dhe pas miliona vjet shirash me rrebesh u krijuan oqeanët e mëdhenj dhe vorbullat në ujërat e oqeanëve janë lëmshe me flluska të elementëve kimike. “Progresi i një përzierje së elementëve kimikë në një organizëm të gjallë është shumë i ngadaltë.” Sigurisht që është, ai as që nuk ndodh; kaq i ngadaltë është! Një person tha, “Sistemet e para të vetë-përsëritura duhet të jenë shfaqur në këtë përzierje organike.” Kështu pra, sipas Teorisë së Big Bengut, 20 miliard vjet më parë u bë një Shpërthim i Madh, kurse para 4.6 miliard vjetësh toka u ftoh. Ra shi për miliona vjet me radhë, e shndërroi atë në një përzierje dhe përzierja u bë e gjallë 3 miliard vjet më parë. Dhe ajo formë e parë e jetës gjeti dikë me të cilën të martohej. Tani ka një hile të bukur. Gjeti dhe diçka për të ngrënë, sigurisht dhe dalëngadalë evoluoi në gjithçka që shohim sot. Kjo është teoria e Big Bengut. Kështu që stër, stër, stër, stër stërgjyshi ishte një përzierje, “Përzierje e lashtë” Njëherë fola në një kolegj në Boston dhe ata thanë, “Hovind, a mund të vish të flasësh në kolegjin tonë, nëse profesorët tanë të pyesin çdo lloj pyetje që ata duan ... ... sepse duam t’u tregojmë studentëve sa budallenj jeni ju të krishterët.” Unë u thashë, “Do të isha i nderuar të vij në Boston për këtë.” Kështu që vajta. Ishin 6 profesorë dhe të gjithë studentët e tyre në sallë. Më kuptoni, u ndjeva si Danieli në gropën e luanëve! Unë thashë, “Të rinj dhe të reja, unë besoj në Biblën. Unë besoj se 6,000 vjet më parë Perëndia krijoi gjithçka.” “Noeu ruajti 2 kafshë nga çdo lloj – jo specie – 2 nga çdo lloj kafshësh në Arkë.” Më pas u tregova se çfarë ata besonin. 20 miliard vjet më parë u bë një shpërthim i madh Më pas, 4.6 miliard vjet më parë toka u ftoh. Dhe ra shi për miliona vjet me radhë. Shiu e shndërroi tokën në përzierje; dhe përzierja u bë e gjallë. Një profesor ishte vërtet i mërzitur. Ai më tha, “Hovind, e kupton se ka qindra varietetesh qensh në botë?” Unë i thashë, “Oh po, ka shumë lloje.” Ai tha, “Ti po më thua që beson se të gjithë këta qen erdhën vetëm nga dy qentë në Arkën e Noes?” “Ti pret që unë ta besoj këtë?” Unë i thashë, “Zotëri, shikoni pak çfarë ju po i mësoni studentët tuaj. Ju po i mësoni ata, se të gjithë këta qenë erdhën nga një shkëmb.” Më pas, ai nuk më bëri më pyetje. Sidoqoftë, me kë u martuan bijtë e Adamit? Sa fëmijë mund të kesh në 800 vjet? Disa, apo jo? Një miku im në Arkansas ka 15 fëmijë, të gjithë në 15 vjet. Takova një familje nga Minesota me 20 fëmijë, të gjithë nën 20 vjeç. Është ftohtë në Minesota. Pra, me kë u martuan bijtë e Adamit? Epo, ata u martuan me motrat. Ti do thuash, “U martuan me motrat e tyre?!” Qetësohu njëherë, pikë sa pari, nuk ka zgjidhje tjetër, dakord? Së dyti, kujt do t’i thoje për këtë? Mendo për këtë. Së treti, nuk kishte asnjë ligj kundër kësaj deri pas 2,500 vjetësh, kur Moisiu dha ligjin. Më përpara ata nuk kishin nevojë për ligje kundër kësaj. Mijëvjeçarët e parë njerëzit nuk kishin gati asnjë defekt gjenetik. Nuk kishte asnjë problem të martoheshe me motrën tënde. Ti thua, “Uau, nuk kam menduar kurrë për këtë.” Mendo tani për këtë. Njerëzit thonë, “Ti nuk mund të martohesh me motrën, po ngjashmëria gjenetike?” Adami u martua me brinjën e tij. Ti flet për ngjashmërinë gjenetike! Nuk do të ishte një problem atëherë. Dhe nuk do të vësh re këtë kur lexon Biblën, por kur nxjerr vetëm datat është shumë e mahnitshme. Do ta kuptosh se Adami jetoi mjaft gjatë sa të shihte stër, stër, stër, stër, stërnipin e vet. Babai i Noeut mund ta ketë njohur Adamin për 56 vjet. Mund ta imagjinosh një mbledhje familjare në ato ditë? Hajdeni, hipni të gjithë në deve. Do të shkojmë të vizitojmë stër, stër, stër, stër, stër, stër, stër, stër, stërgjyshin tonë Adam. Dhe ai do të na tregojë si ishte në kopshtin e Edenit. Unë di shumë shaka mbi Adamin dhe Evën. Dhe do t’ju tregoj një pikërisht tani. Një grua më tha, “Ku mendoni se do të ishit ju burrat pa ne gratë?” Unë i thashë, “Në kopshtin e Edenit.” Por do të ishte vetmi dhe nuk do t’ia vlente. Nuk do ta vësh re këtë as duke lexuar Biblën, por kur nxjerr datat në një grafik është shumë interesante. Djali i Noeut, Semi, jetoi aq gjatë pas përmbytjes sa të njihte: Abrahamin, Isakun dhe Jakobin. Jakobi kishte 13 fëmijë: 12 djem dhe një vajzë. Njëri nga djemtë ishte Jozefi. Ai është ai djali që mori atë rrobën me shumë ngjyra. Dhe vëllezërit u bënë xhelozë dhe e rrahën. Pastaj e hodhën në një pus dhe në fund përfundoi në Egjipt. Dhe atje e bënë “Zëvendës Faraon” ose ku e di unë si e quajtën. Dhe më vonë Jozefi i ftoi të gjithë vëllezërit e tij të lëviznin në Egjipt dhe të jetonin me ta. Pra, Jozefi i prezanton faraonit babain e tij Jakob. Dhe faraoni e pyet Jakobin, “Sa vjet ke që jeton?” Jakobi i tha, “Vitet e shtegtimit tim janë 130.” “Vitet e jetës time kanë qënë të pakta dhe të këqija, dhe nuk e kanë arritur numrin e viteve të jetës së etërve të mi, në ditët e shtegtimit të tyre.” E lexova këtë varg para 36 vjetësh, kur sapo isha bërë i krishterë dhe mendova, çfarë po thotë ai këtu? Unë jam 130 vjeç, por kjo nuk është asgjë krahasuar me parardhësit e mi? Po, kur e kupton, ai mund të ketë njohur personalisht Semin, Arpakshadin, Shelahun dhe Eberin. Nëse ti do të ishe 130 vjeç dhe do të njihje një 600 vjeçar që jeton diku më tutje, thjesht nuk do ndihesh më i vjetër. Gjithsesi, tekstet shkollore thonë se toka është miliarda vjeçare. Jezusi tha se krijimi i Adamit vetëm 6,000 vjet më parë ishte fillimi. Tani, mos po gënjente Jezusi? Mos ishte budalla? Apo kishte të drejtë? Sa e vjetër është toka? A i mësojnë librat në këtë qytet fëmijët se toka është miliarda vjeçare? A do ta mësojnë këtë në shkollë, kur të kthehen sërish? “4.6 miliard vjet më parë ....” Edhe disa të krishterë madje janë duke mësuar se toka është miliarda vjeçare. Disa nga këta njerëz e duan vërtet Zotin sinqerisht dhe ndershmërisht. Kjo listë personash na jep vetëm disa nga ata pak, që mësojnë se toka është miliarda vjeçare. Debatova me Hugh Ross për 3 orë në emisionin e John Ankerberg. Të dy këta njerëz besojnë se toka është miliarda vjeçare. Njerëzit thonë, “Epo, kujt i bëhet vonë?” Kjo bën një ndryshim gjigant. Sepse nëse do të kishim miliarda vjet, kjo do të thotë se kemi vdekjen përpara mëkatit. Domethënë, ju besoni një herezi. Është vërtet një herezi. Nuk është herezi të besosh se toka është miliarda vjeçare. Por është herezi të vendosësh vdekjen përpara mëkatit. Pra, kjo është një herezi e qartë. Bibla thotë se vdekja mbretëroi nga Adami te Moisiu. Nëpërmjet njeriut erdhi vdekja. Në Adamin të gjithë vdesin. Kujt i bëhet vonë për moshën e tokës? Epo për një gjë, besueshmëria e Zanafillës është në rrezik. Sepse askush nuk do të gjejë atje miliarda vjet. Prandaj pyetja është shumë e thjeshtë. Apo kemi ndonjë mësues feje që të na thojë ç’do të thotë kjo? Së dyti, besueshmëria e Jezusit është në