Bibla dhe Shkenca janë dakord
http://www.creationism.org/albanian/BibleSci_sq.htm

Shkencëtarët gjatë viteve kanë bërë shpesh gabime për sa i përket shkencës. Por Bibla asnjëherë nuk ka gabuar – ajo ka treguar se është shkencërisht e saktë. Megjithëse Bibla nuk është një tekst shkencor, shumë çështje shkencore janë përmendur në të; dhe kur janë përmendur – me kalimin e viteve ato kanë dalë të sakta!!


Shkencëtarët besonin njëherë
Por tani shkenca thotë
Bibla gjithmonë ka thënë
Ekzistojnë vetëm 1.000 deri në 1.200 yje në të gjithë universin. Miliarda dhe miliarda yje; nuk mund të numërohen dot nga njeriu! Jeremia 33:22a "Ashtu si nuk mund të njehsohet ushtria e qiellit..."..."
Toka është e rrafshët. Toka është rrumbullake. Isaia 40:22a "Ai është ai që rri ulur mbi rruzullin of e tokës..."
Drita nuk lëviz, thjesht qëndron në një vend. Drita lëviz – dhe ka veti fizike; "valët e dritës" ose fotonet. Jobi 38:19a "Ku është rruga që të çon në banesën e dritës?? ..."
Teoria e Gjendjes së Njëtrajtëshme, yjet janë thjesht atje Çdo yll është unik, dhe dy nga yjësitë kanë lidhje gravitacionale. Jobi 38:31 "A mund t’i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?"
Gjaku i keq duhet të nxirret jashtë, që personi të bëhet më mirë. Gjaku është jetësor për jetën, shpesh është i nevojshëm një transfuzion për të shtuar më tepër gjak. Levitiku 17:11a "Sepse jeta e mishit është në gjak:..."
Ajri nuk ka peshë, thjesht ndodhet atje. Oksigjeni, nitrogjeni, dioksidi i karbonit kanë peshë atomike që mund të matet. Jobi 28:25a "Kur caktoi peshën e erës..."
Era fryn në mënyrë të drejtë në Tokë. Rrymat ajrore lëvizin në forma të mëdha rrethore. Predikuesi 1:6b "... kthehet dhe rikthehet vazhdimisht dhe bën po ato rrotullime."
Toka qëndron në shpinën e diçkaje. Toka rri pezull e lirë në hapësirë. Jobi 26:7b "... dhe e mban tokën pezull mbi hiçin."
Njerëzit thjesht sëmuren; larja e duarve nuk është e rëndësishme. Shumë sëmundje përhapen nga kontakti; laji duart me ujë të rrjedhshëm. Levitiku 15:13b "... do të lajë rrobat e tij dhe do të lajë trupin e tij në ujë të rrjedhshëm..." 
Yjet janë të ngjashëm me njëri - tjetrin. Çdo yll është faktikisht unik. 1 Korintasve 15:41b "...sepse ndryshon në lavdi ylli nga ylli."
Diçka nga asgjëja pa asnjë arsye – modeli i "Big Beng" – buum, shiko u krijua një univers! Çdo veprim ka një kundërveprim të njëjtë; kjo është shkenca e vërtetë. Shkaku dhe efekti; për punim nevojitet ushqim. Zanafilla 1:1 "Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën."

Shkencëtari grek Claudius Ptolemy (lindur në vitin 150 pas Krishtit) ishte i zgjuar, por gabimisht mësonte të tjerët se pjesa tjetër e universit rrotullohet rreth Tokës. Gabim. Por siç e shihni, shkencëtarët e kanë besuar këtë për më shumë se 1.000 vjet. Shkencëtarët mësonin se universi rrotullohet rreth Tokës; për këtë bindën dhe njerëz të tjerë të shkolluar, si p.sh. drejtuesit e tyre bashkëkohorë europianë të kishës (e cila ishte e lidhur me shtetin). Bibla nuk e mëson aspak këtë. Në të vërtetë shkencëtarët e kishin gabim dhe më vonë ata gjithashtu u ngritën kundër Kopernikut dhe Galileit, rreth vitit 1600. Galilei e vërtetoi këtë – për më shumë se 1.000 vjet – se shkencëtarët e kishin gabim.

Galilei nuk është një shembull i fese kundër shkencës, por thjesht "episodi Galilei" është një shembull i konsensusit të shkencëtarëve që e kishin gabim, dhe që kishin bindur dhe të tjerët – të cilët më pas u besuan gabimeve.

Feja mund të jetë e mirë kur na sjell pranë të vërtetës.

Shkenca mund të jetë e mirë gjithashtu nëse na sjell pranë së vërtetës.

Shkencëtarët, duke qënë se janë njerëz, shpesh e kanë gabim, ashtu siç e kishin gabim shkencëtarët në ditët e Galileit. Mos harroni, ishin shkencëtarët që e kishin gabim dhe që kishin bindur të tjerët se pjesa tjetër e universit rrotullohet rreth Tokës.

Mos harroni, se shkencëtarët e përzienin astrologjinë me astronominë. Gjithashtu e përzienin alkiminë me kiminë, duke bërë budallenj shumë veta. Kështu, ndërsa shkencëtarët me kalimin e viteve e kanë pasur shpesh gabim për shkencën, Bibla qëndron e qëndrueshme dhe e saktë. Sot, evolucionistët e përziejnë besimin e tyre me atë të shkencëtarëve, edhe kur shkenca e vërtetë e tregon se evolucioni nuk mund të jetë mundësisht i vërtetë. Por Bibla na ka thënë gjithmonë të vërtetën për origjinën tonë. Zanafilla 1:1 "Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën."

Shkencëtarët evolucionistë e kanë gabim për shkencën përsëri; dhe Bibla do të tregojë përsëri se është e saktë dhe e vërtetë.


REFERENCA - Për më shumë informacion

"Hidden Treasures in the Biblical Text" by Chuck Missler, c. 2000.  Published by Koinonia House, 120 pages.  ISBN 1-57821-127-1

"Scientific Facts in the Bible" by Ray Comfort, c.2001.  Published by Bridge-Logos Publishers, 95 pages.  ISBN 0-88270-879-1

"The Vanishing Proofs of Evolution" by Thomas F. Heinze.  Published by Chick Publications, 94 pages.  ISBN 0-758905-70-X
 

"Bibla dhe Shkenca janë dakord"
<http://www.creationism.org/albanian/BibleSci_sq.htm>

Faqja kryesore:  Shqip
www.creationism.org