7 mrekullitë e Malit St. Helens
nga Lloyd & Doris Anderson
http://www.creationism.org/albanian/7wonders_sq.htm
|
Hyrje: 7 mrekullitë e përmbledhura më poshtë janë 7 tipare gjeologjike që kanë ardhur si rrjedhim i aktivitetit të shpërthimit rreth viteve '80 dhe janë shfaqur në Qendrën MSH të Informacionit mbi Krijimin. Për shkak se janë formuar shumë shpejt, ato sfidojnë mendimin evolucionist, sipas të cilit për këto formime duhen shumë epoka të gjata. Ne i quajmë ato “mrekulli”, për shkak se janë shumë mbresëlënëse. Në fakt, është bindja jonë se këto mrekulli janë një mesazh nga Perëndia për të kujtuar njeriun mbi shpejtësinë me të cilën Ai krijoi botën. |
Shpërthim vullkanik, 18 maj 1980 |
1. Mali nuk njihet më pas nëntë orësh. MSH ishtë shpallur si maja më e bukur e Cascade. Në formë konike dhe i mbuluar me dëborë, ai ngrihej mbi luginat e thella të veshura me pyje, me një liqen me ujë të pastër në veri të tij. Në mars të 1980, magma filloi të lëvizë brenda malit duke e ndarë atë. Një tërmet i fuqishëm në orën 8:32 në mëngjes, në 18 maj, shkaktoi që shpati verior të zhytej në luginat poshtë, duke çliruar presionin brenda me një shpërthim anësor, verior dhe të mahnitshëm. Ky shpërthim fillestar që zgjati 8 minuta shkatërroi një sipërfaqe pyjore prej 590 km katror.
Mali vazhdoi të shpërthente deri në mbrëmje, duke e kaluar fuqinë e 20,000 bombave atomike si ato të Hiroshimës. Në ato 9 orë, ¼ e majës dhe tërë qendra e malit u zhdukën, duke lënë një krater gjigand të hapur, në formën e një patkoi kali. Luginat e thella u mbushën, 85 m material u depozituan në fund të liqenit, dhe lumi që buronte nga ana veriore dhe veri-perëndimore e malit u mbulua me mesatarisht 50 m materiale. Në vetëm 9 orë rajoni u bë si ai i një peisazhi në hënë, i shëmtuar dhe pa jetë.
Për 150 vjet evolucioni gjeologjik e zvogëloi rolin e ngjarjeve katastrofike. Por ndryshimi i jashtëzakonshëm gjeologjik i prodhuar nga ky shpërthim 9 orësh i një vullkani të vogël do të kërkonte një ndryshim gradual në një periudhë kohore prej 1 milion vjetësh.
2.
Për 5 muaj u formuan kanione.
Gjatë 5 muajve pas shpërthimit, u formuan 2 kanione nga balta dhe materiali i shpërthimit, duke krijuar dranazhe për kraterin me përmasa 1.4 x 3.2 km. Dranazhi kryesor, Kanioni Step, është gati 230 m i thellë. Në lindje të tij ndodhet Kanioni Loowit. Të dy kanionet presin një shtresë prej 30 m shkëmbi të qëndrueshëm. Përrenj rrjedhin nga çdo kanion. Shpjegimi tipik evolucionar është që një përrua me ngadalë formon një kanion përgjatë shumë kohëve. Në këtë rast ne dimë se kanionet u formuan shpejt, më pas një përrua filloi të rridhte në to. Tekstet shkollore thonë se kanioni më spektakolar në botë, Grand Canyon, u formua nga erozion prej një përroi gjatë qindra miliona viteve. Tani shkencëtarët e specializuar në erozione gjeologjike besojnë se ai u formua pikërisht si këto kanione në MSH.
|
Shumë shtresa u formuan shpejt! Shtresëzimi ishte i shpejtë! |
Krahasoni shtresat e shpejta të malit St. Helens me (Përmbytja mbarëbotërore) shtresat e shpejta të Grand Canyon! Roland Burchard (majtas) dhe Claude Birdseye (duke filmuar djathatas) në lumin Colorado, 1923. |
3. Toka jo pjellore të formuara në 5 ditë. Topografia mbi tokat jo pjellore gjendet në jug-perëndim dhe në Dakotën e Jugut. Kjo ndodh atje ku materiale të pangjeshura janë gërryer në zonat me struktura shkëmbore, duke lënë peisazh të çrregullt, por piktoresk. Shpjegimi standart për formime të tilla toke është që uji, gjatë shekujve, ka larguar materialet e pangjeshura, duke lënë shkëmbinj të ngritur atje-këtu.
