Creation Science Information & Links!
Mesazhi i krishterë i Ungjillit
The Christian Gospel Message - in Albanian

   "Siç është shkruar: «Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një»."   Romakët 3:10

   "Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë."   Romakët 3:23

   "Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë."   Romakët 6:23

   "Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne."   Romakët 5:8

   "Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme."   Gjoni 3:16

   "Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi."   1 Gjoni 1:9

   "Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim."   Romakët 10:9-10

   "Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij."   Gjoni 1:12

   "Jezusi i tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje."   Gjoni 14:6

   "Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do."   Gjoni 5:21

   "Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush."   Efesianët 2:8-9

   "Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni; Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve."   1 Korintasve 15:1,3-4

   "Rrëfeni fajet njëri tjetrit dhe lutuni për njëri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt."   Jakobi 5:16

   "Shumë të dashur, le ta duam njëri tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia dhe kushdo që do, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë. Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri."   1 Gjoni 4:7-8

   "Ju pra, shumë të dashur, duke i ditur këto gjëra, ruajuni se mos ligështoheni në qëndresën tuaj, të tërhequr nga gabimi i të pabesëve. Por rrituni, në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Atij i qoftë lavdia, tani dhe përjetë. Amen. "   2 Pjetrit 3:17-18


Mesazhi i krishterë i Ungjillit · Shqip; Gjuha Shqipe
http://www.creationism.org/albanian/salvation_sq.htm

Faqja Kryesore:  Albanian
www.creationism.org