rrezik, duke qënë se Ai citoi nga Zanafilla 25 herë. Dhe në krahasim me çdo libër tjetër në Bibël, Ai i referohet më tepër Zanafillës. Është një temë e rëndësishme. Dhe evolucionistët vërtet duan t’ia dinë. Nëse u heq miliarda vjet teorisë së tyre, ajo do të duket vërtet budallallëk. Jezusi tha, “Sepse po t’i besonit Moisiut, do të më besonit dhe mua, sepse ai shkruajti për mua.” Mirë, Bibla na mëson qartë për 6,000 vjetë. Le të shohim ç’thonë të dhënat shkencore. Në 1999 popullsia e botës e kaloi numrin 6 miliard. Në 1985 kishte 5 miliard njerëz. Në 1800 kishte 1 miliard njerëz. Të gjithë janë dakord se kishte rreth 1 miliard banorë rreth viteve 1800. Por bota nuk është e mbipopulluar. Bota nuk është e mbipopulluar. Jacksonville në Florida, do të nxinte 2 herë të tërë popullsinë e botës sot, ata 6 miliard njerëz,. Ai qytet i vogël ka një sipërfaqe prej 7,500.000 m². Bota nuk është e mbipopulluar, miq. Ke udhëtuar ndonjëherë përqark Nebraskës? Apo Kansasit? Ose Nju Meksikos? Apo Teksas? Udhëto njëherë rreth Teksasit. Ke udhëtuar ndonjëherë përqark Teksasit? Mund të shkosh për tri ditë. Jemi ende në Teksas? Atje s’ka asgjë veçse lepuj fushash. Bota nuk është e mbipopulluar. Udhëto njëherë, për nder, rreth Teksasit. Nuk është e mbipopulluar. Shikoni nëse është e mbipopulluar aty ku jeni ju: Lëvizni! Sepse ka shumë hapësirë në ato vende, dakord? Duket sikur kurba e rritjes të të gjithë popullsisë filloi rreth 4,400 vjet më parë. Tani, nëse ti beson në evolucionin, ke një problem. Evolucionistët mendojnë se njeriu ka 3 milion vjet këtu. Në 3 milion vjet, popullsia e botës duhet të ishte rritur. Tani, duhet të kishte rreth 150,000 njerëz çdo 2,5 cm². Kjo po që mund të quhet e mbipopulluar. Jo, njeriu nuk ka qënë këtu për miliona vjet. Perëndia i tha Adamit të shumëzonin tokën, ta mbushnin me fëmijë; të kishin shumë fëmijë. Ai e formoi botën që bota të banohej, na thotë Isaia 45. Nga ana tjetër ka njerëz që thonë se popullsia e botës duhet të pakësohet. Ky është plani i djallit, sigurisht. Jacques Cousteau tha se duhet të eleminojmë 350,000 çdo ditë. Ted Turner tha se duhet që popullisa të bjerë me 95%. OK,Ted, ti i pari. Këta persona që flasin për Rendin e Ri Botëror, duan ta reduktojnë popullsinë e botës deri në gjysëm miliard njerëz. E shikoni, Perëndia i tha djallit në Kopshtin e Edenit, "Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate." "Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde." Djalli e di se një ditë fara e gruas do t’ja shtypë kokën, por nuk dëshiron të mendojë për këtë. Prandaj ka vendosur të vrasë çdo qënie njerëzore në planet. Qëllimi i djallit është të shfarosë të gjithë njerëzimin për të penguar planin e Perëndisë. Perëndia urdhëroi ta mbushim tokën me fëmijë; të kemi plot fëmijë. Djalli thotë, "Jo, do ta reduktojmë në zero." Mbani mend kur Herodi donte të vriste fëmijën Jezus në Bethlehem? Çfarë bëri ai? Ai vrau të gjithë fëmijët. Për të qënë i sigurtë që kishte vrarë fëmijën e duhur. Thjesht i vrau të gjithë dhe kaq. Edhe djalli do të përpiqet të vrasë çdo qënie njerëzorë në këtë planet. Charles Wurster tha, "Njerëzit janë shkaku i të gjitha problemeve, duhet të heqim qafe disa prej tyre." Bill Clinton firmosi traktatin e biodiversitetit, ku midis të tjerash thuhet se duhet ta reduktojmë popullsinë e botës në një miliard. Tashmë toka është ndarë në zona. Zonat me të kuqe në hartë janë vetëm për kafshët. Nuk lejohen qëniet njerëzore aty. Traktati është nënshkruar; thjesht nuk ka hyrë në fuqi akoma – megjithatë do të hyjë së shpejti. Peter Singer është personi që mbështet abortin pasi fëmija ka lindur. Ke 28 ditë kohë për të vendosur për ta mbajtur apo jo fëmijën. Ai thotë, "Krishtërimi është armiku ynë. Nëse duhet që të drejtat e kafshëve të kenë sukses, duhet të shkatërrojmë traditën hebreo-kristiane." Dmth që kafshët duhet të kenë më shumë të drejta se njerëzit. Alan Gregg tha, "Bota ka kancer, dhe ky kancer është njeriu." Princi Phillip është burri i mbretëreshës Elisabet. Ajo është personi që shpiku "mikro-valën." Princi Phillip tha, "Nëse do të rimishërohesha, do të dëshiroja të kthehesha në tokë si një virus vdekjeprurës për të ulur numrin e popullsisë së botës." Burrë i mirë ky Phil. Meqë ra fjala, Monsanto është shumë i zënë në prodhimin e ushqimeve gjenetikisht të modifikuara. Në Europë i kanë ndaluar këto. Por 70% e asaj që hani tani përmban ushqime të modifikuara gjenetikisht, të cilat shkaktojnë të gjitha problemet me shëndetin. Lexoni librin, "Seeds of Deception," nëse doni të dini më shumë për këtë. Ose lexo, “Engineered Extinction” nga revista “Neë American” sesi ata fusin duart në ushqimin tonë për të pakësuar popullsinë. Kombet e Bashkuara thanë, “Ushqimi është pushtet, ne e përdorim atë për të kontrolluar sjelljen, ... nuk shfajësohemi për këtë.” Përpara se të gëzohesh për vaksinat, ndoshta dëshiron të lexosh çfarë po ndodh me viruset që injektohen brenda vaksinave. Bomba virusesh me sahat po mbillen në to. Kemi një histori të gjatë mbi këtë, por më shumë do flasim në videokasetën tonë “Bible & Health”. Sëmundjet mendore janë shtuar së tepërmi. Ka patur një rritje prej 75,000 përqind në sëmundjet mendore në Illinois! Sindroma e vdekjes së menjëhershmë foshnjore (SIDS) duket se është nga vaksinat. Në Australi, vaksinat janë bërë jo me detyrim. 50% e njerëzve hoqën dorë nga vaksinat dhe Australia pati 50% rënie në (SIDS) sindromën e vdekjes së menjëhershme të foshnjave. Klikoni në www.marytocco.com – nëse doni të dini më tepër mbi vaksinat. Por ekzistojnë njerëz, që duan ta pakësojnë popullsinë e tokës. Largohu njëherë nga Atlanta, Georgia dhe shko në qytetin Alberton. Shko në veri rreth 7 ose 8 milje (rreth 9,5 km) në Autostradën 77. Shiko në të djathtë. Do shohësh një vend, ku mësohet që ne duhet të pakësojmë popullsinë e planetit. Nëse shikoni djathtas, do shikoni këto shkëmbinjtë atje që duken si Stonehenge. Është vendi më i çuditshëm në mes të askundit. Shkon atje dhe lexon të shkruar në to në 12 gjuhë: 10 urdhërimet për Rendin e Botës së Re. Urdhëri numër një, Mbaje njerëzimin nën gjysëm miliard njerëz. Pa prit pak, tashmë jetojnë 6 miliard njerëz këtu. Si mund të propozojnë ata “të mbajnë njerëzimin nën gjysëm miliard”? Do të ndodhte një rënie dramatike në numrin e popullsisë. Kjo është saktësisht çfarë do djalli. Më shumë për këtë mund të gjeni në klasën tonë: CSE 101. Mirë, pavarësisht se çfarë ka për të ndodhur në të ardhmen, popullsia sot na tregon se njeriu ka qënë këtu vetëm prej 4,400 vjetësh. Thonë se duket sikur ka ndodhur një ngushtim gjenetik. E tërë popullsia u pakësua në vetëm disa mijëra disa mijëra vjet më parë. Hej, ata po i afrohen. Në fakt para 4,400 vjetësh, u pakësuan në vetëm 8 persona. Vazhdoni të studioni dhe kur të arrini në majë të malit të së vërtetës, atje do të gjeni Baptistët të vetëm, që nuk kanë lëvizur aspak nga qëndrimi i tyre. Galaksitë