Në MSH rrëshqitja masive mori përpara sasi të mëdha akulli dhe dëbore, duke i mbuluar ato në luginën e thellë në veri. Gjatë ditës u depozitua gjithashtu dhe 10 m hi me temperaturë 290 gradë Celsius, i cili e shkriu shpejt akullin duke shkaktuar që ai “të shfaqej” si avull. Ky është i njëjti proces energjie që shkaktoi shpërthimet lart në mal gjatë gjithë ditës. Uji zgjerohet 1700 herë kur kthehet në avull. Kur kjo ndodh në një çast, ndodh edhe shpërthimi. Përfundimisht, përmes shpërthimesh të ngjashme i gjithë uji u ngrit lart.
Kur hiri i kuq i nxehtë që mbuloi akullin dhe borën në luginë shkaktoi që akulli të shkrihej dhe të dilte si avull, u formuan diçka të quajtura “gropa të shpërthimit të avullit” (deri në 40 m të thella). Anët e tyre ishin shumë të pjerrta derisa graviteti i rrëzoi duke prodhuar efektin “burim dhe kanal”, një nga tiparet e topografisë së tokave jo pjellore. (Burimet janë kanale të vogla). Tiparet e këndshme të tokave jo pjellore në SHBA mund të jenë krijuar gjithashtu nga forca katastrofike dhe disa nga aktiviteti vullkanik.
4. Shtresat e formuara në 3 orë. Në12 qershor 1980 një shpërthim i tretë prodhoi një shtresë 8 m që mahniti gjeologët. Shtresat e tjera mendoheshin se kërkonin periudha të gjata kohore për t’u formuar; por mbi 100 shtresa u grumbulluan, shumica gjatë orës 9 deri në 12 të natës. Ndërsa një shtëllungë u ngrit lehtë deri në 15 km lartësi mbi malin, valë pas vale, fragmente shkëmbinjsh vullkanik filluan të dalin nga krateri dhe të zbrisnin poshtë skajit verior, secila duke mbuluar luginën poshtë me një petëzim tjetër. Përmasat me madhësi në centimetra apo metra, iu deshën një periudhë kohore prej pak sekondash apo pak minutash të formoheshin.
Gjeologu Steven Austin i përshkroi këto fragmente shkëmbinjsh vullkanik si copëra vullkani të ngjitshme, të lëngshme, turbulluese lëvizëse. Ato rrëshqitën anës malit me shpejtësinë e një uragani dhe lanë mbetje prej 500 gradë Celsius. Ndonjë person mund të mendonte se çdo mbetje do të bëhej një trajtë dhe do të përzihej. Në mënyrë të mrekullueshme këto përzierje të shpejta prej hiri të kuq të nxehtë dhe shtufe u ndanë në shtresa në copëza të trasha dhe të imta. Tipare të tilla shfaqin ligjet që mbizotërojnë rrjedhjet e demonstruara në pishina sedimentare laboratorike.
Shtresëzim i ngjashëm i hollë shfaqet në gurët ranorë në fund të Grand Canyon. Dituria tradicionale thotë se ato u formuan nga sedimentime të ngadalta dhe të vazhdueshme gjatë shumë epokash. Si përzierjet me gas që formuan shtresat e MSH edhe përzierjet ujore që formuan shtresën fundore të Grand Canyon ndjekin të njëjtat ligje të fizikës. Vullkani ka treguar se shtresa të tilla mund të formohen shpejt. Një përmbytje mbarëbotërore mund të ketë prodhuar shtresën fundore të Grand Canyon në një kohë të shkurtër.
5. Sistemi i lumit u formua në 9 orë. Rrëshqitja e tokës e 18 majit e mbuloi lumin dhe shtratin e tij për te liqeni Spirit mesatarisht 50 m. Ajo mbuloi gjithashtu dranazhet e tjera deri në një largësi prej 590 km katrorë të luginës së sipërme të Toutle derisa e bllokoi luginën. Për 22 muaj nuk ekzistonte asnjë rrugë e përcaktuar që uji të shkonte në Oqeanin Paqësor.
Më pas, në 19 mars 1982, një shpërthim shkriu një sasi të madhe akulli të grumbulluar në krater gjatë dimrit. Ujërat u përzien me materiale të pangjeshura që ndodheshin anës malit duke krijuar kështu një rrëshqitje balte masive. Gjatë 9 orëve, kur askush nuk po e vëzhgonte, balta ndërtoi një sistem të integruar dranazhesh mbi një pjesë të madhe të luginës dhe rihapi rrugën deri në Oqeanin Paqësor. Dranazhet përfshinë të paktën 3 kanione me një thellësi prej 30 m. Njëri prej tyre u quajt “Grand Canyon i vogël i Toutle”, sepse është një model i ngjashëm sa 1/40 Grand Canyon origjinal.
Shumë ujë (ose baltë) arrin të kryejë shpejt atë çfarë pak ujë (ose baltë) i duhet një përjetësi ta arrijë.
