NGA:  Creation Research Society   
www.creationresearch.org
Creation Matters  • Vol. 18, No. 6 • Nëntor/Dhjetor 2013, f. 1-3
Këmbana misterioze e gjetur në shtresa qymyrguri
Dave Woetzel,
(Artikull i përmbledhur)

Përmbytja e Zanafillës ishte një ndëshkim i dërguar qëllimisht për të shkatërruar qytetërimin e lig në ditët e Noeut (Zanafilla 6:5–7). Ka shumë të ngjarë që e tërë toka e hershme e banuar (me shumë mundësi ekzistonte vetëm një kontinent në atë kohë) u rishfaq sërish dhe të tëra gjurmët e aktivitetit njerëzor u zhdukën ose u varrosën nën shtresa shkëmbinjsh sedimentarë. Prandaj, nuk duhet të duket e çuditshme që nuk gjejmë gati asnjë gjurmë qytetërimi të patriarkëve që jetonin gjatë të përmendur tek Zanafilla.

Në këtë artikull të titulluar Where are All the Human Fossils? (“Ku janë të gjitha fosilet njerëzore?”), Snelling (1991) rivlerësoi ngjarjet e përmbytjes si p.sh. lëvizshmëria njerëzore, fuqia shkatërruese e ujërave të përmbytjes dhe ndërprerja e ndryshueshme. Më pas shkruajti:
Kur i marrim në konsideratë të gjithë këta faktorë, nuk ka gjasa që njerëzit e pranishëm gjatë ardhjes së ujërave të Përmbytjes të kenë përfunduar të fosilizuar. Edhe sikur disa, ndoshta disa mijëra, të ishin ruajtur, kur një numër i tillë i vogël është shpërndarë në volumin e madh të sedimenteve të Përmbytjes, shancet e gjetjes së një personi të tillë në sipërfaqe janë matematikisht shumë, shumë të pakta, dhe jo më të gjendej nga një shkencëtar profesionist, i cili do të mund ta njihte rëndësinë e tij dhe ta dokumentonte si duhej këtë fakt.

Këmbanë aliazhi metalik e zbuluar thellë në një minierë qymyrguri

Ka patur shumë histori premtuese të zbulimit të skeletëve gjigantë, apo objekteve të para Përmbytjes, madje edhe të vetë Arkës. Por përfundimet e këtyre historive kanë qënë zhgënjyese. Prandaj është e rëndësishme t’i kushtosh kujdes dhe objektivitet këtyre pretendimeve. Është e lehtë, edhe për shkencëtarët e mëdhenj, të bëjnë gabime vëzhguese, ose të dalin në përfundime të hershme kur prezantojnë një zbulim dramatik për të përkrahur argumentat e tyre.

Saktësia historike e Fjalës së Perëndisë është shfaqur shumë herë dhe të krishterët nuk kanë nevojë për objekte për të provuar besimin e tyre. Bibla thotë: “Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë” (Romakët 10:17). Megjithatë, është intriguese të hetosh një instrument arkaik, i cili mund të ketë lidhje me botën para Përmbytjes. Ne kërkojmë t’i japim lavdi Perëndisë duke harmonizuar të vërtetat e zbuluara të Zanafillës me kërkimet e duhura shkencore, duke u përpjekur për të kuptuar krijimin e Tij origjinal.

   Newton Anderson dhe këmbana

Një zbulim i tillë, i denjë për studime të mëtejshme është ai i një këmbane, e cila u gjet e ngulitur në një bllok qymyri nga Newton Richard Anderson. Rrethanat rreth kësaj ngjarje dhe hetimet e mëpasshme mbi këtë këmbanë nga organizata të ndryshme përshkruhen më poshtë, të bazuara kryesisht në intervistën time me z. Anderson në 20 janar 2007, dhe në një bisedë telefonike në 19 maj 2013.