po rrotullohen, por yjet në mes lëvizin më shpejt se yjet jashtë. Pra, pse kemi akoma krahë spirale në galaksi? Ato nuk duhet të ishin aty. Galaksitë janë provë se universi nuk është miliarda vjeçar. Yje shpërthejnë vazhdimisht. Kjo quhet një supernova ose një nova. Por një yll shpërthen gati çdo 30 vjet dhe prapë ka më pak se 300 mbetje supernova ose fragmente, që janë gjetur. Kjo do të thotë se yjet janë vetëm pak mijëra vjet. Pse nuk ka miliarda mbetje supernova? Disa njerëz thonë, “Dakord, yje të rinj po formohen në mjegullnajën e Gaforres ose në mjegullnajën e Kokës së kalit (në yjësinë e Orionit).” Jo, kjo është thjesht një mal me gjepura. Shikoni seminarin #7. Planeti Jupiter po ftohet shumë shpejt. Yjet po ndryshojnë nga gjigantë të kuq në xhuxha të bardhë. Tekstet shkollore thonë se kjo kërkon miliarda vjet. Ne e dimë që kjo nuk është e vërtetë. Të gjithë astronomët e lashtë thanë se Sirius ishte një yll i kuq. Sot ai është një xhuxh i bardhë. Kjo ndodh në vetëm pak mijëra vjet. Mos lejoni t’ju thonë se kjo kërkon miliarda vjet. Jupiteri po ftohet shumë shpejt. Ai po humbet nxehtësi në mënyrë konstante. Nuk mund të jetë miliarda vjeçar. Deri tani do ishte ftohur. Hëna e Jupiterit, Ganymede, që ka një fushë të fortë magnetike dhe që tregon një bërthamë të lëngshme, nuk është miliarda vjeçare. Unazat e Saturnit po zgjerohen larg planetit. Ato nuk mund të jenë miliarda vjeçare. Më shumë për këtë mund të lexoni në librin, “In the Beginning” nga Walt Brown, një libër i mrekullueshëm. Hëna rrotullohet rreth tokës. Sa nga ju e dinit tashmë këtë? E dinit se ndërsa hëna rrotullohet rreth tokës, largohet gjithmonë e më shumë nga ajo? Avash-avash po na ikën hëna. Po na largohet disa cm çdo vit; s’prish punë. S’kemi pse shqetësohemi; fundja, s’kemi ç’të bëjmë në këtë rast. Por hëna po largohet nga toka çdo ditë e më tepër. Tani fëmijë, kjo do të jetë e komplikuar, prandaj më dëgjoni me kujdes. Hëna po largohet çdo ditë nga toka. Kjo do të thotë se ka qënë më afër. Sa nga ju mund ta kuptojnë këtë pa ndihmë fare? Epo, nëse e afron hënën më afër, do fillosh të krijosh probleme, sepse hëna shkakton baticat. Ju miq, në Knoxville, larg bregdetit, ndoshta nuk shqetësoheni për baticat. Por në Pensacola, në bregdetin e Floridas, duhet të shqetësohesh për baticat. Shikoni, nëse hëna ishte më afër, baticat do të ishin më të larta. Është një ligj i quajtur ligji i “fuqisë së dytë të anasjelltë”. Nëse do ta afronim hënën deri në 1/3 e distancës, kthejeni këtë numër mbrapsht në: 3/1; më pas vëre në katror. Është 9 herë më shumë se tërheqja gravitacionale! Nëse do vazhdoje me veprimet matematikore, do të zbuloje se hëna dhe toka mund të ishin gati duke prekur njëra-tjetrën para 1.4 miliard vjetësh. Dr. Walt Brown thotë se 1.2 miliard vjet më parë është jetëgjatësia maksimale për tokën dhe hënën. Nëse hëna gumëzhinte rreth tokës, shumë afër sipërfaqes, kjo shpjegon çfarë ka ndodhur me dinosaurët e gjatë. Ata u shfarosën nga hëna. Kometat po fluturojnë përmes hapësirës, por kometat vazhdimisht po humbasin materiale. Materiale largohen nga bishti i kometës. Ato nuk mund të jenë duke humbur vazhdimisht materiale; shumë shpejt do të zhduken. E kuptoni, është pak a shumë si blloku juaj i çeqeve. Pra, kur shpenzimet e tua tejkalojnë të ardhurat tuaja, jeta juaj do jetë në rënie, gjithmonë! Këto kometa janë gjithmonë duke humbur materiale. Kjo është diçka që nuk mund ta bësh përgjithmonë. Shumë astronomë thonë se kometat jetojnë më shumë se 10,000 vjet. Dakord, atëherë unë kam një pyetje. Pse kemi atëherë akoma kometa? Ato do të ishin zhdukur tashmë të gjitha. Përmenda në një seminar vite më parë se kometat janë një tregues se sistemi diellor është më pak se 10,000 vjeçar. Dhe një ateist u kthye në shtëpi dhe hapi një faqe të tërë interneti kundër meje, një faqe anti-Hovind. Deri tani janë bërë mbi 1,000 të tilla. Një person më tha se gati 2,000 faqe interneti anti-Hovind janë bërë deri tani. Jam krenar me veten. Njëri prej këtyre tallësve në faqen e tij të internetit tha, “Hovind, ishte njëherë një astronom hollandez në vitet 1950, që quhej Jan Oort. Ai propozoi (ai dëshironte) se ekzistonte një guackë e madhe me kometa dhe kometa të reja afroheshin brenda për të zëvendësuar ato që digjeshin. Kështu, ai tha se arsyeja që kemi ende kometa është sepse kometa të reja zëvendësojnë ato që digjen. Njerëzit e qujtën këtë guackë “Reja Oort” e kometave. Ai tha se kjo re Oort është 50,000 njësi astronomike larg. Nëse nuk e di çfarë është një njësi astronomike, kjo është distanca nga dielli në tokë. Kjo është një njësi astronomike. Është vërtet e vështirë ta shikosh Plutonin pa një teleskop të mirë. Dhe Plutoni është vetëm 39 njësi astronomike larg. Asnjëherë nuk ke për të parë një kometë në një largësi prej 50,000 njësish astronomike, ta kesh të sigurtë këtë. Askush nuk e ka parë ndonjëherë këtë Renë Oort. Oort vetë nuk e pa kurrë Renë Oort. Gjithçka është e bazuar në një gabim matematikor. Reja Oort nuk ekziston. Edhe Carl Sagan tha, “Shumë dokumenta shkencorë shkruhen çdo vit rreth Resë Oort, rreth tipareve të saj, origjinës së saj, evolucionit të saj. ... ... Dhe prapë ende nuk ka një copë të dhënë për ekzistencën e saj përmes vëzhgimit të drejpërdrejtë.” Nuk ekziston Reja Oort. Por tallësi në faqen e tij tha, “Hovind, nëse do të përdorësh argumentin e kometës për të provuar se toka është e re, ... ... e ke ti në dorë për të provuar përtej çdo dyshimi, se Reja Oort dhe burime të tjera nuk ekzistojnë!” Prit, prit, prit. Si mund të provosh mos-ekzistencën e diçkaje? Mos duhet të jem në të gjitha vendet në univers në të njëjtën kohë për të provuar se diçka nuk ekziston? Ai thjesht po përpiqet të zhvendosë barrën e provës në këtë mënyrë. Liberalët e bëjnë këtë gjithmonë me ne dhe ne biem në grackë. Po jua tregoj sa e thjeshtë është për ta bërë. Quhet zhvendosje e provës. Do ishte shumë e vështirë për ta bërë, apo jo? Sapo ti pret lëkurën – oh, shikon që është e kuqe – por ishte blu një sekondë më parë. Ai thotë, se unë duhet të provoj se nuk ekziston Reja Oort. Tani prit, Dejv, ja çfarë dimë. Dimë se kemi kometa. Dhe kometat nuk jetojnë më gjatë se 10,000 vjet. Ne dimë se Bibla thotë, toka është 6,000 vjeçare. Unë nuk kam ndonjë problem me kometat. Bibla thotë, “Qiejt shpallin lavdinë e Perëndisë.” Bibla thotë, se Perëndia e krijoi tokën përpara diellit dhe yjeve. Përpara çdo gjëje; absolutisht e kundërta. Këto teori nuk përputhen. Çdo gjë është mbrapsht. Bibla thotë se njeriu solli vdekjen në botë. Evolucioni thotë se vdekja solli njeriun në botë. Bibla thotë, Perëndia krijoi njeriun; por evolucioni thotë jo, njeriu krijoi Perëndinë. Këto teori janë me pole të kundërta. Njerëzit thonë, “A nuk mund të përdorte Perëndia evolucionin për krijimin?” Mund ta përdorte, por ky nuk është Perëndia i Biblës, kjo është e sigurtë. Perëndia që do të përdorte