Gjeologët evolucionistë caktuan periudha të gjata kohore për formimin e 41,000 km katrorë të Shkëmbinjve të kanalizuara në Uashingtonin lindor. Gjatë viteve '70, ata përfundimisht e pranuan që ky formim masiv gjeologjik, i cili përfshin Grand Coulee, u formua kryesisht në 2 ditë si rezultat i një ngjarjeje katastrofike. Ngjarjet katastrofike shpjegojnë më mirë formimet e mëdha erozive në sipërfaqen e tokës. Historitë e gati 300 grupe njerëzish flasin për një ngjarje më të përshtatshme -- Përmbytja Mbarëbotërore.
6. Trungjet e zhytura ngjajnë me pyje shumë të vjetra në vetëm 10 vjet. Një milion pemë dolën në breg të liqenit Spirit ditën e shpërthimit më të madh. Ndërsa vitet kalojnë një nga një, trungjet rëndohen dhe zhyten në fund të liqenit. Rrënjë të dendura trungjesh janë ende pjesë e 10% të tyre. Këto trungje zhyten deri në fund në pozicion vertikal dhe rrënjët e tyre shpejt mbulohen nga sedimentimi i vazhdueshëm në liqen. Të japin përshtypjen sikur ato u rritën dhe u thanë atje ku janë depozituar, një pyll mbi një tjetër gjatë periudhave të mëdha kohore.
Formime të tilla gjenden në vende të tjera, si p.sh. në Specimen Ridge (Kreshta Specimen) në Parkun Kombëtar Yellowstone. Atje, gjeologët gjetën pyje “të mbjellë” në 27 shtresa të ndryshme në kreshtë dhe dolën në përfundimin se po vëzhgonin 27 pyje njëri pas tjetrit. Tabela shpjeguese në Kreshtën Specimen tregonte gabimin e tyre. Në të shkruhej: “Të varrosura brenda shkëmbinjve vullkanikë, nga të cilët është i përbërë mali, ndodhen 27 shtresa të qarta pylli të fosilizuar që lulëzonte 50 milion vjet më parë.”
Sot e vërteta është jashtë dhe tabela shpjeguese nuk është më. Shkencëtarët kuptuan se fenomeni i liqenit Spirit shpjegon Kreshtën Specimen. Pemët që notonin në liqen, u bënë të rënda nga uji dhe u zhytën në fund të liqenit gjatë një periudhe kohore, duke dhënë pamjen e shumë pyjeve sikur rriteshin njëri mbi tjetrin. Formimi 50 milion vjeçar mund të jetë formuar në vetëm pak vite, plus kohën e nevojshme për ngurtësimin e tyre (100 deri në 1000 vjet).
7. Një model i ri për formimin e shpejtë të qymyrgurit. Dr. Steven Austin mbrojti tezën e tij të doktoraturës në Universitetin shtetëror të Pensilvanisë për një model të ri të formimit të qymyrgurit të bazuar në studimin e tij të një fushe qymyrguri në Kentucky. Ndërsa gjeologët përdorin një model torfe moçali për të shpjeguar formimin e qymyrgurit për më shumë se 100 vjet, Austin argumentoi se ky shpjegim nuk përshtatet sepse qymyrguri ndërthuret në mënyrë të ashpër si lëvore dhe nuk ndërthuret imët si torfë moçali. Torfa e moçalit përmban materiale rrënjësh bimësh; qymyrguri jo. Torfa e moçalit qëndron në një shtresë toke; qymyrguri shpesh qëndron në një shtresë shkëmbi. Asnjë torfë moçali nuk është gjetur pjesërisht e formuar në qymyrguri.
Austin zhvilloi me sukses një model rrogozi të lundrueshëm--që një katastrofë ujore kishte zhveshur miliona metra katrorë pylli dhe i kishte bërë lëmsh në formën e rrogozit. Rrogozët lundruan mbi oqean në Kentucky, duke u përplasur me njëri tjetrin dhe duke hedhur lëvoret e tyre në fund të oqeanit. Aktiviteti i mëvonshëm vullkanik mundësoi nxehtësi dhe shtypje, përbërësit përfundimtarë të përdorur në laboratore për të prodhuar qymyrgurin. Rezultati çoi në shtresa të pasura qymyrguri në Kentucky dhe një titull Doktor Shkencash për Austin.
Vetëm 10 muaj më vonë mali St. Helens shpërtheu, duke tharë sasi të mëdha bimësh në liqenin Spirit, që përfshinin miliona trungje në ujë. Dr. Austin i gjeti trungjet në liqen të zhveshur nga lëvoret e tyre. Fundi i liqenit ishte shtruar me deri 1 m lëvore të përziera me bimësi të tjera dhe sediment. Deri sot ky material mbetet si bimësi e zakonshme që po kalbet me ngadalë. Por nëse një katastrofë mundëson sasinë e duhur të nxehtësisë dhe presionit, materiali shpejt do të shndërrohet në qymyrguri. Kërkimi i Dr. Austin tregon se ideja e formimit të qymyrgurit që kërkon miliona vjet, është shumë e dyshueshme.
|
|