   Qymyri i Virxhinias Perëndimore

Në vitet 1940, një fqinj i quajtur Carl Hoylman i solli qymyr familjes Anderson. Ai negocioi me pronarët e tokës për të nxjerrë qymyrin, gërmoi, e gjeti dhe e shiti atë. Qymyri bituminoz i gjetur në rajonin Upshur të Virxhinias Perëndimore u datua si i periudhës së pestë Paleozoike dhe Epokës Pensilvaniane, që supozohet të ketë zgjatur rreth 323 deri 298 milionë vjet më parë (Anonim, 1997). Sigurisht, që një zbulim i tillë i këmbanës do të paraqiste një problem serioz për shkallën kohore evolucioniste. Si është e mundur që një këmbanë bronzi të gjendej në qymyr, i cili ishte formuar përpara se edhe dinosaurët të evoluonin?

   Analizimi i këmbanës

Gjatë viteve 1963–1964, një person i quajtur Boris Bilas e çoi këmbanën në departamentin e gjeologjisë të Universitetit të Delaware në Wilmington, ku u studiua dhe më pas e kthyhen përsëri mbrapsht. Atje u konfirmua që këmbana ishte e bërë me dorë. Ndërkohë, Anderson u zhvendos në Florida dhe u bë mësues kimie. Në 1973 ai ndoqi një prezantim nga Dr. John Morris, nga Institute for Creation Research (Instituti për Kërkimet mbi Krijimin) dhe ia tregoi këmbanën Dr. Morris. Ai e analizoi objektin në laboratorin e Universitetit të Oklahomës. Më tej, ai shkroi (Morris, 2010), “Analiza e aktivizimit bërthamor e përcaktoi këmbanën si të bërë kryesisht prej bronzi me pak përzierje të veçantë shtesë prej zinku. Një shqyrtim i imtësishëm nuk tregoi asnjë lloj gjurme përmbajtjeje qymyrguri.”

Fakti se gjurmët metalurgjike të këmbanës janë jo të zakonshme nuk duhet të na surprizojë, duke qënë se, në të vërtetë, këmbana i përket periudhës para Përmbytjes. Nuk duhet të pritet domosdoshmërisht që të përputhet me ndonjë përzierje të njohur punimesh metalesh pas Përmbytjes. Gjuhëza brenda këmbanës përbëhet prej hekuri dhe ende edhe sot tingëllon shumë bukur. Zanafilla 4:22 thotë që Tubal-kaini ishte “krijuesi i çfarëdo lloji veglash prej bronzi dhe hekuri…” Këto ishin dy prej metaleve me të cilat punonin mjeshtrat në periudhën e para Përmbytjes.

   Figura në majë të këmbanës

Anderson shpenzoi shumë kohë duke kërkuar mbi figurën që i ngjante një demoni, të vendosur në majë të këmbanës (Figura 2), duke u dërguar kërkimet e tij shumë universiteteve. Ai zbuloi ngjashmëri me Pazuzu, demonin nga Babilonia që kishte lidhje me Erën Jugperëndimore, si dhe me perëndinë Hindu të quajtur Garuda. Si demoni babilonian ashtu edhe figura e vogël mbi këmbanë kanë një bri të veçantë mbi kokat e tyre (pjesërisht i thyer te figura mbi këmbanë). Fytyrat e tyre të vogla ngjasojnë shumë. Garuda (një perëndi me sqep që fluturon) shpesh vendosej në majë të këmbanave, njësoj si perëndesha egjiptiane me krahë Isis.

   Zbulimi i minierës

Është e rëndësishme të theksojmë këtu që gjatë viteve 1940 kishte dy lloj proçedurash për nxjerrjen e qymyrit, përmes minierave në sipërfaqe dhe atyre nën sipërfaqe. Nëse shtresa e qymyrit ishte afër sipërfaqes (kryesisht një topografi e sheshtë), dheu dhe shkëmbinjtë mbi të mund të hiqeshin dhe të merrej qymyri më pas. Nëse shtresa shkonte brenda një kodre ose mali, atëherë gërmohej një tunel nën tokë për të ndjekur shtresën e qymyrit dhe për ta nxjerrë atë jashtë më pas.

Nëse qymyri do të kishte dalë në sipërfaqe do të ishte lehtësisht më e arsyeshme që këmbana mund të kishte rënë në një shtresë të ekspozuar qymyri.