evolucionin, është i pamëshirshëm, prishës dhe i metë. Ky nuk është një Perëndi, të cilit ti do të doje t’i luteshe, kjo është e sigurtë. Më shumë për këtë do flasim në videon 7 të serive me kaseta blu atje prapa. Psalmisti tha, “Kur mendoj qiejt e tu....” Këtu, qiejt është në shumës; më shumë për këtë do flasim në seminarin #2. Ai tha, “kur mendoj”. Fëmijë, do t’i bënit vetes nder, nëse do ta fiknit ndonjëherë fare televizorin. Dhe dil përjashta, mendo për qiejt. Dil shih çfarë Perëndia ka bërë. Psalmisti tha, “Ndërsa mendoj, zjarri digjet përbrenda meje.” Fjala mendoj do të thotë: rri në heshtje dhe meditoj. Meditoj. Bibla përdor këtë fjalë dy herë. Medito. Tani, që ta dini, anglishtja është një gjuhë vërtet interesante. Një “teist” është një person, që beson në Perëndinë. Nëse vendos shkronjën “a” përpara një fjale, fjala nënkupton të kundërtën më pas. Pra, një A-teist është dikush, që thotë se nuk beson në Perëndinë. “Muse” (mendoj) do të thotë mendoj. Atëherë kush është e kundërta e saj? E gjetët. “Amuse” (dëfrej) do të thotë fjala për fjalë, të mos mendosh. E dije se kemi parqe të tëra, ku ti mund të paguash para dhe të hysh brenda? Ato quhen parqe dëfrimi. Një vend për të mos menduar. Psalmisti tha, “Kur mendoj qiejt e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur, çfarë është njeriu që ta mbash mend?” E di çfarë është interesante? Një person që kalon kohën e tij duke menduar çfarë Perëndia ka bërë dhe nuk i bën përshtypje çfarë njeriu mund të bëjë. Dëgjoni me kujdes, ju po trajnoni fëmijët tuaj të meditojnë në atë çfarë njeriu mund të bëjë dhe jo në atë çfarë Perëndia mund të bëjë. Dhe truri i tij, procesi i tij i të menduarit, do të jetë kaq i thellë. E di ti thellësinë e të kuptuarit të tij? Është, uau, ai e futi topin në kosh. Kush do t’ja dijë pas 1,000 vjetësh? Kush do t’ja dijë pas 5 vjetësh? E dini ndokush kush e fitoi Super Budallain, më falni, Super Bouling 5 vjet më parë? Do t’ja dijë kush? Nuk ka rëndësi, apo jo? Të gjithë ata burra të rritur atje që luftojnë vetëm për atë top dhe të gjithëve ua mban xhepi të blejnë një vetë. Dua të them, se nuk është mëkat. Është thjesht budallallëk të paguash një person 5 milion dollarë për të mbajtur një fshikëz derri në një lëndinë përmes disa pajisjeve hidraulike. Kjo nuk do të zgjasë, miq. Mendoni për gjëra që do të zgjasin përjetë, si për shembull, çfarë Perëndia ka bërë. Meditoni mbi këtë. Bibla thotë, “ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë...” Bibla thotë se toka është si një magnet i madh. Dhe magnetët gjithmonë e humbasin forcën e tyrë. Magneti i tokës ka humbur 10% të forcës së tij në 150 vitet e fundit. Kjo do të thotë, sigurisht, se ai ka qënë më i fortë, meqë po dobësohet. Dhe nuk mund të jetë më shumë se 25,000 vjeçare. Për t’ju dhënë ndonjë shembull, ja ku është këmba e një mamuthi, datuar rreth 15,380 vjeçare, por lëkura e tij u datua rreth 21,300 vjeçare. Ju flisni për një lindje të ngadaltë. Për datimin me Karbon-14 do të flasim më tepër në Seminarin #7, si dhe për të gjithë problemet serioze që kanë lidhje me të. Librat shkollorë do thonë, epo, po, fusha magnetike po dobësohet, por kjo është për shkak të ndryshimit të saj. Është një model i ndryshimeve, pretendojnë ata. Jo, nuk ka ndryshime magnetike në fushën magnetike në fund të oqeanit. Për këtë do flasim në Seminarin #6. Kjo është e gjitha pjesë e teorisë të quajtur: Pangaea. Sa nga ju keni dëgjuar mbi “Pangaea” më parë? Ajo teorizon idenë se më parë të gjithë kontinentët ishin të bashkuar bashkë. Mirë, vë bast se nuk ju kanë thënë se Afrika është zvogëluar në afërsisht 40% që të bëhej e përshtatshme? Ju kanë thënë që hoqën mënjanë të gjithë Meksikën dhe Amerikën Qëndrore? “Senor, que pasa donde esta: (Zotëri, çfarë ndodh, ku është) Meksika, Panamaja, Kosta Rika dhe Guatemala?” Dhe e dini, ata nuk ju thonë atë që, sipas mendimit tim, është e qartë edhe për një fëmijë kopshti. Njerëzit thonë, “Hovind, mendon se kontinentet kanë qënë ndonjëherë të lidhur?” Unë u them, “Çfarë po thua? Ata janë ende sot të lidhur.” Pra, siç janë tani, janë thjesht vendet më të ulëta që janë plot me ujë (thellësitë e oqeanëve). Ç’është kjo “ishin ata të lidhur” më parë? Hej! Ata janë ende të lidhur. Ç’teori kot! Për më tepër do flasim në Seminarin #6 rreth Pangaea, në atë që quhet “Teoria e Hovindit”. Toka po rrotullohet me një shpejtësi prej 1,000 milje në orë (1,600 km/orë) në ekuator. Por toka po ngadalësohet. Toka në fakt po ngadalësohet me rreth 1 të mijtat e sekondës çdo ditë. Toka ngadalësohet. Revista Astronomy shkruajti një artikull në 1992. Ata thanë, “Rrotullimi i tokës po ngadalësohet. ... Qershori do të jetë një sekondë më i gjatë se normalisht.” Duhet të kemi një “sekondë të brishtë” rreth çdo 1 vit ose 1 vit e gjysëm. Tani fëmijë, kjo do të jetë e komplikuar, prandaj dëgjoni me kujdes. Toka po rrotullohet, por dhe po ngadalësohet. Kjo do të thotë, se më parë është rrotulluar më shpejt. Sa nga ju mund ta kuptoni këtë pa asnjë lloj ndihme fare? Mirë, nëse toka është vetëm 6,000 vjeçare, ky nuk është një problem. Dua të them se ajo po rrotullohej pak më shpejt dhe Adami nuk mund ta vinte re. Gjithsesi ai nuk kishte orë. Ndonjëri do të pëlqente të besoja se toka është miliarda vjeçare. Mik, nëse do të shkoje prapa miliarda vjet, do të kesh një problem. Toka do të rrotullohej shumë shpejt. Ngrihu, fli. Ngrihu, fli. Ngrihu, fli. Kurrë nuk do të kesh mundësi të bësh diçka. Forca Centrifugale do të kishte qenë tepër e madhe. Dhe doni që unë të besoj se dinosaurët jetuan miliona vjet më parë? Unë e di çfarë u ndodhi atyre. Ata u zhdukën! Shkretëtira e Saharasë ka atë që quhet një lloj ere sunduese. Era fryn gati gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Kjo krijon një problem serioz. Ajri i nxehtë largohet nga shkretëtira, shkatërron pemët më tutje dhe zona e pemëve bëhet shkretëtirë. Procesi quhet: “Shkretëtirizim”. Për të mund të lexosh në libër mbi Shkencën e tokës. Shkretëtira e Saharasë është studiuar me shumë kujdes. Ja sesi filloi të zgjerohej. Egjipti ishte një tokë pjellore rreth e rrotull. Dakord, atëherë unë kam një pyetje: Nëse toka është miliona vjeçare, atëherë pse nuk kemi ndonjë shkretëtirë më të madhe diku? Pse shkretëtira më e madhe në planet është më pak se 4000 vjeçare? Epo, unë kam një teori për këtë. Ja teoria ime. Unë besoj se rreth 6,000 vjet më parë, Perëndia krijoi gjithçka; dhe 4,400 vjet më parë kishte një Përmbytje. Është shumë e vështirë për të patur një shkretëtirë nën një përmbytje. Duhet ta pranosh se do të ishte e vështirë. Prandaj, shkretëtira nuk mund të zgjerohej derisa uji i përmbytjes të binte. Prandaj them, duke u bazuar në Biblën, se shkretëtira më e madhe në botë është më pak se 4,400 vjeçare. Po! Uau, ndoshta Bibla është e vërtetë. E keni parasysh, kur shpojmë në tokë, nganjëherë gjejmë naftë? Nafta është nën një presion të madh në disa vende; deri në 9,000 kg/2,54 cm² (20,000 pounds/inch²). Ata që studiojnë shkëmbinjtë mbi shtresat e naftës thonë, “Nuk mund ta mbajë dot këtë presion për më shumë se 10,000 vjet.” Unë e di se pesha e shkëmbinjve shton presionin, por presioni në pus është më i madh se pesha e mbingarkesës. Ata thonë se do ta kishte çarë shkëmbin dhe do të kishte dalë në më pak se 10,000 vjet. Epo atëherë, unë kam dy pyetje: Nga erdhi nafta? Dhe pse është ende nën presion? Shumica e shkencëtarëve janë dakord se nafta vjen nga organizmat e shtypur. Ata janë shndërruar në naftë nga nxehtësia dhe presioni. Njerëzit mësuan në 1971 si ta prodhonin naftën brenda 20 minutash në laborator. Ekziston një fabrikë në Teksas, që merr të përbrendshmet e gjeldetëve dhe i vë nën presion të lartë, i nxeh dhe i kthen ato në naftë. Në artikull thuhej: “Ne dyfishuam atë që nëna natyrë bën, por atë që nënës natyrë iu desh ta bënte në miliona vjet, ne e bëjmë në 30 minuta.” Sinclair ka dinosaurin si logo të tij. Ata thonë se dinosaurët u shndërruan në naftë. Po, djem dhe vajza, u zbutën për 80 milion vjet. Unë nuk mendoj kështu. Unë kam një teori rreth naftës, ja teoria ime: Unë besoj se rreth 6,000 vjet më parë, Perëndia krijoi gjithçka; dhe 4,400 vjet më parë kishte një Përmbytje. Shumë krijesa të gjalla dhe njerëz u mbytën në atë përmbytje. Ata u varrosën nga dheu, shkëmbinjtë, balta dhe rëra dhe më vonë, kjo shtresë u rëndua shumë. Dhe kjo shtresë i shtypi dhe i ktheu në naftë. Gjithë këta ishin xhaxhallarët e Noeut. Herën tjetër kur të shkosh në një pikë karburanti të furnizohesh me naftë, mund të thuash, “Mirupafshim, katragjysh. Duhet t’i kishe vënë veshin Noeut; ai të tha se do të binte shi!” Hovind, “Ne e dimë se ti mëson se toka është vetëm 6,000 vjeçare. Duam të ta provojmë se ti e ke gabim.” “Ke dëshirë të vish me ne, të lutem?” Unë u thashë, “Sigurisht!” Ata më çuan në këtë frigoriferin e madh jashtë Denverit, në Lakewood, Kolorado. Aty ndodhet Laboratori Kombëtar i Bërthamës së Akullt. Ata më dhanë një pallto të madhe, kapele të madhe, doreza të mëdha dhe çizme të mëdha. Pas 5 sekondash pasi hyra fillova të ngrija. Unë kam gjak nga Florida, e dini? Është shumë i hollë. Ata më thanë, “Hovind, ne shkojmë në Groenlandë dhe shpojmë vrima atje në akull.” E ke parasysh, punë qeverie. Dhe me këtë tubin e madh shpojmë në akull dhe nxjerrim nga andej një bërthamë akulli që mban tubi. Dhe e ruajmë atë në këtë frigorifer të madh këtu në Lakewood, Kolorado. Kemi 10 bërthama akulli nga Groenlanda, që i ruajmë në këtë frigorifer. Më pas më çuan për të më treguar një nga bërthamat e akullta dhe më thanë, “I sheh këta rrathët këtu, që duken si rrathë peme?” Unë u thashë, “Oh po, duken shumë qartë.” Ata më thanë, “Në verë ndodh që bora shkrin pak, më pas ngrin dhe bëhet akull.” Kjo tregohet në ngjyrën e errët në figurë. Në dimër, bora ngjeshet dhe nuk ka mundësi të shkrijë. Dhe kjo duket nga shtresa me ngjyrë të bardhë. Prandaj këto shtresa përfaqësojnë: verë, dimër, verë, dimër, verë, dimër, verë, dimër. Dhe numëruam ato rrathët në akull. Ishin 135,000 rrathë. Kurse ti, shkon lart e poshtë duke u thënë të gjithëve se toka është 6,000 vjeçare. Por mund të ta provojmë se ajo është të paktën 135,000 vjeçare. Unë u thashë, “Djema, mos po hamendësoni se këto rrathët janë rrathë vjeçarë?” E shikoni, ndoshta ata nuk dinin gjë rreth Skuadronit të humbur. Por, gjatë Luftës së Dytë Botërore, disa aeroplanëve nga Amerika iu mbarua karburanti dhe u ulën në Groenlandë. Dhe më pas këta aeroplanë u braktisën atje më 1942. Pilotët vazhduan luftën dhe të gjithë i harruan aeroplanët atje. Deri kur një milioner i pasur nga Kentucky pati një ide brilante. Të shkonte dhe të gjente ata aeroplanë dhe t’i sillte në atdhe. Ai shkoi atje për të kërkuar aeroplanët. Atyre iu desh të përdornin radarë që futeshin në tokë, për të kërkuar nën akull. Dhe në fund i gjetën aeroplanët. E shkrinë pjesën e akullit për të arritur te aeroplanët, i çmontuan aeroplanët pjesë-pjesë dhe i nxorrën jashtë. Dhe pjesët i montuan sërish në Middlesboro, Kentucky. Jo shumë larg nga këtu. Sa larg është Middlesboro nga Knoxville, Kentucky? Ndoshta dy orë? Baza përfundimtare e këtyre aeroplanëve është në Middlesboro, pra. Tani, vrima më e thellë që ata shpuan në Groenlandë është rreth 3,000 metra. Unë di që shtresat më të thella ngjeshen dhe këto quhen: mbeturina balte dhe shkëmbinjsh (pas shkrirjes së akullit). Pra, vërtet që 4,000 vjet është një goxha kohë për akumulimin e akullit në polin e veriut dhe jugut. Atëherë pse nuk ka më tepër akull në polin e veriut dhe jugut? Vizitova muzeun dhe takova atë personin që nxorri aeroplanin P-38 dhe ai quhet Bob Carden. Unë i thashë, “Bob, kur zbrite poshtë për të shkuar te ai aeroplani, shkrive gjë disa rrathë akulli?” Ai tha, “Oh po, qindra të tilla.” A nuk duhet të kishte rreth 48 rrathë të tillë? Ai tha, “Kush të tha se ato janë shtresa vjeçare? Ai më tha, “Ato nuk përfaqësojnë verë, dimër, verë, dimër...” ato përfaqësojnë, ngrohtë, ftohtë, ngrohtë, ftohtë. Në Knoxville, mund të kemi 5 shtresa të tilla brenda një jave, apo jo? Por këta personat ende i quanin ato shtresa vjeçare. Tani, ose ai është injorant, ose po gënjen. Shpresoj se është thjesht injorant, sepse injoranca mund të rregullohet. Shikoni, budallallëku është përgjithmonë, por injoranca mund të rregullohet. Ky është ndryshimi. Një person që punon me eskimezët në Alaskë më tha, “Vëlla Hovind, pata mundësi të shihja 15 shtresa bore, atje ku rri unë, brenda 8 orësh. Jo 5 m, por 15 shtresa të dukshme bore. Fëmijët tuaj do të mësohen në shkolla se secila shtresë e tokës është një epokë e ndryshme. Ata kanë shpikur epokat Kenozoike, Mesozoike, Paleozoike, Arkaniane, etj. E dije se e gjithë shtylla gjeologjike është një broçkull? Nuk ekziston. Për këtë do flasim në Seminarin #4. Pemët e ngurtësuara që lidhin disa shtresa nuk mund të jenë ndryshim miliona vjeçar në moshën e shtresave. Një prej këtyre është në Cookville, Tennessee jo larg prej këtu. Fillimi është qymyrizuar, mesi është ngurtësuar dhe fundi është qymyrizuar sërish. Trungu i pemës shtrihet përmes dy shtresave me qymyr. Më shumë për këtë do flasim në Seminarin #6, për sa i përket formimit të qymyrit. Ato do të ngurtësohen shumë shpejt – duke qëndruar në këmbë. Në këtë mënyrë ato u zhytën. Dhe qëndruan në ujë. Ja ku është një peshk i ngurtësuar duke lindur një të vogël. Për të lindur, nuk duhen miliona vjet. Kjo është një çizme kauboji me këmbën e kaubojit ende brenda. Ka disa artikuj te tavolina atje, që quhen Kauboji Gëlqeror. Lumi Misisipi po depoziton llumra me një shpejtësi mesatare prej 80,000 tonësh çdo orë. Është studiuar delta e tij me shumë kujdes dhe studiuesit thonë se ndoshta lumit iu deshën 30,000 vjet për të depozituar gjithë atë baltë në deltë. Atëherë, unë kam një pyetje. Nëse toka është miliona vjeçare, pse tërë