Por realiteti është se miniera ishte shumë thellë nën tokë, duke bërë teorinë e kritikëve një kombinim real midis gënjeshtrës dhe pamundshmërisë! Si është e mundur që një objekt t’i përkasë një shtrese nëntokësore qymyri, të “amballazhohej” në një shtresë gjysëm të lëngshme që do të bëhej më pas pjesë e një blloku të madh solid qymyri të zi?

Veglat e bronzit mund të mbijetojnë shumë kollaj gjatë 4,000 viteve, nga Përmbytja deri ditët e sotme. Akoma më tepër, dikush mund të spekulojë që kur qytetërimit i erdhi fundi gjatë Përmbytjes, një nga këmbanat e bëra para Përmbytjes u mbulua nga një masë pluskuese mbeturinash bimore, që më vonë do të shndërrohej në qymyrin e gjetur në Virxhinian Perëndimore, dhe në fund do të përfundonte, mijëra vite më vonë, në koshin e qymyrit të Newton Anderson.

   Përfundim

Nuk ka dyshime që skenari më i mundshëm për një objekt të para Përmbytjes do të ishte të kishim prova të dokumentuara në vend nga një shkencëtar profesionist. Duke mos i patur këto, “këmbana misterioze e gjetur në shtresa qymyrguri” është ndoshta prova më e mirë që kemi për një objekt të para Përmbytjes. Historia prapa kësaj gjetjeje ka lidhje me personin që e gjeti, Newton Anderson, i cili është një dëshmitar i besueshëm. Mjeshtëria dhe autenticiteti i këmbanës janë shqyrtuar tashmë. Të mospasurit dyshime mbi vendodhjen e mundshme të minierës del mbi pretendimet e kritikëve që objekti është i një origjine të mëvonshme.

Nga këndvështrimi i një shkencëtari mbi krijimin, sigurisht që duket e arsyeshme që këmbana mund të jetë puna e një mjeshtri të para Përmbytjes, si Tubal-kaini për shembull (Zanafilla 4:22). Sigurisht, jo vendimtare, ka më shumë kuptim kjo, sesa besimi në zinxhirin tmerrësisht të pamundur të ngjarjeve të shprehura nga kritikët. Është e qartë që këmbana e vendosur në shtresën qymyrmbajtëse do të jetë një sfidë serioze në afatin kohor të evolucionit.


    Referenca

Anonymous. 1997. Geological Map of West Virginia. West Virginia Geological and Economic Survey, faqe 1.

Fulmer, L.S. 2007. Report on polygraph examination. GenesisPark.com. Marrë në 16 tetor 2013, nga www.genesispark.com/wp-content/uploads/2011/10/bell_polygraph.jpg

Hudson, G. 2010. The mystery of the bell found in coal. Gordon’s Blog. Marrë në 15 tetor 2013, nga www.ecalpemos.org/2010/07/mystery-of-bell-found-in-coal.html

Lotz, C.W. 1970. Probable Original Minable Extent of the Coal Seams of the Redstone Coal. West Virginia Geological and Economic Survey. (USGS National Geologic Map Database, Product Description Page) Marrë në 20 maj 2013, nga http://ngmdb.usgs.gov/Prodesc/proddesc_42193.htm

Morris, J. 2008. The Young Earth: The Real History of the Earth—Past , Present, and Future. Master Books, Green Forest, AR, p. 75.

Morris, J. 2010. An amazing anomalous fossil. Acts & Facts 39(2):16.

Sharbaugh, N. 1997 Ammunition for Piercing the Armor of the Philosophy of Evolution. Norm Sharbaugh Ministries, Brownsburg, IN, p. 190.

Snelling, A.A. 1991. Where are all the human fossils? Creation Ex Nihilo Technical Journal 14(1):28–33.
 

"Këmbana misterioze e gjetur në shtresa qymyrguri"  (version i shkurtuar)
(Titulli origjinal i botuar në "Creation Matters" : Update on The Mysterious Bell Found in Coal 
Përditësim mbi këmbanën misterioze të gjetur në qymyr)

<http://www.creationism.org/albanian/CrsCmBellFoundInCoal_sq.htm>

Faqja Kryesore:  Albanian
www.creationism.org