Gjiri i Meksikës nuk është plot me baltë tani? Ata do thonin, “Hovind, janë 30,000 vjetët që provojnë se Bibla është gabim.” Bibla thotë 6,000. Unë besoj se 6,000 vjet më parë Perëndia krijoi gjithçka, 4,400 vjet më parë u bë një përmbytje. Ndërsa uji po largohej, rreth gjysma e asaj balte u depozitua atje në 20 minuta. Prandaj, duket sikur u deshën 30,000 vjet për depozitimin e baltës, por në të vërtetë iu deshën rreth 20 minuta dhe më pas 4,400 vjet deri tani. Një miku im nga Louisiana është pastor i një kishe. Ai më tha, “Vëlla Hovind, unë kam punuar në fushën naftë-shpuese në Gjirin e Meksikës, ku kërkonim naftë.” Ai tha, “Shpuam në thellësi 4,200 metra baltë dhe hasëm pemë deri në 18 metra të larta, që qëndronin në këmbë.” Pemë vertikale 18 metra nën 4,200 metra baltë. Më shumë për këtë në Seminarin #6. Kjo është një foto e pemës më të vjetër në planet. Quhet Pisha konike e Bristle. Ne kemi një copë të saj në muzeun tonë në Pensacola. Ka një diametër vetëm 76 cm dhe është 700 vjeçare. Mund të numërosh rrathët me një xham zmadhues. Ajo rritet shumë ngadalë. Datimi përmes rrathëve të pemës nuk është një shkencë ekzakte. Pemët mund të krijojnë dy ose tri rrathë në vit. Dhe kini shumë kujdes me datimin përmes rrathëve të pemës, kur ato mbulojnë shpesh njëra-tjetrën me radhë. Më tepër për këtë do flasim gjatë Seminarit #7, mund ta bëjmë me pyetje – përgjigje, nëse do të kishit dëshirë. Pema më e vjetër në botë, sipas këtij libri shkollor, është 4,300 vjeçare. Kjo është një pemë shumë e vjetër. Por unë kam një pyetje. Nëse toka është miliona vjeçare, pse nuk kemi diku tjetër një pemë më të vjetër? Pse pema më e vjetër do të ishte 4,300 vjeçare? Unë kam një teori për këtë. Unë besoj se 6,000 vjet më parë Perëndia krijoi gjithçka, 4,400 vjet më parë u bë një përmbytje. Dhe kështu që parashikoj se pema më e vjetër duhet të jetë disi si 4,300 vjeçare. Dhe është! Ndoshta Bibla ka të drejtë! Ndoshta duhet ta lexoj dhe ta besoj. Këtu është një foto e një korali. E dinit se koralet me sipërfaqe më të madhe në botë ndodhen në Australi? Njëherë më morën në telefon nga një kishë në Brisbane dhe më thanë, “Keni dëshirë të vini këtu në Australi dhe të predikoni?” Unë u thashë se duhej të lutesha për këtë. U luta. Zoti tha, “Po!” Unë dhe vajza ime bëjmë zhytje në koralet e pengesës së madhe (Great Barrier Reef). Një pjesë e saj u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga anijet, spirancat dhe bombat, apo gjëra të ngjashme. Dhe ambientalistët vajtën atje për të parë sa shpejt do të rriteshin sërish. Ata panë rritjen e tyre gjatë 20 vjetëve. (Ishte një projekt qeveritar.) Pasi i vrojtuan tek rriteshin për 20 vjet, ata thanë se koralet janë më pak se 4,200 vjeçare. Atëherë, unë kam një pyetje. Nëse toka është miliona vjeçare, pse nuk kemi korale më të mëdha diku tjetër? Si është e mundur që koralet me sipërfaqe më të madhe në botë të jenë vetëm 4,200 vjeçare? Unë kam një teori për këtë. Vë bast se e dini ç’teori është, apo jo? Mund ta gjeni tani? Libri shkollor thotë, “Djem dhe vajza, buza shkëmbore mbi Ujëvarën Niagara po gërryhet që prej 9,900 vjetësh. Dhe pse? Ngaqë shkëmbinjtë po shkëputen nga buza. Te të gjitha ujëvarat ndodh kjo. Shkëmbinjtë thyhen dhe ujëvarat e gërryejnë vendin ku derdhen. Ujëvara e Niagaras po shtyhet prapa me gati 1,5 cm çdo vit. Charles Lyell shkoi atje në 1841 dhe tha, “Epo, Ujëvara e Niagaras është ende këtu.” Ai tha, Kjo tregon 10,000 vjet erozion. Një stuhi e mirë me shi dhe ndodh menjëherë shumë erozion. Ai e tha këtë me qëllim, që të tregonte se Bibla ishte gabim. Ai e urrente Biblën. Për Lyell do të flasim më tepër në Seminarin #4. Sot Ujëvara e Niagarës po përparon me ngadalë prapa, duke ndarë atë ishull. Në fakt Ujëvara Niagara ka 2 pjesë: Zonën kanadeze dhe atë amerikane. Është gërryer shumë qëkur Charles Lyell ishte atje. Librat shkollorë thonë, “Ky bllok shkëmbinjsh ku rrjedh lumi është 12 km i gjatë. Pra, Ujëvara Niagara është tamam këtu. Ajo filloi më në veri në Lewiston. Nëse toka është miliona vjeçare, pse nuk është gërryer akoma më shumë deri te liqeni Erie tani? Pse ajo ndodhet akoma aty? Unë kam një teori për këtë. Ja teoria ime. Para 6,000 vjetësh Perëndia krijoi gjithçka; dhe para 4,400 vjetësh u bë një Përmbytje. Ndërsa ujërat e përmbytjes po tërhiqeshin, rreth gjysma e atij gjiri doli sipër në 20 minuta. Ata mendojnë se Ujëvarës iu deshën 9,900 vjet. Ata harruan Përmbytjen e Madhe. Ata gjithashtu harruan të vinin numrin e saktë. Duhet të kishte qënë 8,400 vjet, po të kishin përdorur 4.7, por çfarë prisni ju? Kur bie shi, 30% e shiut shkon në oqean. Duke sjellë me vete kripëra minerale. Oqeanet po bëhen çdo ditë dhe më të kripur. Sot oqeanet kanë 3.6% kripë. Ata mund të kishin arritur këtë përqindje në më pak se 5,000 vjet. Pyetje: Pse nuk janë më të kripur oqeanet? Epo, shikoni, 6,000 vjet më parë Perëndia krijoi gjithçka. 4,400 vjet më parë u bë një Përmbytje. Tani, qëkur Përmbytja ka mbaruar, oqeanet gradualisht janë bërë më të kripur. Një ateist me të cilin debatova më tha, “Hovind, a mund të më thuash sesi peshku i ujërave të ëmbla i mbijetoi përmbytjes?” Unë i thashë, Zotëri, mos po hamendësoni se përmbytja ishte ujë i kripur? Ai tha, “Oqeani është ujë i kripur.” Unë i thashë, “Është e vërtetë – ende sot.” Gjatë përmbytjes, ndoshta ishte kryesisht ujë i ëmbël, i cili gradualisht u bë i kripur. Dhe sot, disa kafshëve u duhej të përshtaten me ujin e kripur. Sot kemi krokodilë të ujërave të ëmbla dhe krokodilë të ujërave të kripura dhe ndoshta, ata kishin një parardhës të përbashkët. Një krokodil. Ai më tha, “Ky është evolucion.” Unë i thashë, “Jo, nuk është.” “Duke ndryshuar nga krokodil i ujërave të ëmbla, në krokodil të ujërave të kripura është një ndryshim më i vogël krahasuar me historinë tuaj të evolucionit.” Një miku im në Alabama kultivon peshq dhe më tha se ai kishte marrë disa peshq të zinj akuariumi të ujërave të ëmbla. Ngadalë, ai kishte hedhur kripë në akuariumin e tyre. Brenda 2 javësh, ata u bënë peshq ujërash të kripura. Kur i vendosi sërish në ujë të ëmbël, ata ngordhën për 30 minuta. Ata mund të përshtaten pa problem në ujin e kripur. Sa nga ju keni shkuar në ndonjë shpellë dhe udhëheqësi juaj ju ka thënë, “Mos i prek ato, pasi duan miliona vjet të formohen.” Ose shkoni në Shpellat e Carlsbad në Arizona dhe atje do të të thonë se u deshën 250 milion vjet. Është bërë një studim në këto stalagmite. Dhe një person tha, “Rritja më e shpejtë e tyre është 6,3 cm çdo 1,000 vjet. Ja një lakuriq nate i mbuluar nga një gur përpara se të kalbej. Ja një stalaktit 5 cm duke u rritur në një frigorifer në Pensacola, Florida. Ja dhe një person në një ndërtesë në Indiana, e ndërtuar vetëm 40 vjet më parë. Ka formacione të mëdha në formë shpelle në themel nga rrjedhja e ujit përmes gurëve gëlqerorë. Ja një minierë e mbyllur në Australi për 55 vjet. Kur e rihapën për ta kontrolluar, zbuluan tashmë formacione të mëdha shpellash brenda këtyre 55 vjetëve. Unë mendova se ishte 6,3 cm çdo 1,000 vjet... E thyen atë stalagmitin poshtë tij dhe ma dhanë mua. Ndodhet në muzeun tim. Ja një garazh parkimi ndërtuar në 1997 në Teksas. Po krijonte stalagmite në makinat e studentëve, që i parkonin atje. Për të mbledhur ujin, atyre iu desh të vendosnin enë. Një person në Wyoming pati një burim me ujë të nxehtë mineral në pronën e tij në Thermopolis, Wyoming; dhe ai vendosi një tub në tokë. Uji filloi të dilte nga fundi i tubit dhe gurgulloi poshtë nëpër tub. Epo, ai personi vdiq. Njerëzit e lanë tubin atje të ngjitej në tokë. Ndërsa tubi ishte atje, ai la prapa depozitime minerali, ndërsa uji avulloi. Sa nga ju keni parë këto depozitime mineralesh? Mund t’i gjeni dhe në lavamanët tuaj. Ai personi vdiq dhe rreth 95 vjet më vonë tubi ishte akoma i ngjitur në tokë. Unë shkova për ta parë. Ja ku është tani, në 1998. Duke e kruar, do të nxirrnim pak gëlqere, derisa ai të pastrohej fare, apo jo? Po, pak. Një fqinj më tutje filloi ta bënte këtë. Nuk është kaq i madh. Dëgjoni, më përqindjen aktuale të erozionit, kontinentet do të bëhen rrafsh pas 14 milion vjetësh? Pse na thonë se kanë fosile 300 herë më të vjetra se kaq, të cilat janë akoma mbi nivelin e detit? Ato duhet të ishin bërë rrafsh 300 herë. Thjesht shkoni në perëndim dhe shikoni modelet e erozionit dhe do të thoni, “Ky vend u shkatërrua nga një përmbytje.” E tërë bota u shkatërrua nga një përmbytje. Fluturoni me avion, si unë, dhe shikoni ndonjëherë nga dritarja. Gjuhët më të vjetra në botë janë disi interesante. Njerëzit thonë, se sistemet më të vjetra të të shkruarit në botë filluan rreth 3,000 p.K. pra gati 5,000 vjet më parë. Sistemet më të vjetra të të shkruarit. Kurse gjuhët më të vjetra janë moderne, të ndërlikuara dhe të përfunduara. Kinezët thanë se viti 2,000 ishte viti 4,700. Ata mendojnë se e fillojnë kalendarin e tyre me përmbytjen. Ata e quajnë Noeun: Phu Hi. Ndëshkimi më i vjetër kapital i regjistruar ishte 3,800 vjet më parë. Kalendari hebraik thoshte se viti 2,000 ishte viti 5,760. Ne e dimë se kalendari hebraik u ngatërrua sepse një Rabi, me qëllim fshiu fare disa vjet, që të mos kishte asnjë lidhje me profecinë e Danielit 9:25 rreth Jezusit. Saksonët kishin një gjenealogji që shkonte deri te Adami. Danezët dhe norvegjezët kishin një listë mbretërsh që shkonte deri te Noeu. Mos i beso listës së mbretit egjiptian. Është tepër e ekzagjeruar. Shikoni punën e Corvil mbi këtë në librin “The Evolution Cruncher.” Pse dokumentat më të vjetër të besueshëm të regjistruar janë më pak se 6,000 vjeçare? Unë kam një teori për këtë. Vë bast se e dini çfarë është, apo jo? Bibla është absolutisht e saktë, mi q. Absolutisht e saktë, shkencërisht. Të dhënat për një tokë të re janë dërmuese. Por studentëve nuk u mësohet kjo. Studentëve u tregohet vetëm prova e besuar për një tokë të vjetër. I mbani mend monedhat në kuti? Më mirë të merren me më të rejat. Jo me më të vjetrat. Këto libra nuk mund të quhen më libra shkence. Ato janë libra për Evolucionin. Mendoj se është pjesë e një tabloje më të madhe, për një Rend të Ri Botëror. Shikoni, ata që themeluan këtë shtet thanë, “Ne mbajmë këto të vërteta si prova të qarta... ...se të gjithë njerëzit janë krijuar njësoj, se ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të pacënueshme.” Por a e dinit se 75% e fëmijëve nga familje të krishtera, që shkojnë në shkolla publike, do ta hedhin poshtë besimin e krishterë pasi kanë bërë 1 vit shkollë? Ja ç’i ndodhi Crawford Toy. Shumë njerëz nuk kanë dëgjuar kurrë për Crawford Toy, por ai ishtë një profesor seminaresh Baptist Jugor shumë i famshëm. Ai për pak sa nuk u martua me një vajzë të quajtur Lottie Moon. Ka dëgjuar ndokush për Lottie Moon? Çdo Krishtlindje, ju njerëz mblidhni ofertën Lottie Moon. Ajo ishte një misionare e madhe në Kinë. Pas luftës civile, Crawford Toy shkoi në Europë dhe mësoi për evolucionin. Ai mësoi dhe e besoi atë. Më pas u bë një evolucionist. Crawford u kthye në Shkollën e tij të Biblës dhe tha, “Bibla ka si qëllim të mësojë një krijim të qartë 6 ditor. ... ... Por Bibla thjesht e ka gabim në këtë pikë.” Bibla e ka gabim?! Tani, prit pak Crawford! Ndoshta teoria juaj është gabim; ose ty të kanë bërë lavazh truri. Është shumë e thjeshtë të të bëjnë lavazh truri. Unë do të përpiqem t’i bëj lavazh truri gjithë turmës dhe më pas do ta mbyllim dhe do shkojmë në shtëpi. Nesër do të flasim për kopshtin e Edenit. Si ishte ai? Dhe pse njerëzit jetonin rreth 900 vjet? Por së pari, do përpiqem t’i bëj lavazh truri gjithsecilit. Ja se ç’do të ndodhë. Unë do t’ju tregoj një histori të shkurtër. Ndërsa e tregoj, do t’ju bëj lavazh truri. Ndoshta nuk ju është bërë lavazh truri më parë. Është një procedurë e padëmshme. Kur të mbaroj me historinë, do t’ju bëj 2 pyetje të thjeshta rreth saj. Nëse e dini përgjigjen, dua thjesht të ngrini dorën. Nëse nuk e dini përgjigjen, do të jetë sepse lavazhi juaj i trurit është bërë me sukses. Tani kini mendjen: ja historia. Na ishte njëherë një burrë, që doli nga shtëpia për të bërë vrap. Pasi vrapoi pak u kthye majtas. Vrapoi akoma dhe u kthye majtas. Vrapoi akoma dhe u kthye majtas dhe më pas u nis për t’u kthyer në shtëpi. Ndërsa po kthehej në shtëpi, ai vuri re 2 burra me maska që po e prisnin në shtëpi. Kush ishin këta burra të maskuar? Dhe pse doli ai nga shtëpia për vrap? Nëse e dini, ngrini dorën, por mos e thoni me zë të lartë. Vetëm pesë apo gjashtë. Ju të tjerët, mendjen këtu, do ta provojmë përsëri. Na ishte njëherë një burrë, që doli nga shtëpia për të bërë vrap. Pasi vrapoi pak u kthye majtas. Do t’ju jap një të dhënë: është e rëndësishme. Pasi vrapoi pak u kthye majtas. Vrapoi akoma dhe u kthye majtas dhe më pas u nis për t’u kthyer në shtëpi. Ndërsa po kthehej në shtëpi, ai vuri re 2 burra me maska që po e prisnin në shtëpi. Kush ishin këta burra të maskuar? Dhe pse doli ai nga shtëpia për vrap? E kuptoi ndonjë tjetër? ...Dy më shumë. Ju të tjerët, kini mendjen. Do ta provojmë akoma dhe një herë. Por tani do ta pastroj trurin tuaj nga lavazhi që ju bëra. Shikoni, ju nuk e kuptuat, por unë ju ç’orientova juve në tri sekondat e para. Tani do t’ju qartësoj të gjithëve, thjesht duke ju treguar disa foto. Do t’jua tregoj të njëjtën histori fjalë për fjalë, por shikoni fotot. Do ta ndjeni vetë që po pastroheni nga lavazhi i trurit që ju bëra. Është ndjenja më e mirë. Jeni gati? Fillojmë. Na ishte njëherë një burrë, që doli nga shtëpia për të bërë vrap. Pasi vrapoi pak u kthye majtas. Vrapoi akoma dhe u kthye majtas. Vrapoi akoma dhe u kthye majtas dhe më pas u nis për t’u kthyer në shtëpi. Ndërsa po kthehej në shtëpi, ai vuri re 2 burra me maska që po e prisnin në shtëpi. Kush ishin këta burra të maskuar? Kapësi dhe Arbitri (në lojën e Bejsbollit)! Ju thoni, “Vëlla Hovind, kaq e thjeshtë është të të bëhet lavazh truri?” Oh, po! E kuptoni, sapo thashë, “Një burrë doli nga shtëpia...” Ju nisët të mendonit për një shtëpi. Dhe nuk më ndoqët më. Dhe po nuk më ndoqe në fillim, është shumë e vështirë të më ndjekësh më pas. Keni dëshirë të shihni sesi fëmijëve u bëhet lavazh truri në sistemin tuaj shkollor me anë të miliona vjetëve? Miliona fëmijëve në Amerikë, çdo vit, u bëhet lavazh truri. Dhe është kaq e thjeshtë. Ata i çojnë fëmijët në kopësht, ku ende nuk mund të lexojnë. Dhe u japin një libër si ky: “Unë mund të lexoj rreth dinosaurve.” Ka dëshirë ndokush ta imagjinojë se ç’thotë fjalia e parë në libër? “Miliona vjet më parë....” Dhe ai fëmijë nuk është më në binarët e duhur që në pesë sekondat e para. Sa fëmijëve u mësohet evolucioni në qytetin tuaj? Të gjithëve. Kjo është ta quash Jezusin gënjeshtar. Jetuan dinosaurët miliona vjet më parë? Dr. Seuss thotë madje, “Miliona vjet përpara se ti të lindje”. Jezusi tha, “..A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull e femër,..” Dikush e ka gabim, miq! Tani, prisni një minutë, Bibla thotë se përpara përmbytjes njerëzit jetonin rreth 900 vjet. Si është e mundur kjo? Për këtë do flasim në Seminarin #2. Nesër. Po Përmbytja e Madhe? Për këtë do flasim në Seminarin #6. Po dinosaurët? Për këtë, më tepër në Seminarin #3. Por dëgjoni, në shkolla do t’ju thuhet që ju filluat si fëlliqësi dhe gradualisht u bëtë një njeri. Kini kujdes, sepse kjo filozofi do t’ju dëmtojë. Jezusi tha, “Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës, dhe jo sipas Krishtit.” Nëse një fëmijë shkon në shkollë nga 12 deri në 16 vjet në qytetin tuaj, si do të jetë këndvështrimi i tij mbi botën? Ndoshta si një evolucionist. Nëse Bibla ka të drejtë rreth fillimit, ndoshta ka të drejtë dhe rreth fundit. Le ta përmbledhim këtu. Perëndia krijoi botën. Ai është pronari dhe Ai i vendos ligjet. Dhe ne të gjithë jemi fajtorë të thyerjes së këtyre ligjeve. Të gjithë ne. Më lejoni t’ju tregoj. Ja 10 Urdhërimet. Ai na tha, “Nuk do të bësh dëshmi të rreme.” (Mos gënje) Sa nga ju kanë thënë ndonjëherë një gënjeshtër në jetën tuaj? Ngrini dorën, ndryshe po thoni një tjetër nëse nuk e ngrini! “Nuk do të vjedhësh.” Sa kanë vjedhur diçka? Hajdeni, sapo më thatë se jeni gënjeshtarë. Ngrini dorën. (Mos e ngritët gjë dorën, atje, vëlla? Ngrijeni lart) Deri tani dimë që jemi një tufë hajdutësh gënjeshtarë, saktë? Doni të lexoni të gjithë listën dhe të shihni se si jemi? Më mirë të ndalojmë këtu. Nuk ka dyshim, ne jemi fajtorë. Dhe do të ndëshkohemi. Perëndia është një gjykatës i drejtë. Ai nuk mund ta shikojë mëkatin dhe ne do të ndëshkohemi. Ose, duhet të gjejmë një zëvendësues. Pikërisht tani vjen Jezusi. Ai dëshiron të paguajë për mëkatet tuaja. 36 vjet më parë, unë i thashë Atij nëse mund të paguante për mua. I kërkova Atij të më falte dhe të më shpëtonte. Hej, nëse do të vdisnit sot, ku do të shkonit? Atje ku pihet duhan apo atje ku nuk pihet? Ku do të shkoni, kur të vdisni? Duhet të mendosh për këtë, sepse do të jesh i vdekur për një kohë vërtet shumë të gjatë. Gjithë ajo që ti merr nga kjo jetë, është thjesht një vijë shumë e vogël midis dy datash. Edhe unë do të vdes ndonjë ditë. Unë po përpiqem ta bëj atë si gjënë e fundit fare, por do të ndodhë. Mund të ndodhë edhe sot. Keni parë si i ngasin makinat rreth Knoxville, Tennessee? Ju keni fshatarë me patentë këtu, miq. Ti mund të vritesh ndërsa shkon në shtëpi sonte. Ku do të shkosh kur të vdesësh? Nëse nuk je i sigurtë se je i shpëtuar, pse nuk i kërkon Zotit të të falë dhe të të shpëtojë? Dhe nëse je i shpëtuar, për at’ Zot, çfarë je duke bërë? Gjithkush duhet të gjejë diçka për të bërë për Zotin. Jemi në luftë, gjej diçka për të bërë. Zihu me punë, fito shpirtra, ji një mësues i shkollës të së dielës, shofer autobusi, bëj diçka për Perëndinë me jetën tënde. Nëse ti ke nevojë për ndihmë, kemi materialet tona për këtë. Te tavolina atje prapa është një katalog. Ka gjithashtu dhe disa videokaseta për të të ndihmuar të forcohesh në besim në Fjalën e Perëndisë. Shpresojmë se jeni kënaqur me këtë serinë mbi: krijimin, evolucionin dhe dinosaurët. Shumë më e rëndësishme sesa të njohësh të gjithë të vërtetën dhe faktet rreth shkencës është të njohësh të vërtetën nëse je duke shkuar në parajsë ose jo. Nëse nuk i keni besuar ndonjëherë Krishtit si Shpëtimtarin tuaj, më lejoni t’jua shpjegoj shpejt ç’duhet të bëni për të shkuar në parajsë. Bibla thotë se të gjithë jemi mëkatarë. Të gjithë ne i kemi shkelur ligjet e Perëndisë. Ne nuk i jemi bindur Krijuesit. Kemi bërë gjëra të mbrapshta; ne jemi mëkatarë. Disa janë më të këqij se të tjerët, të paktën në sytë e njerëzve, por të gjithë kemi thyer ligjet e Perëndisë. Bibla thotë se duhet të pendohesh. Fjala pendim do të thotë “të kthehesh.” Në fakt do të thotë dy gjëra “të braktisësh mëkatin tënd dhe të kthehesh te Perëndia.” Perëndia pret një ndryshim në qëndrimin tënd kur ti thua, ... ...”Zot, unë nuk dua të bëj më të këqija; më fal që të kam ofenduar Ty. Unë dua të bëj gjëra të drejta.” Ti braktis mëkatin dhe kthehesh te Perëndia, dhe i thua, “Perëndi, të lutem më fal dhe më shpëto?” Bibla thotë te Romakët 3:23, “Të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.” Ti duhet të pranosh se je një mëkatar. Së dyti, Bibla thotë te Romakët 6:23, “Paga e mëkatit është vdekja.” Ne meritojmë të vdesim dhe të shkojmë në ferr, për shkak të mëkatit tonë, por Jezusi vdiq për ty. Ai të do. Ai do që ti të shkosh në parajsë. Dhe të gjithë ata që do t’i thërrasin Atij për shpëtim falas, Perëndia do t’u japë dhuratën e jetës së përjetshme. Është një dhuratë falas, dhe te Romakët 10:13 thuhet, “Kushdo që do të thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet.” Nëse ti thjesht e thërret dhe thua, “Zot, unë jam një mëkatar,” dhe i kërkon Atij, Ai do të të japë dhuratën falas të jetës së përjetshme. Pse nuk lutesh me mua tani dhe të pranosh Krishtin si Shpëtimtarin tënd? Nuk ka fjalë magjike, Perëndia shikon zemrën tënde, por nëse e thua këtë me gjithë zemër, Perëndia do të të falë. Thjesht thuaj, “I dashur Zoti Jezus, e pranoj që jam një mëkatar, kam thyer ligjet e Tua. Më vjen keq. Të lutem më fal. ... ... Më pastro me gjakun Tënd. Fali mëkatet e mia dhe më prano në parajsë. Në emrin e Jezusit, Amen.” Bibla thotë, nëse ti e kërkon Perëndinë, do të shpëtohesh. Prandaj, nëse i ke kërkuar Zotit të të shpëtojë, Ai ka premtuar se do të të shpëtojë. Tani, detyra jote është të rritesh. Lexoje Biblën, lutu, përfshihu në një kishë të mirë që besojnë Biblën dhe fillo të rritesh për të qenë një i krishterë i mirë. Shumë faleminderit. Telefono, ose na shkruaj nëse mund të të ndihmojmë në ndonjë mënyrë. Do të ishim të gëzuar po t’ju ndihmonim. Për më shumë informacion ose materiale të tjera të ofruara nga: Creation Science Evangelism. Na telefono në 1(850)-479-3466 – Ose na vizito direkt në: www.drdino.com - [Ed.12.3]